Haemophilus

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Haemophilus influenzae
Haemophilus influenzae Hemoc-1-.jpg
Klasifikimi shkencor
Mbretëria: Bacteria
Filumi: Proteobacteria
Klasa: Gamma Proteobacteria
Rendi: Pasteurellales
Familja: Pasteurellaceae
Gjinia: Haemophilus
Winslow et al. 1917
Species

H. aegyptius
H. aphrophilus
H. avium
H. ducreyi
H. felis
H. haemolyticus
H. influenzae
H. paracuniculus
H. parahaemolyticus
H. pittmaniae
H. somnus
etj.

Tri gjinitë më të rëndësishme të familjes Pasteurellaceae janë haemophilus, actinobacillus, dhe pasteurella. Pjesëtarët e kësaj familje janë bacile gram-negative, jo sporo formuese ( 0.2 deri 0.3 me 1 deri 2 mikrometra), jo motile (të palëvizshme), dhe aerobike ose facultative anaerobe. Shumica kanë nevoja speciale të rritjes, duke kërkuar mjedis të veqant (të pasur) për izolim. Pjesëtarët e gjinisë haemophilus janë patogjenet më të rëndësishëm dhe më të zakonshmet gjatë izolimit..[1]

Haemophilus[redakto | redakto tekstin burimor]

Hemofilet janë bacile gram-negative të vogla, ndonjëhere pleomorfike (pleomorfia është paraqitja e dy ose më shumë formave strukturale gjatë një cikli qelizor), të pranishme në membranat mukozale të njeriut. Haemophilus influenzae është specia më e zakonshme e shoqëruar gjatë sëmundjeve, me infeksione më së shumti të raportuara tek pacientët pediatrik, sidomos para shfaqjes së vaksinës te H. influenzae tipit B (HIB). H. aegyptius është një shkaktar shumë I rëndësishëm I konjuktivitit akut dhe purulent. Nga pikëpamja taksonomike H. aegyptius I takon species H. influenzae por është ndar nga kjo e fundit nga arsye tradicionale. Biogrupi I H.influenzae I quajtu aegyptius ëhstë nga pikëpamja fenotipore e lidhur me H. aegyptius por taksonomikisht është I veqant. Ky biogrup është agjenti etiologjik i sëmundjes fulminante pediatrike ethet purpurike braziliane.[2] Edhe pse shumë më rrallë e izoluar, H. Ducreyi është mirë i njohur si agjenti etiologjik i sëmundjes seksualisht të transmetueshme kankre e butë ose kankroid. Duhet të potencohet që, bazuar në analizat gjenetike, H. ducreyi është një pjesëtar i familjes Pasteurellaceae por nuk i takon gjinisë Haemophilus. Pasi që nuk është riklasifikuar në një gjini tjeter H. ducreyi do të diskutohet në këtë kapitull. Haemophilus aphrophilus është një shkaktar jo i zakonshëm por i rëndësishëm i endokarditit. Pjesëtarët e tjerë të gjinisë janë zakonisht të izoluara në mostrat klinike (p.sh. Haemophilus parainfluenzae është specia më e zakonshme në gojë) por janë shumë rrallë patogjenike, duke qenë të përgjegjshme për infeksione opurtune.

Fiziologjia dhe Struktura[redakto | redakto tekstin burimor]

