Hasan Riza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Hasan Riza Pasha

Vali i qytetit të Shkodres që nga viti 1911, Hasan Riza Pasha e lidhi emrin e tij me qytetin verior shqiptar sidomos gjatë rrethimit dhe qendreses së tij ndaj malazezëve me 1912 - 1913.

Gjeneral i ushtrisë turke, ai kishte lindur me 1871 në Tosja, në vilajetin Kamunu, afër Bagdadit. I ati Namik Pasha ishte Vali i Bagdadit dhe djali pati nje karrierë të shkëlqyer, vëndasit në Tosja dëshmojnë se Namik Pasha nuk ishte me origjinë arabe. Ne vitin 1892 u gradua si nëntoger në Akademinë Ushtarake të Stambollit, ndërsa me 1895 u gradua kapiten në Shkollën turke të Shtatmadhorisë. Me gradën nënkolonel (në çertifikatë shënohet se ishte i aftë të komandonte shtabin e përgjithshëm të Shtatmadhorisë), me 1899 u dërgua në Gjermani ku plotësoi studimet e larta ushtarake. Nga viti 1901 deri me 1911 shërbeu në Irak, ku fitoi edhe gradën Gjeneral, ndërsa me 1911 u emërua në Shkoder. Ai luajti një rol fantastik në mbrojtjen e qytetit nga sulmi malazez dhe në kalimin e Shkodres administrates shqiptare të Qeverisë së Vlorës. Për këtë edhe u vra në një atentat, natën e 30 janarit 1913 duke u kthyer nga shtëpia e Esat Toptanit. Vrasësi i tij sipas të gjitha gjasave ishte Osman Bali dhe T. Kavaja. Është varrosur në xhaminë e Parrucës në Shkodër.[1]

Vrasja[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas takimit midis krereve te qytetit, Imzot Serreqi mori persiper te lajmeroje abatin e Rubikut dhe te sjelle menjehere nje pergjigje nga ai. Pergjigjia ishte parashikuar ne fund te muajit Janar dhe mberriti vertet ne daten 30 te po atij muaji. Ate dite, komandanti i qytetit kishte shkuar per inspektim ne rrethinat e qytetit dhe vetem mbasdite vone u kthye ne shtepi. Vila ku banonte komandanti ishte vetem 150 metra me larg asaj ku ishte vendosur Esat Pashe Toptani dhe midis te dyjave qendronin roje disa vullnetare shqiptare te Shqipërise se Mesme. Hasan Riza Pasha u njoftua se lajmesi kishte mberritur ne shtepine e Esat Pashes dhe se e priste atje. Ai nuk u vonua. I vetem, pa roje dhe pa adjutant u nis per ne shtepine perballe. Duhet te kete ndenjur atje jo shume kohe dhe, rreth ores 18.45, doli per t'u kthyer ne shtepi. Esat Pasha e percolli deri ne deren e jashtme dhe nje sherbetor i tij ecte perpara per t'i ndricuar rrugen me fener. Gjenerali nuk kishte bere as 50 metra, kur tre krisma njera pas tjetres prishen qetesine e nates. Rojet dhe oficeret, qe dolen me vrull nga te dyja shtepite, e gjeten komandantin te shtrire ne rruge dhe te mbytur ne gjak. Hasan Riza Pasha kishte marre tre plumba pushke ne shpine dhe dha shpirt disa ore me vone. Perpara vdekjes, i kerkoi Esat Pashes qe te kujdesej per t'ja derguar familjen pas lufte ne Stamboll, ndersa oficereve te tij, te ngrumbulluar perreth shtratit, iu kerkoi qe te mos e dorezojne qytetin ne asnje menyre. Gjenerali u varros te nesermen ne Xhamine e Parruces, ne prani te popullsise se gjithe Shkodres se rrethuar.

Askush nuk ka ditur te flase me siguri per vrasjen e Komandantit te qytetit, por pothuajse te gjithe kronistet e asaj kohe, ata qe kane shkruajtur kujtime, si dhe historianet e mevonshem bashkohen ne nje pike: vrasja u krye nga Osman Bali, nje njeri i afert i Esat Pashe Toptanit, me urdherin direkt te Esatit. Bashke me Balin, kane qelluar edhe nje kavajas i quajtur Mahmut dhe nje shijakas i quajtur Tofik. Sipas te gjithe shenimeve te mevonshme, vrasja e Hasan Riza Pashes u be, pasi ky i fundit kerkonte te ngrinte flamurin shqiptar dhe se shtabi xhonturk ne qytet nuk ishte dakort per kete. Xhonturqit bashkepunuan me Esat Pashen, ndersa ky i fundit pranoi, i tunduar nga fakti, qe pas vrasjes se Hasan Riza pashes, komanda e qytetit t'i mbetej atij. Sic u pa me vone, Esat Pasha kishte synuar te hynte ne marreveshje me malazezet per hir te interesave te tij. Esat Pasha asnjehere nuk e ka pranuar kete vrasje. Ai akuzoi menjehere pas kesaj nje malesor nga Shoshi, te quajtur Ndoc Deda, i cili, sipas tij, ishte paguar nga malazezet. Kujtimi i Hasan Riza Pashes duket se eshte ruajtur per shume kohe ne qytetin fisnik Verior. Ne nje nga botimet me serioze mbi historine e qytetit, bere nga Hamdi Bushati dhe titulluar, "Shkodra dhe motet", Gjenerali pershkruhet keshtu:

"Shkodra ruan kujtimet me te mira per Hasan Riza Pashen, i cili per fisnikerine, shpirtmadhesine, e dhimbshurine qe tregoi per popullin e vuajtun shkodran, sidomos ne periudhen e luftes, mbetet i paharruem".[2]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]

Lidhje e jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]