Hector Berlioz

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hector Berlioz

Hektor Berlioz ishte kompozitor, shkrimtar dhe kritik françez. Ai lindi më 11 dhjetor 1803 në Brekun SeN-Ondré në Isère. Pas përfundimit të shkollës së mesme, familja e dërgoi në Paris për të studiuar mjekësi. Që në atë kohë kishte dëshirë për tu marrë me muzikë, megjithëse njohuritë e tij në këtë fushë linin shumë për të dëshiruar. Jeta në Paris, kryeqytet I zhvilluar në shumë lëmi, bëri që ai të pendohej për degën që kishte zgjdhur për ta studiuar, pasiqë ai filloi të ndjekë veprimtari muzikore, shkonte tek Opera e qytetit. Në shumë takime me prindërit (Louis Berlioz, fizikan, agnositkë dhe Marie-Antoinette, katolike romane) kërkonte gjithnjë lejen për të braktisur mjekësinë në mënyrë që ti kushtohej muzikës me kohë të plotë. Në vitin 1925 babai e kërcënon me heqjen e parave nëse ai vazhdonte të linte pas dore mjekësinë për të shkuar në klube me muzikë. Kjo kërkesë e të atit bëri që Berlioz të rrëmbente fshehurazi familjes, bankat e fakultetit të mjekësisë me ato të konservatorit për tu marrë me muzikë. Kur babai e morri vesh vendimin e tij, Hektorit ai I’a ndërpreu përgjithnjë dërgesat e parave. Gjendja e vështirë ekonomike e detyroi të fillonte punën si korist ne gjimnazin për dramë, por në të njëjtën kohë vazhdonte studimin që përveç shkollës vazhdonte në bibliotekën e konservatorit ku Berlioz përpiqej të mësonte të fshehtat e artit të të kompozuarit.

Në 1927 situata financiare ishte bërë e mjerueshme, por karakteri i fortë dhe pasioni i madh për muzikën bënë që Hektor të mos bënte asnjë hap prapa, përfshirë këtu ti kërkonte babait ndihmë financiare duke qenë se rezultatet në konservator ishin të admirueshme. Ndërkohë vazhdonte të ndiqte kursin e kompozimit me Reicha, por format e detyruara të artit që mësonte ky profesor nuk i pëlqenin për shkak se nuk arrinte ti kuptonte deri në fund dhe e bënin që të ndihej i shtypur. Në këtë periudhe vendos të largohet nga shkolla dhe të mësojë nga i vetmi profesor i besueshëm, përvoja vetjake.

I gjendur i vetëm filloi të bënte kompozimet e para, një ndër të cilat ishte mesha që fillimisht u interpretua nga orkestra e kishës së San Rocco e më pas nga ajo e Sant'Eustakio-s. Të dyja këto formacione muzikore e patën tepër të lehtë ta interpretonin ndërsa publiku nuk hasi vështirësi për ta kuptuar. I bindur nga realiteti i aventurës së tij muzikore, Berlioz nuk lejoi që ti rritej mendja prej vlerësimeve që morri krijimi i tij dhe filloi të merrej me kompozime me akoma më shumë dëshirë se sa kishte bërë deri në atë kohë. Hektori ishte i mendimit që muzika duhej të kishte një temë dhe për të qenë sa më i qartë duhej që një interpretim të përfshinte çdo lloj mjeti muzikorë, që nga zëri i këngëtarit deri tek instrumenti më i pazakontë, gjithçka në emër të një muzike sa të bukur edhe të thjeshtë. Njohësit e mirë të veprës së Berlioz e dinë që ky projekt është mëse i realizuar.

Uverturat Ëaverley Les Francs-Juges dhe Simfonia Fantastike ishin krijimet e tij të para që kishin si temë fragmente nga jeta e autorit. Dy të parat u interpretuan në sallën e vjetër të Ëaux-Hall, ndërsa më 26 maj 1828, ishte vet Berlioz që morri përsipër të interpretonte në sallën e konservatorit. Po atë datë ai realizoi një dëshirë që e kishte prej kohësh, interpretonte vet meshën e parë të kompozuar prej tij. Në këtë periudhë e kuptoi që ishte bërë një artist i afirmuar por e dinte mjaft mirë që për tu bërë pjesë e historisë së muzikës klasike duhej akoma më shumë punë dhe kompozime cilësore.

