Heze

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Qyteti Heze (kinezçe: 菏泽) ndohdet në provincën Shandong të Kinës Lindore, me një histori të gjatë kulturore. Këtu burimet turistike janë të shumta. Për shkak të transportit pak të kushtueshëm, në qytetin Heze janë grumbulluar shumë tregtarë, duke e bërë qytetin qendër ekonomike e kulturore. Zona Hezë është vendlindje e kongfusë dhe njihet si qendër e zhvillimit të saj.

Kultura e kongfusë në Heze[redakto | redakto tekstin burimor]

Banorët e qytetit Heze e pëlqejnë kongfunë, ndaj edhe nga ky qytet kanë dalë shumë talente. Më të përhapurat janë, kongfu-ja Meihua, Hongquan, Houquan, Shaolin dhe Taiji. Para çlirimit të vendit, në rajon kishte shumë ambiente për ushtrimin e kongfusë. Në historinë e gjatë të qytetit Heze, kanë dalë shumë talente të kongfusë. Për shembull, Yan Shiven hapi një palestër kongfuje në qytetin Shangai. Në vitin 1935, në krahina të ndryshme të qytetit Heze u hapën edhe palestra të tjera. Pas çlirimit, kultura tradicionale e kongfusë në Heze u zhvillua më tej. Janë formuar shumë organizata të ndryshme të kongfusë dhe janë shtuar çdo vit ushtruesit e saj. Në Heze, mbi 83 për qind të fshatrave dhe në mbi 44 për qind të lokaliteteve organizohen aktivitete për kongfunë. Në shkolla të ndryshme edhe mësohet kongfu. Tani numri i ushtruesve të kongfusë ka arritur në mbi 300 mijë. Kudo mund të shihen meshkuj, femra, të moshuar dhe fëmijë që ushtrojnë disa variante të këtij sporti. Vitet e fundit, në këtë qytet niveli i kongfusë ka pësuar rritje të dukshme, fakt që vërtetohet nga numri i madh i talenteve. Në mënyrë të veçantë pas reformës së hapjes ndaj botës, kangfuja në qytetin Heze mori një zhvillim të konsiderueshëm. U formuan shumë organizata dhe shoqata për kongfunë. Në këtë qytet numërohen 1828 organizata të ndryshme. Që kur u hap në vitin 1984, shkolla e kongfusë në Heze, ka dërguar mbi 170 talente në ekipin special të kongfusë të provincës, në shkolla të ndryshme të larta, në reparte ushtarake, në repartet e sigurimit etj. Kjo shkollë ka fituar vendin e parë në konkursin e kongfusë: "Kupës së shpresës". Gjatë garave të ndryshme të organizuar në provincën Shandon, kjo shkollë ka fituar 636 medalje, prej të cilave 192 medalje të arta, 120 medalje të argjendta dhe 144 medalje të bronzta. Në konkursin "Kupa e mjeshtërve", kjo shkollë ka fituar gjithsej 225 medalje, prej të cilave 34 medalje të arta, 18 medalje të argjendta dhe 26 medalje të bronzta.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]