Hamit Beqja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hamit Beqja (1929–2011). Historian i arsimit, profesor, akademik, Mësues i Popullit.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi në Shkodër, ku kreu gjimnazin dhe shërbeu po aty si mësues (1947–1949). Studimet e larta për pedagogji e psikologji i kreu në Moskë (1953). Veprimtaria e tij shkencore shtrihet në fushën e pedagogjisë, të psikologjisë, të sociologjisë, historisë së arsimit e të kulturës.

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Autor i një vargu librash e i shumë artikujve studimorë; bashkautor i teksteve të psikologjisë e pedagogjisë për shkollat e mesme e të larta. Ndër veprat kryesore të tij janë:

  • “Mbi karakterin kombëtar të edukatës” (1979),
  • “Rreth edukatës qytetare” (1981),
  • “Si të sillemi, ç’zakone ndjekim?” (1986),
  • “Kë edukojmë, si edukojmë?” (1987),
  • “Rrjedhave të sociologjisë së edukatës dhe kulturës” (1989),
  • “Edukata me syrin e popullit” (1988),
  • “Për rininë e me rininë” (1991),
  • “Edhe engjëlli edhe djalli janë brenda tek i gjalli” (1995),
  • “Dashuria, seksi, studentët e mi” (1999),
  • “Tranzicioni demokratik dhe psikologjia e shqiptarëve të sotëm” (2001),
  • “Galeria dhe plateja” (2002) etj. [1]

Ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Vepra nga Hamit Beqja, Worldcat.org