Henri-Lui Le Shatelie

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ne vitin 1884, disa vite pas zbulimit te ligjit te veprimit të masës, kimisti francez Henri-Lui Le Shatelie kreu disa studime të cilat ndikuan në përcaktimin më të plotë të njohurive mbi shndërrimet kimike. Ai i përmblodhi në një formulim të përgjithshëm rezultatet e punës mbi sistemet në ekuilibër.

Nëse në një sistem ndërhyhet duke ndryshuar gjendjen e tij të ekuilibrit, sistemi arrin në një gjendje tjetër ekuilibri në të cilin pasojat e ndërhyrjes pakësohen.

Ky pohim i quajtur pohimi Le Shatelie, tregon se si sillen sistemet kimike pas ndryshimeve teparametrave kimike dhe fizike që përcaktojnë gjendjen e ekuilibrit.