HemisFair 68

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

HemisFair '68 ishte panairi i parë botëror i mbajtur në Jugperëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. San Antonio organizoi panairin i cili zgjati nga 6 prilli deri në 6 tetor, 1968. Më shumë se tridhjetë shtete kishin pavjone në panair. Panairi i uzhvillua njëkohësisht me 250 vjetorin e krijimit të qytetit të San Antonio-s. Tema e panairit ishte "Bashkësia e Civilizimeve në Amerikat".

Trupi kryesor organizues i panaireve botëror, Bureau International des Expositions (BIE) e njohu HemisFair '68 në 17 nëntor, 1965. Ky aktivitet që kishte një kosto prej rreth 156 milionë $ u financua nga një kombinim i fondeve publike (ShBA, San Antonio, Texas-i) dhe private (Kodak, Ford, General Electric, General Motors, Humble Oil, IBM, RCA, Southëestern Bell, Frito Lay, Pepsi-Cola, Coca-Cola dhe të tjerë).

Panairi u ndërtua në një tërren prej 96.2 hektarësh (389,000 m²) në cepin juglindor të qëndrës së San Antonio-s. Shumë struktura historike u shkatërruan për të krijuar vënd për panairin. Vetëm 20 ndërtesa ekzistuese u ruajtën, njëkohësisht pjesa më e madhe e banorëve të zonës u zhvendosën nga shteti.

Struktura kryesore tematike ishte një kulle 190 metra e gjatë e quajtur "Kulla e Amerikave" e cila mbeti aty edhe pas mbylljes së panairit. maja e kullës kishte një restorant rrotullues, një lozhë, dhe një pikë observimi. Pavjoni më i madh i panairit i përkiste Shtetit të Texasit. Edhe kjo strukture gjigande mbeti aty pas mbylljes së panairit dhe u transformua në "Institutin e kulturave Texane" i cili sot përdoret si muze nga Universiteti i Texas-it në San Antonio. Qyteti e zgjati rrugën e tij të famshme pranë lumit (Paseo del Rio) një çerek milje që ta lidhte me terrenin e panairit.

Numri i vizitorëve nuk arriti ta barazojë numrin e planifikuar dhe panairi humbi rreth 7.5 milionë $. Panairi tërhoqi rreth 6.3 milionë vizitorë dhe solli vëmëndje ndërkombëtare tek San Antonio dhe Texasi. Një pjesë e panairit sot është transformuar në parkun e quajtur Parku HemisFair, një park prej 15 hektarësh (61,000 m²) me ujvara dhe shatrëvane, gjelbërim dhe ndërtesa historike të restauruara.

Me shumë[redakto | redakto tekstin burimor]