Shumica e specieve të Haemophilus kërkojnë një mjedis shtesë me faktorët vijues të stimulimit të rritjes: (1) hemin (quhet edhe faktori X si një faktor i panjohur), (2) nikotin amid dinukleotidi (NAD; quhet edhe faktori V për vitaminë), ose (3) të dyjat. Edhe pse të dy faktorët janë të pranishme në mjedise të pasura me gjak, agari me gjak të dhenëve duhet të ngrohet me kujdes që ti shkatërroj inhibitoret e faktorit V. Për këtë arsye, agari me gjak të ngrohur (agar-çokollata) shfrytëzohet për izolimin in vitro të Haemophilus. Struktura e murit qelizor e Haemophilus është tipike e bacileve gram-negative të tjera. Në murin qelizor është e pranishme lipopolisakaridi me aktivitetin e endotoksinës, dhe janë gjetur edhe proteina shtam-specifike dhe ose tipo-specifike në membranën e jashtme. Analizat në proteinat shtam-specifike kanë vlerën e tyre në hetimet epidemiologjike. Sipërfaqja e shumë, por jo të gjithave, shtameve të H. Influenzae është e mbuluar me një kapsulë polisakaridike, dhe gjashtë serotipe antigjenike (a deri te f)qe janë zbuluar. Para prezantimit të vaksinës HIB, H. Influenze serotipi b ishte përgjegjëse për më shumë se 95% të të gjitha infeksioneve invazive të Haemophilus. Ndërsa pas prezantimit të kësaj vaksine, shumica e sëmundjeve nga ky serotip janë zhdukur. Tani, serotipet c dhe f të Haemophilus influenzae me ato jokapsulare janë shkaktar të shumicës së sëmundjeve nga H. Influenzae. Si shtesë për diferencimin serologjik të H. Influenzae, specia është e nëndarë në tetë biotipe ( I deri VIII ) të përcaktuara nga tri reaksione biokimike: prodhimit të indolit, aktivitetit të ureazës, dhe aktivitetit të ornitinë dekarboksilazës. Ndarja e këtyre biotipeve është e nevojshme për qëllime epidemiologjike. Në fund H. Influenzae, është ndarë në biogrupe, të cilat janë të nevojshme për qëllime klinike. Biogrupi aegypticus i H. influenzae është i rëndësishëm sepse shkakton ethet purpurike braziliane. Edhe pse biogrupi aegyptius dhe biotipi III kanë profile të ngjashme biokimike, ato mund të dallohen në bazë të (1) natyres së sëmundjeve klinike, (2) vetit e tyre të rritjes in vitro, dhe (3) natyrës së proteinave në membranën e jashtme. Si përmbledhje, H. influenzae është nëndarë si në vijim: (1) serotipet a deri të f ( të përcaktuara nga prania antigjeneve kapsulare: tipi b më i rëndësishmi); (2) biotipet I deri të VIII ( të përcaktuara nga vetite e tyre biokimike ); dhe (3) biogrupet ( biogrupi aegypticus është më i rëndësishmi nga aspekti klinik ).[3]

Patogjeneza dhe Imuniteti[redakto | redakto tekstin burimor]