Në 1828, filloi të shkruante në gazetën ”Le Correspondant”, ku publikoi disa artikuj mbi simfonitë e Beethoven, të cilën artistët e kryeqytetit francez sapo kishin filluar ta njihnin. Më 1 nëntor të 1829, organizoi një shfaqje që përmblidhte veprat e tij më të mira që kishte realizuar deri në atë kohë. Kësaj shfaqje i shtoi vetëm një kompozim të ri, bëhej fjalë për Konser de Zilf. Ndërkohë, Berlioz kishte filluar sërish Shkollën Mbretërore të Muzikës, ku ndiqte me mjaft interes leksionet e Leser, një profesor i njohur për idetë e tij liberale në kompozim që në këtë rast shërbenin si mbrojte për ata që kritikonin muzikën e lirë të Berlioz. Një nga pedagogët e Hektor në shkollën e muzikës ishte dhe Kerubini i cili nuk e shihte me sy të mirë mënyrën e kompozimit të këtij djaloshi 25 vjeçar por ama kishte një admirim të jashtëzakonshëm për të. Në 1830 morri çmimin e parë për kompozimin e kantatës “Sardanapalo”, vlerësim që bëri të mundur vajtjen e Berlioz në Itali, një vend të cilin kompozitori e admironte për traditën muzikore.

Në 1932 u kthye në Paris me një uvertur të Mbretit Lir, pasi kishte kaluar 18 muaj në Romë dhe Napoli. Me shumë ide në kokë, Berlioz vetëcilësohej si reformator i artit dhe zhvilloi luftën e tij me mjete që i ofronte shtypi ose më saktë gazeta si “Revue Evropeen” apo Courrier de l'Evrope, deri sa Gazeta Muzikore e Parisit, e themeluar në 1834, bëri një komplot ndaj artikujve të tij në mënyrë që ta censuronte sa më shumë. Po në 1834 kompozoi simfoninë “Aroldo In Italia” dhe meshën funebre për gjeneralin Damrémont e cila do të interpretohej në kishën e “Hotel dezInvalid” më 5 dhjetor 1837. Në 1935, redaksia e “ZHurnal de débA” u bë mbrojtësja e tij dhe i dha hapësirë në faqet e saj.

I vetmi dështim i Berlioz, ishte “Benvenuto Cellini”, dramë me dy akte që u prezantua më 3 shtator të 1838. Po atë vit 1938 përfundoi kompozimin e “Romeo dhe Zhulieta” po kjo pjesë u interpretua për herë të parë më 24 nëntor të 1839 në sheshin e Bastijes. Pas shumë koncertesh në koncert, Berlioz vendosi të bënte një udhëtim të gjatë nëpër Evropë në mënyrë që muzika e tij të dilte nga rrethi i ngushtë i përbërë nga miqtë e ngushtë dhe admiratorët e zakonshëm dhe pse jo të fitonte pak popullaritet jashtë kufijve të vendit të tij. Disa nga etapat e udhëtimeve të tij nëpër Evropë ishin në : Bruksel, Berlin, Hamburg, Lajpcig, Ëeimar dhe Shtutgart. Në 1845 vizitoi Vjenën, Hungarinë, dhe Pragën. Në 1847 koncertet e tij vazhdojnë në Rusi me qëndrime disa javore në Riga, Shën Petersburg dhe Moskë.

Me tu kthyer në Paris vuri re se popullariteti i tij ishte rritur dhe morri një ofertë nga Londra për të drejtuar orkestrën e Dury-Lane gjatë gjithë vitit 1848.

Karriera e tij vazhdoi me koncerte në shtete të ndryshme dhe me shfaqje në kryeqytetin francez deri ditën që ai u nda nga jeta, më saktë më 8 mars 1869 në Paris.

Viti 2003 (i njohur si "viti Berlioz" duke qenë se përkon me 200 vjetorin e lindjes së tij) shënoi fillimin e punës për vënien në skenë të veprës “Les Troyens”, nën drejtimin e Sir John Eliot Gardiner. Hektor Berlioz cilësohet si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të romantizmit evropian, megjithëse ai e ka pohuar jo rrallë që për të, termi "romantik", ishte një fjalë pa domethënie, për më tepër që ai e konsideronte veten kompozitor klasik. Muzika e tij është e njohur për mos respektimin e ligjeve të harmonisë megjithatë kjo kritikë nuk ka penguar shumë artistë të studiojnë partiturat e Berlioz. Kohët e fundit është zbuluar që Berlioz e respektonte harmoninë por sipas disa ligjeve të shekullit të XVI-të.