Hülya Avşar
| Hülya Avşar | |
![]() |
|
| Ditëlindja: | 10 tetor 1963 |
|---|---|
| Vendlindja: | Balıkesir, Turqi |
Hülya Avşar (sqt. Hylia Avzar) lindi më 10 tetor të vitit 1963 në Balıkesir, është një aktore dhe këngëtare e famshëm turke.
[redakto] Karriera
Ajo u diplomua nga Ankara Cumhuriyet Lisesi dhe filloi të notojë profesionalisht për DSI. Në 1982, ajo dhe familja e saj u zhvendosen në Stamboll. Avşar mori pjesë në një miss-zgjedhje e organizuar nga revista Bulvar ku ajo u zgjodh si më e bukura. Më vonë, kurora e saj iu mor kur organizata e zbuloi që ajo ishte ndarë prej një martese të shkurtër. Në 1983, ajo debutoi në aktrim me filmin Haram. Në vitet pasues, ajo aktroi në mbi 70 filma në rolin kryesor. Gjatë kesaj periudhe, ajo fitoi çmimin aktorja më e mire në festivalin e filmit të Moskës. Avsar ka publikuar 7 albume & 1 single deri me sot. Ndër të tjera ajo realizoi dhe nje show me emrin Hülya Avşar Show.
Në 2000, Avsar fitoi çmimin këngëtarja më e mire nga Kral TV.Po ketë vit, ajo shkruajti për gazetën Günaydın si kolumniste. Avsar është per momentin botuese e Hülya (një revistë mujore). Ajo luan tenis në bazën profosionale dhe mban një kampionat në turneun e tenisit TED 2001.
Hülya Avşar ka qenë e martuar me Kaya Çilingiroğlu, por ajo u nda 2005. Ajo ka një vajzë me emrin Zehra me ish bashkesortin e saj , Kaya Çilingiroğlu.