Speciet e Haemophilus, pjesërisht H. parainfluenzae dhe H. influenzae jo kapsulare, kolonizojnë traktin e sipërm respirator pothuaj në të gjithë njerëzit gjatë muajve të parë të jetës. Këta organizma mund të shpërndahen lokalisht dhe mund të shkaktojnë sëmundje në vesh (otitis media), sinuse (sinusititn), dhe traktin e poshtëm respirator (bronkitin, pneumonia). Përhapja e sëmundjeve megjithatë është realtivisht e rrallë dhe e pazakonshme. Në kontrast, H. influenzae të kapsuluara ( pjesërisht serotipi b [biotipi I] ) është shumë i pazakont në traktin e sipërm respirator ose është i pranishëm vetëm në numër shumë të vogël, por është një shkaktar i rëndomt i sëmundjeve në fëmijët e pavaksinuar (p.sh. meningjiti, epiglotitisi [laringiti obstruktive], cellulitis). Kolonizimi i orofaringut nga H. influenzae mundësohet nga pili dhe ad’hesionues të tjerë. Komponentët e murit qelizor të bakterieve ( si p.sh. lipopolisakaridet dhe një glikopeptid me peshë të vogël molekulare ) e dëmtojnë funksionin ciliar të qelizave, duke quar në dëmtimin e epitelit respirator. Bakteret pastaj mund të kalojnë përgjat qelizave epiteliale dhe endoteliale dhe mund të hyjnë në gjak. Faktori madhor i virulencës së H. influenzae tipi b është kapsula polisakaridike antifagocitare e cila përmban ribozë, ribitol, dhe fosfatë (zakonishtë të njohur si poliribitol fosfat [PRP]). Antitrupat e drejtuar kundër kapsulës e stimulojnë në mënyrë të ndjeshme fagocitozën bakteriale. Këta antitrupa zhvillohen si rezultat i natyrës së infeksionit, vaksinimit me PRP të pastruar, ose kalimit pasiv të antitrupave amënor. Ashpërsia e sëmundjes sistemike është e lidhur në mënyrë të zhdrejt me pastrimin e gjakut nga bakteret. Rreziku nga meningjiti dhe epiglotitisi është më i dallueshëm në pacientet pa anti-PRP antitrupa, me mungesë të komplementeve, dhe tek ata të cilët i janë nënshtruar splenktomisë (largimi i shpretkës me ndërhyrje kirurgjike). Lipidi A i lipopolisakaridit nxit ose shkakton inflamacionin meningeal tek një model shtazor dhe mund të jetë shkaktare për inicimin e kësaj përgjigje tek njeriu. Imunoglobulina (Ig)A1 proteazë prodhohen nga H. influenzae (si shtamet e kapsuluara ashtu edhe ato te pakapsuluara) dhe mund ta lehtësojnë kolonizimin e organizmit në sipërfaqet mukozale duke ndërhyrë në imunitetin humoral..[4]

Epidemiologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Speciet e Haemophilus janë të pranishme në përafërsisht të gjithë individet, kryesisht duke kolonizuar membranat mukozale të traktit respirator. H. parainfluenzae përbën 10% të florës bakteriale të pështymës, dhe Haemophilus aphrophilus, Haemophilus paraphrophilus, dhe Haemophilus segnis paraqiten kryesisht në sipërfaqen e dhëmbëve. Shumica e H. influenzae te izoluara janë jo-kapsulare, me prani të shtameve kapsulare vetëm në numër të vogël dhe mund të vërehen vetëm kur të përdorën metoda kulturore shumë selektive. H. influenzae tipi b është serotipi më i zakonshëm që shkakton sëmundje sistemike; sidoqoftë, është shumë rrallë e izoluar në fëmijët e shëndoshë (një fakt që e thekson virulencën e këtij bakteri). Speciet Haemophilus mund të izolohen gjithashtu në traktin gastrointenstinal dhe genitourinar por në numër relativisht të vogël. Epidemiologjia e sëmundjeve nga Haemophilus ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Para prezantimit të vaksinës H. influenzae tibi b, një vlerë prej 20,000 rasteve të sëmundjeve nga tipi b i H. influenzae paraqiteshin në fëmijët më të ri se 5 vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumica e infeksioneve te H. influenzae tipi b tani shkaktohen tek fëmijët të cilët nuk janë imun (për shkak të vaksinimit jo komplet ose jo te plotë, ose të një përgjigje të dobët ndaj vaksinës) dhe tek të moshuarit me imunitet të zbehtë. Përveç kësaj, sëmundjet invazive nga serotipet e tjera të H. influenzae të kapsuluara dhe nga shtame të pakapsuluara tani janë bërë proporcionalisht më të zakonshme se sa ato nga serotipi b. Mirëpo prap H. influenzae tipi b mbetet patogjeni pediatrik më i rëndësishëm në shumë vende në botë. Vlerësohet që 3 milion raste të sëmundjeve serioze dhe deri në 700,000 fatkeqësi ndodhin në fëmijë gjatë çdo viti mbarë gjithë botën. Epidemiologjia e sëmundjeve të shkaktuara nga shtamet e pa kapsuluara të H. influenzae dhe specieve të tjera të Haemophilus janë më të ndryshme apo më të qarta. Pasi është e zakonshme për njerëzit të kolonizohen nga këto specie, sëmundjet invazive janë relativisht të rralla. Infeksionet e veshëve dhe sinusëve të shkaktuara nga këta organizma janë kryesisht sëmundje pediatrike por mund të shfaqen edhe tek të rriturit. Sëmundjet pulmonare më së shumti i prekun personat më të moshuarë..[5] H. ducreyi është një shkaktar i rëndësishëm i ulçerave gjenitale (kankroidet) në Afrikë dhe Azi por më pak i zakonshëm në Europë dhe Amerikë Veriore.

