Herman Ebbinghaus

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Herman Ebbinghaus
Psikologë Gjerman
Shekulli XIX
Ebbinghaus2.jpg
Emri Herman Ebbinghaus
Lindja 1850
Vendlindja Barmen, Gjermani
Vdekja 26 shkurt 1909
Vendvdekja Halle, Gjermani


Herman Ebbinghaus u lind më 1850 në një familje tregtare Luteane, në Barmen, Gjermani.

Në moshën 17 vjeç, ai hyri në Universitetin e Bonit, ku tregoi një interes të zjarrtë për filozofinë. Megjithatë studimet e tij u ndërprenë më 1870, kur, me fillimet e luftës Franko-Prusiane, ai u regjistrua në ushtrinë Prusiane. I rifilloi studimet një vit më vonë dhe mori titullin DoktorFilozofi me 1878.

1885, viti i botimit të librit të tij më të rëndësishëm, Mbi kujtesën ai u emërua profesor i filozofisë në Universitetin e Berlinit. Disa vite më vonë, ai shkoi në Universitetin e Breslaut, ku qëndroi deri sa vdiq më 1909.

Kontributet e Ebbinghausitpsikologji janë të shumta. Përveç themelimit të dy laboratorëve psikologjikë në Gjermani, ai gjithashtu themeloi dhe botoi një revistë të rëndësishme që bëri shumë për ta çuar psikologjinë përpara, në ditët e saj të para si shkencë.

Punimet e tij të famshme mbi kujtesën vunë bazat e psikologjisë eksperimentale. Ebbinghaus ndihmoi në prezantimin e teknikave eksperimentale të qarta dhe të sakta në shkencën e psikologjisë.

Ai ishte shumë i njohur si lektor dhe sensi i tij i humorit, stili jo zyrtar dhe personaliteti i tij i këndshëm e bënin atë të këndshëm dhe të dashur siu për studentët ashtu dhe për kolegët e tij. Ai vdiq nga pneumonia në moshën 59 vjeç në Breslau.