Hamtramck (Michigan)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Hamtramk
Hamtramck
Qytet
noform
Rruga Joseph Campau në Hamtramk
Vendndodhja
Hamtramk (SHBA)
Hamtramk
Administrimi
Shteti Flamuri SHBA
Shteti federal Michigan
Qarku Wayne
Kryetari i Bashkisë Karen Majewski
Statistika dhe Transporti
Lartësia 192 m (m.n.d.)
Themelimi 1798
Sipërfaqja 5,41 km2
Zona Kohore UTC-5
Verore UTC-4
Kodi Postal 48211–48212
Prefiksi 313
Koordinatat 42° 23′ 52″ Veri

83° 3′ 26″ Perëndim

Demografia
Popullsia (2012) 22.101 banorë
Dendësia 4142,4 banorë/km2
Faqja Zyrtare www.hamtramck.us


Vendodhja e Hamtramkut në Miçigan

Hamtramck është një qytet në qarkun Uejn të shtetit amerikan të Miçiganit. Hamtramck është i rrethuar nga qyteti i Detroitit, përveç të një pjese të vogël të kufirit perëndimor që prek qytetin e rrethuar në mënyrë të ngjashme të Highland Parkut. Hamtramck është emëruar për nder të ushtarakut franko-kanadez Jean François Hamtramck i cili ishte komandanti i parë amerikan i Fort Shelby-it, fortifikim në Detroit.

Hamtramku u banua fillimisht nga fermerë gjermanë, por emigrantët polakë u dyndën në zonë në 1914 kur u hap uzina Dodge Brothers[1]. Polakët përbënin një pjesë të madhe të popullsisë. Hamtramku ndonjëherë ngatërrohet me Poletown, një lagje tradicionale polake, e cila shtrihej kryesisht në qytetin e Detroit dhe përfshinte një pjesë të vogël të Hamtramkut.

Në 30 vitet e fundit, një numër i madh i emigrantëve nga Lindja e Mesme (veçanërisht nga Jemeni) dhe Azia Jugore (sidomos Bangladeshi) janë vendosur në qytet. Sipas Anketës Amerikane të Komunitetit të vitit 2010, popullsia e huaj lindur e qytetit përbënte 41.1% të popullsisë[2], duke e bërë atë qytetin me popullsi më të larmishme në Miçigan.

Në Hamtramk jeton një komunitet shqiptarësh që përbëjnë rreth 3.1% të popullsisë së qytetit. Kjo e bën atë qytetin e dytë me popullsi të madhe shqiptarësh në SHBA pas qytetit FairviewKarolinës së Veriut.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Hamtramku ka një sipërfaqe prej 5.41km2, të gjithë tokë.

Hamtramku është i rrethuar kryesisht nga Detroiti, përveç një kufiri të vogël të përbashkët me qytetin e Highland Park, i cili është gjithashtu i rrethuar nga Detroit. Hamtramku shtrihet rreth 8km nga qendra e Detroitit. Rruga ndërshtetërore I-75 ndodhet afërsisht përgjatë kufirit perëndimor të qytetit dhe ajo I-94 kalon pranë kufirit të saj jugor.

Qeverisja[redakto | redakto tekstin burimor]

Hamtramku qeveriset nga këshilli i qytetit dhe kryetari i bashkisë. Këshilli i qytetit përbëhet nga gjashtë anëtarë ku përfshihet edhe kryetari i bashkisë. Edhe pse është pjesë e këshillit, kryetari i bashkisë zgjidhet veçmas, dhe voton vetëm në rastin kur votat janë të barabarta dhe për rregullat dhe kontratat. Këshilli i qytetit emëron një menaxher qytetit, i cili është shef administrativ i qytetit. Menaxheri i qytetit ka kompetenca dhe përgjegjësi për të emëruar ose larguar të gjithë punonjësit e qytetit dhe drejtorët e drejtorive, të përgatisë buxhetin e qytetit, dhe funksionet e tjera të qytetit.

Shiko dhe këtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet e informacionit[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Faqja zyrtare e qytetit Hamtramck, historia.
  2. ^ Byroja e Regjistrimit të Popullsisë SHBA, Hamtrack, Michigan.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]