Hazir Haziri (Koka)
| Hazir R. Haziri |
|
| Emri: | Hazir |
| Mbiemri: | Haziri |
| Profesioni: | Bujk- tregtar |
| Ditëlindja: | 1915 |
| Vendlindja: | Kokaj,Gjilan |
| Kombësia: | shqiptar |
Hazir (Ramadan) Haziri (1915-1943) ishte një aktivist dhe patriot i rëndësishëm shqiptar nga Kokaj,Gjilan.
[redakto] Jeta
Hazir Haziri lindi më 1915 në fshatit Kokaj të Gjilanit. Haziri kishte mbetur jetim, pasi babai i tij, Ramadani, ishte torturuar mizorisht nga policia bullgare në vitin 1918, dhe kish vdekur pas plagëve të marra në luftë, si pjesëtar i Lidhjes së Kaçakëve në Malësi të Karadakut. Ajo Malësi asokohe ishte nën pushtimin e Bullgarisë. Haziri me katër vëlëzërit dhe motrën e tij u rritën nga nëna, Dile Memishi(Lafeta).
Prej vitit 1937, për sa ishte duke punuar në Sllipqan Lipkova të Kumanovës si shegert, Haziri u lidh me aktivistin shqiptar Abdullah Preshevën. Më vonë, përmes lidhjeve familjare krijoi kontakte edhe me patriotin Xheladin Kurbaliun, deri sa edhe ai u burgos, dhe vazhdoi veprimtarinë kombëtare me minatorë në minierat e Llojanit e të Shurrdhanit. Haziri (Kokaj) ishte ndër luftëtarët kryesorë të formacionit të Luftës Nacional Çlirimtare në viset Gjilan-Karadak-Preshevë-Kumanovë pas formimit të aradhës së parë shqiptare të komanduar nga Xheladin Kurbalia dhe Avdullah Presheva. Sulmi i parë i armatosur për marrjen e Minierës së Llojanit, e cila ndodhet në mes të Preshevës dhe Kumanovës, ndodhi natën e 28 shtatorit 1942. Aty kishin ardhur edhe luftëtarë të tjerë, të cilët zgjodhën Xheledin Kurbalën për t'u prirë në aksionin e parë për të liruar nga pushtuesit digat e pasura të minierës. Në aksion prinë Xheladin Kurbaliu, komandant, Fadil Hoxha, Komisar Kurtesh Agushi, Sinan Hasani, Riza Selimi, Reshat Xhaferi, etjer.si korier përgjegjës për përcjelljen e arradhes ishte dhe Hazir Koka.
Në mars 1943, Hazir Haziri u vra në pusi, në vendkalimin kufitar bullgaro-italian në vendin e quajtur Suka – Capar. Bashkë me të plagos edhe një bashkëfshatari kushëriri i tij. U varros në Capar dhe, pas vrasjes së tij, në vend të tij u caktuan Ramiz Cërnica dhe Kurtesh Agushi.
[redakto] Referencat
- ^ Dr.Fehmi Rexhepit, historian dhe dokumenteve arkivore të arkivit rajonal të Gjilanit, Shkupit, Kumanovës të arkivuara nga Selim Norça, Kurtesh Agushi, Hoxhë Ibrahim Capari, si dhe të bashkpuntorëve e dëshmitarëve të atyre ngjarjeve të Kardakut 1941-1943, të botuara edhe në librin Flaka (pjesa e IX) nga Autobiografia.
