Titulli "Hero i Popullit" në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Hero i Popullit)
Medalja 'Hero i popullit'

Titulli "Heroi i Popullit" është titulli më i lartë, pas atij të Heroit Kombëtar. Ky titull gjatë periudhës së Republikës Popullore të Shqipërisë, jepej nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, i propozuar nga kryesia e Byrosë Politike të PPSH. Ai jepej me motivacionin "Për plotësimin e detyrave me heroizëm të lartë". Me rënien e sistemit komunist në Shqipëri, ky titull u hoq nga qarkullimi, duke u zëvendësuar nga tituj të tjerë që jepen nga Presidenti i Republikës. Titulli iu është dhënë individëve të ndryshëm për kontributin e tyre gjatë Luftës, apo për pjesëmarrje në ngjarje të rëndësishme si Rilindja Kombëtare, Shpallja e Pavarësisë. Një pjesë e mirë e marrësve të titullit kanë qenë personalitete të larta të sistemit komunist.

Krijimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky titull u krijua më 1945 dhe Kuvendi Popullor e pohoi me një ligj miratuar më 1954 dhe e ripohoi me ligjin nr. 6133 të 12 shkurtit 1980.[nevojitet citimi]

Ky titull është dhënë deri në fillim të viteve 1990 dhe më pas u zëvendësua me titullin me të njëjtat vlera Urdhri i Shqiponjës.

Heronjtë e Popullit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo listë është marrë në "Kryesinë e Organizatës për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut".[nevojitet citimi]

Heqje e dekoratave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Grupit të ushtrisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me aktakuzën e datës 15 tetor 1975, "grupi armiqësor dhe antiparti i komplotistëve në ushtri" i përbërë nga gjeneralët Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako dhe Rrahman Parllaku, bashkëlidhur me dënimet përkatës, u dënuan edhe me heqjen e urdhrave dhe titujve.[1]

Diktatorit dhe zyrtarëve të lartë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas zbulimit të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik, çështja e dekoratave të diktatorit dhe një pjesë tjetër të zyrtarëve të lartë komunistë, u shtruan për diskutim në vitin 1995. Me dekretin nr.1018, datë 13.2.1995 të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxhës, Shefqet Peçit, Hysni Kapos, Gogo Nushit, Spiro Kolekës, Haki Toskës dhe Haxhi Lleshit.[2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Boriçi, Kujtim (8 prill 2013). "Aranit Çela: Në emër të popullit, Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Çako të pushkatohen". gazetadita.al. Dita - Nr. 155. fq. 18–19. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2020. Marrë më 20 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dervishi, Kastriot (31 maj 2017). "Dekoratat e Enver Hoxhës janë hequr në vitin 1995" (PDF). gazeta55.al. 55 Nr. 6756, v. XXI. fq. 12–13. Marrë më 20 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]