Helena Kadare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Helena Kadare
U lind në1943
Fier, Mbretëria Shqiptare
KombësiaShqiptare
ShtetësiaShqiptare
Profesionishkrimtare, përkthyese

Helena apo Elena Kadare (Fier, 1943) është një autore novelash dhe romanesh. Eshtë një ndër të paktat shkrimtare romanciere shqiptare, në vitet e regjimit komunist.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Fier, në gjirin e familjes Gushi që prejardhjen e kanë nga lagjja Varosh e Gjirokastrës.[1] Ajo studioi letërsi në Univesitetin e Tiranës. Më pas ajo punoi në gazetari dhe gjithshtu si redaktuese në industrinë e botimeve. Helena Kadare ka jetuar në Paris me bashkëshortin e saj Ismail Kadare që prej vitit 1990. Vajza e tyre Besiana Kadare ështe Ambasadorja shqiptare e Kombeve te Bashkuara.

Veprimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një lindje e vështirë është romani i parë i publikuar nga një grua në Shqipëri. Një grua nga Tirana, është një nga romanet e saj më të lexuar.

Autore e shtatë vëllimeve, veprat e saj flasin per ënderrimet vajzërore, përjetimet e të qenit nënë e bashkëshorte. Gjithashtu eshtë një përkthyese cilësore e disa veprave të autorëve të njohur botërorë, kryesisht francezë. Helena eshte bashkëshortja e autorit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare. Së fundmi është botuar nga Sh.B. Onufri libri biografik Kohë e pamjaftueshme, në të cilin rrëfen gjerësisht bashkëjetesën e saj me Kadarenë.

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Helena Kadare me origjinë nga Gjirokastra, nga Gushot e Varoshit". gjirokastraonline.com. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2021. Marrë më 3 janar 2021.