Semundjet klinike[redakto | redakto tekstin burimor]

Sëmundjet e shkaktuara nga të gjitha llojet e Haemophilles janë të përshruara në vazhdim.

Meningjiti Hamephillus influenze tipi b ishte shkaktari më i zakonshëm i meningjitit pediatrik, por kjo situatë ndryshoj shpejt kur filloj përdorimi i vaksinave. Sëmundja tek pacientët joimun rezulton me përhapjen e baktereve në organizem nga nazofaringu dhe nuk mund te diferencohet klinikisht nga shkaqet e baktereve meningjite deri ku. Paraqitja e parë është 1-3 ditë ne rrugët e sipërme te frymëmarrjes, pas shfaqjes së shenjave dhe simptomave të meningjitit. Vdekshmëria është më e vogel se 10% te pacientët të cilët marrin terapinë me kohë,dhe studimet e kujdesshme kanë dokumetuar një rënie të ultë sëmundjeve serioze neurologjike.

Epiglotitisi Epiglotitisi karakterizohet nga cellulitis dhe nga ënjëtet e një shtrese të hollë te epiglotisit të sipërm. Gjithashtu epiglotitisi është sëmundje pediatrike, dhe rënia kulmore e kësaj sëmundje është gjatë prevaksinimit,ku përfshihen fëmijët e moshës 2-4 vjeq.(kontrast nga meningjiti i cili prekte moshën 3-18 vjeq). Fëmijët me epiglotitis kanë inflamacion te faringut, ethe dhe frymëmarrje të vështirësuar,të cilat kanë një rritje të shpejtë të bllokimit të rrugëve ajrore dhe pasojnë me vdekje. Me ftutjen në përdorim të vaksinave, ka pësuar një rënie drastike të sëmundjeve te fëmijët dhe tepricës relativisht të rrallë të të rriturve.

Celulitis Sikurse meningjiti dhe epiglotitisi është një sëmundje pediatrike që shkatohet nga H.influenze e cila eliminohet me anë të vaksinimit. Kur ajo shfaqet, pacientët kanë ethe,disa karakteristika te cellulitist dhe skuqje të zonës periorbitale.

Artritis Përpara se të përdoret vaksina, forma më e përshtatshme e artritisit te fëmijët e moshës 2 vjeq ishte infeksioni i vetëm i përhapjes së bakteries H.influenze tipi b. Sëmundja shfaqet edhe tek të rriturit, por ajo është jo e përshtatshme në përgjithësi ka efekte dëmtuese imuniteti tek pacientët dhe me bashkim të sëmtimeve të mëparshme.

Otitis,sinusitis dhe dobësim i ulët i traktit respirator Ndemjet jokapsulare te H.influenzae (biotipet I dhe II) janë patogjene opurtune të cilat shkaktojnë infeksione në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. H.influenzae dhe Streptoccocus pneumoniae janë dy shkaktarët akut dhe kronik të otitisit dhe sinusitit. Fillimisht pneumonia është e rralle tek fëmijët dhe tek adoleshentët të cilët kanë funksion normal pulmonar. Këta organizma zakonisht kolonizojnë pacientët të cilët kanë sëmundje kronike pulmonare(duke përfshirë fibrozën cistike), dhe shpesh lidhen me bronhitet e rënda dhe pneumoninë.