- ^ [[dokumenteve arkivore të arkivit rajonal të Gjilanit, Shkupit, Kumanovës të arkivuara nga Selim Norça, Kurtesh Agushi, Hoxhë Ibrahim Capari, Hasan Dyngjeri, Xhemush Bina, Kurtesh Agushi, si dhe të bashkëpuntorëve dhe dëshmitarëve të atyre ngjarjeve të Karadakut 1941-1943
- .Në misrishtë të Ramjanit në natën e 28 shtatorit, mblidhen si në tog ndër ata që bënin bërthamat e para të atyre motmoteve në frymën e luftës çlirimatre, po prini Babushi e Kadri Halimi, Kurti, Selami, Meta, Çollaku dhe Beci. Xheladin Kurbalia sapo ishte kthyer nga burgu me një përvojë të madhe po i mbledh rreth vetës në shtëpinë e tij të marrë për banim prej se ishte ik si muhaxhirë nga anan tjetër që shtypej më fortë nga dajaku e plumbi i Bugarit dytë. Lufta e mundimshme që bënin nëpër minierat që po grabisin të huajët në mbrojtje të pasurië së e tyre. Ata ishin edhe nga një krah pushke për të forcuar përballjen përmes një rezistence të pamposhtur, duke u ndërlidhur përmes koriereve nëpër të gjitha shtigjet që qonin drejt një udhe që e shihnin dritën dhe të nesërmën e tyre të lirë. Rezultoi me formimin dhe rreshtimin e tyre në aradhën e parë që kishte bërë skeletin e një hierarkie ushtarake komanduese e të ndërlidhur me një front të përbashkët që lidhja mbahej përemes Hazir Hazirit-Kokës, i cili po i përcillte përmes lugut të prroskave dhe Moraveës për të sulmuar Minierën e Llojanit. Nisi në një cepë të Ramajve te Vitia në drithënajat që po vihej në një bazë të fortë përmes një të dërguari Fadil Hoxha nga ana tjetër e Shqipërisë së bashku me Spahiun, Kërpuskën, Gulin, Kaspin, Dejdini dhe Sojevën. Atë natë të vjeshtës së vonë, pastaj arritën edhe luftëtarë të tjerë që zgjodhën Xheledin Kurbalën për t'i prirë në aksionin e parë për të liruar nga pushtuesit digat e pasura të minierës, duke iu baskuar edhe nënprefekti i kazasë Berisha dhe nga anan e Kurtesh Agushit dhe Abdullah Preshevës që përbënte karhun tjetër të një lidhje gjhithandej etnisë.Natën e 28 shtatorit të asaj vjeshtës së hershme kishin arritur edhe luftëtarë të tjerë që zgjodhën Xheledin Kurbalën për t'i prirë në aksionin e parë për të liruar nga pushtuesit digat e pasura të minierës, në të cilin aksion prijnë Xheladin Kurbaliu, komandant, Fadil Hoxha, Komisar Kurtesh Agushi, Sinan Hasani, Riza Selimi, Reshat Xhaferi, etjer.si korier përgjegjës për përcjelljen e arradhes ishte dhe Hazir Kokës' dhe pas vrasjes së tij, caktohet Ramiz Cërnica dhe Kurtesh Agushi
- Hazir Haziri:Sulimi i parë i armatosur për marrjen e Minierës së Llojanit në mes të Preshevës dhe Kumanovës.Natën e 28 shtatorit të asaj vjeshtës së hershme kishin arritur edhe luftëtarë të tjerë që zgjodhën Xheledin Kurbalën për t'i prirë në aksionin e parë për të liruar nga pushtuesit digat e pasura të minierës, në të cilin aksion prijnë Xheladin Kurbaliu, komandant, Fadil Hoxha, Komisar Kurtesh Agushi, Sinan Hasani, Riza Selimi, Reshat Xhaferi, etjer.si dhe Hazir Kokës dhe pas vrasjes së tij, caktohet Ramiz Cërnica dhe Kurtesh Agushi. Kurtesh Agushi jetonte në Shkup, ishte një ish-student i Beogradit, dhe njeri kyq i LNÇ-së në rajonin juglindor të Kosovës, i cili në vitin 1936 kishte marrë pjesë në demostratat e studentëve dhe të komunistëve të Beogradit për të kërkuar armë që të shkonte e të luftonte në Spanjë, dhe kryetar komune në Kamenicë(Dardanë).


