Haxhi Rashid Osmani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Haxhi Rashid Osmani duke ju ligjëruar nxënësve

Haxhi Rashid efendi Osmani lindi ne prill te vitit 1913 dhe vdiq ne vitin 1991 ishte mësues, hoxhë, profesor në medrese, të gjitha fusha të drejtpërdrejta të edukimi islam dhe atdhetar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Haxhi Rashid Osmani Punoi rreth shtatë vjet si mësues, duke vazhduar edhe arsimin laik, shkollën normale, si dhe duke vazhduar studimet islame, me të cilat nuk ndahej që nga fëmijëria e parë e gjatë gjithë viteve të arsimit laik e më pas atij fetar. Shumë vite kaloi edhe në sektor administrativ në Bashkësinë Islame, si dhe në medresenë e ultë dhe atë të mesme në Prishtinë.

Në vitet 1964-1968 u emërua drejtor i medresesë e më pas vazhdoi si arsimtar. Atje dha disa lëndë, por me përkushtim të posaçëm zhvilloi lëndën e fikhut (të drejtës islame), të cilën e njihte si rrallë kush në Prishtinë.

Duke qenë një mësimdhënës me formim të mirë fetar, pedagogjik, me intuitë psiko-pedagogjike, ai shquhej për një organizim të mirë të proçesit mësimor, për orët interesante që zhvillonte, për shpjegimin e qartë para nxënësve. Afrimi me nxënësit u bë kurdoherë natyrshëm, sinqerisht, duke iu gjendur të gjithëve e sidomos atyre që kishin ndonjë shqetësim. Ish -nxënësit e tij flasin për plot raste, kur myderrizi i tyre iu gjend pranë si një prind, si njeriu i tyre, prandaj edhe e kujtojnë me respekt, duke u dhënë nxënësve të tij edhe një mësim të madh: atë të qëndrimit të vëmendshëm ndaj njerëzve dhe në gatishmëri deri në sakrificë për t'i ndihmuar ata.

Edhe pas daljes në pension, në vitin 1978, Haxhi Rashid efendiu ishte përherë i mirëpritur dhe i nderuar në qendrën e madhe islame: në medresenë e Prishtinës. Vdiq i nderuar në vitin 1991.