Konjuktivitët H.aegyptius që quhet edhe KOCH_ËEES BACILLUS shkakton konjuktivit akut. Organizmat infektues ngjiten në epifermë,zakonisht gjatë muajve të nxehtë të vitit.

Ethet braziliane purpurike Siç e përmendëm biogrupi i H.influenze aegyptius është një agjent etiologjik i etheve braziliane purpurike, sëmundje e rrufeshme pediatrike e karakterizuar me konjuktivit, përcjellur disa ditë me vonë me ethe akute, të vjella dhe dhimbje abdominale..[6]

Diagnozat laboratorike[redakto | redakto tekstin burimor]

Grumbullimi dhe transporti i mostrave. Është e nevojshme të merret lëngu cerebrospinal dhe gjaku për diagnostifikimin e meningjitit nga Haemophilus, sepse aty ka përafërsisht 10 në të 7 për ml në lëngun cerebrospinal në pacientët me meningjit. Gjaku i kolonizuar mund të jetë i nevojshëm për diagnozifikimin e epiglotitisit, cellulitis, artritis apo pneumoninë. Këto koloni janë më pak të nevojshme për diagnozifikimin e sëmundjeve të traktit respirator të sipërm(psh. Sinusitin, otitisin). Pacientëve nuk duhet tu merret mostra nga pjesa e poshtme e faringut tek pacientet e dyshuar me epiglotitis, sepse kjo procedurë stimulon të kolliturit dhe bllokon rrugët e frymëmarrjes. Mostra për detektimin e H.ducreyi merret strisho e një pjese të ulqerës. Kolonitë e qelbit të marrur nga zmadhimi i një gunge të limfës është më pak e përshtatshme se kolonitë e ulqerës..[5]

Kolonitë[redakto | redakto tekstin burimor]

Është relativisht lehtë për izolim të H.influenzae nga mostrat klinike. Agar qokollata dhe Levinthal agar përdoren më së shumti në laboratore. Nëse agar qokollata tejnxehet gjatë preparateve, faktori V shkatërrohet, dhe llojet Haemophillus kërkojnë këtë faktor të rritjes (psh H.influenze, H.aegyptius, H.parainfluenze) nuk do të rriten; kështu secili preparat duhet të testohet para se të përdoret. Bakteria duket përafërsisht 1-2mm, e butë, koloni të padepërtueshme(errëta) pas 24 orëve të inkubimit. Rritja e tyre mund të shihet edhe përreth kolonive të Staphylococcus aureus në agar gjak(satellite phenomenon). Stafilokoket kërkojnë faktorët e rritjes nga liza e eritrociteve në mes dhe lirimin brendaqelizor të hemit(faktori X)dhe sekretimin e NAD(faktori V). Kolonitë e H.influenze në këto koloni janë shumë më të vogla se ato që kultivohen në agar qokollatë, sepse frenuesit e faktorit V që janë prezent në gjak nuk janë të aktivizuar. Izolimi i H.influenze shpesh rritet në inkubimet kolonitë anaerobe sepse në këto kushte organizmat nuk kërkojnë faktorin X për rritje. H.aegyptius dhe H.ducreyi janë të stërholluar dhe kërkojnë kushte speciale të rritjes. H.aegyptius rritet shumë mirë në agar qokollatë me 1% IsoVitaleX, me CO2 per 2-4 orë. Kolonitë e H.ducreyi janë relativisht të pandjeshëm,por është relacion i mirë në agarin gonococcal të përbërë me 1%-2% hemoglobin, 5% serum embrional të gjedheve, IsoViteleX dhe vankomicin (3mikro gram/ml). Kolonitë inkubohen ne 33gradë në 5%-10% CO2 për 7ditë..[5]

