Hilde Domin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Në Heidelberg të Gjermanisë, më 23 shkurt 2006, ndërroi jetë poetja Hilde Domin, pseudonim i Dr. Hilde Palm. Poetja u lind më 27 7 1909 në Koeln (Këln) si Hilde Loewenstein (Lëvenshtajn). Studion për drejtësi, filozofi dhe sociologji. Më 1932, për shkak të prejardhjes hebré dhe rritjes së vazhdueme të nazizmit në Gjermani, mërgon në Itali. Më 1936, në Firencë doktoron me një tezë mbi teorinë e shtetit të Rilindjes “Pontanus si paraardhësi i Macchiavellit” dhe martohet me Erwin Walter Palm, historian arti. Më 1939 ik për në Angli, një vit më vonë në Republikën Dominikane. Afro 12 vjet jeton atje në San Domingo. Më 1951 i vdes nëna, Hilde Palm fillon me shkruar poezi. Në shenjë mirënjohjeje për azilin politik që i ishte akordue në San Domingo, i vesh vetes pseudonimin “Domin”. Jeton në Haiti dhe ShBA, më 1954 kthen në Gjermani meqë burri i saj merr një profesurë në Heidelberg. Hilde Domin shkruan poezi, një roman autobiografik, prozë, eseistikë. Më 1957 fillon me botue. Me poezinë e saj të destilueme ajo ishte ndër poetet më të shqueme të mbasluftës në Gjermani. Shpeshherë e tematizote fatin e ekzilit ku ajo strehohej në fjalën e gjuhës amtare, strehim ky që e quen “banimi në fjalë”.

Për veprën e saj është nderue me një numër të madh çmimesh letrare. Mbas poeteve Else Lasker-Schüler (1869 - 1945), Nelly Sachs (1891 - 1970) dhe Rose Ausländer (1901 - 1988), me Hilde Domin vdiq e mbrapmja poete e madhe gjermane me origjine hebraike.

Poezitë që jepen këtu, janë përkthye nga vëllimi i parë poetik i Hilde Domin, “Nur eine Rose als Stuetze” (“Veç nji drandofil për mbështetje”), botue më 1959.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]