Zbulimi antigjenik dhe identifikimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Zubilimi imunologjik të antigjenit të H.influenze, posaqërisht antigjeni kapsular i PRP(poliribitol fosfatit), është rrugë e shpejtë dhe senzitive me diagnostifiku sëmundjet me H.influenzae tipi b. PRP mund të detektohet me aglutinim,në të cilin ka më pak se 1nano gram/ml PRP në mostrën klinike. Në këtë test, lëngu qumështor antitrupit të mbuluar janë të ndryshme në motra klinike; aglutinimi ndodh nëse PRP është prezent. Antigjenet mund të detektohen në lëngun cerebrospinal dhe në urinë. Ky test ka përdorime të limituara sepse mund të detektohet vetëm H.nfluenze tipi b. Tjerat serotipe kapsulare dhe jokapsulare nuk japin reaksione pozitive. H.influenzae identifikohet nga demonstrimet e nevojshme të faktorëve X dhe V dhe substanca biokimike. Nëngrupet e H.influenzae mund të kryhen me biotipet, dhe duke u bazuar në karakteristikat e proteinave të membranës.[7]

Trajtimi, mjekimi dhe parandalimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Pacientët e infektuar me H.influenzae kërkojnë terapi antimkrobiale,sepse vdekshmëria tek pacientët pa tretmane të meningjitit apo epiglotitisit ishte 100%. Infeksionet serioze trajtohet me spektër të gjërë të cefalosporinave. Disa infeksione të rënda sikurse sinusitisi dhe otitis trajtohen me ampicilin (30% janë rezistent), cefalosporinat aktive, azitromicin apo florkinolone. Shumë izolime të H.ducreyi janë të ndjeshme në eritromicinë, për tretman rekomandohen ilaqet. Trajtimi i parë për parandalimin e sëmundjes së shkaktuar nga H.influenzae tipi b është imuniteti aktiv me pastrim kapsular te PRP . përdorimi i vaksinave ka reduktuar shumë numrin e incidenteve me H.influenzae tipi b dhe kolonizimet. Antibiotikët kemoprophylaxis është përdorur për eleminim të H.influenzae tipi b tek fëmijët e rrezikuar. Rifampin prophylaxis ka mundur të përdoret për këtë kuadër..[8]

Shiqo edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Holt JG (editor): Bergey's Manual of Determinative Bacteriology, 9th, Williams & Wilkins 1994, ISBN 0-683-00603-7
  2. ^ Kuhnert P; Christensen H (editors).: Pasteurellaceae: Biology, Genomics and Molecular Aspects. Caister Academic Press 2008, ISBN 978-1-904455-34-9
  3. ^ Musher DM: Haemophilus Species. In: Baron's Medical Microbiology (Barron S et al, eds.), 4th, Univ of Texas Medical Branch 1996, (via NCBI Bookshelf) ISBN 0-9631172-1-1
  4. ^ Ryan KJ; Ray CG (editors): Sherris Medical Microbiology, 4th, McGraw Hill 2004, ISBN 0-8385-8529-9
  5. ^ a b c Kennedy WA, Chang SJ, Purdy K, LE T, Kilgore PE, Kim JS et al (2007). "Incidence of bacterial meningitis in Asia using enhanced CSF testing: polymerase chain reaction, latex agglutination and culture". Epidemiol Infect 135: 1217–26. doi:10.1017/S0950268806007734. PMID 17274856. 
  6. ^ Lysenko E, Ratner A, Nelson A, Weiser J (2005). "The role of innate immune responses in the outcome of interspecies competition for colonization of mucosal surfaces". PLoS Pathog 1 (1): e1. doi:10.1371/journal.ppat.0010001. PMID 16201010. 
  7. ^ John TJ, Cherian T, Steinhoff MC, Simoes EA, John M (1991). "Etiology of acute respiratory infections in children in tropical southern India". Rev Infect Dis 13: Suppl 6:S463–9. PMID 1862277. 
  8. ^ [[w:Generic protocol for population-based surveillance of Haemophilus influenzae type B:|]], World Health Organization, 1997, WHO/VRD/GEN/95.05