Hiperglikemia
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hiperglikemia është termi për nivelin e lartë të glukozës në gjak. Nëse persiston një kohë të gjatë, është shenjë e zhvillimit të sëmundjes së sheqerit, gjegjësisht diabetes mellitus. Niveli mbi 6 mmol/L konsiderohet mbi normalen. Reduktimi i sasisë së glukozës në gjak, në radhë të parë arrihet me dietë, ku sasia e karbohidrateve është në nivel të ultë. Ushqimet që përmbajnë përqindje më të madhe të karbohidrateve janë: Sheqeri, drithërat dhe prodhimet përkatëse, orizi, patatet , etj. Për dietë më efikase duhet të shërbehemi me indeksin glikemik (Glycemic Index), që tregon përqindjen e karbohidrateve të secilit ushqim.
| Para marrjes me seriozitet të ndonjë recete ose informate për të aplikuar në ju ose ndonjë person tjetër ju lutemi shikoni Udhëzimin rreth artikujve të mjekësisë! Nëse ju pasi keni lexuar artikullin dhe udhëzimet mbi këto artikuj keni aplikuar përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person tjetër atëherë ju merrni tërë përgjegjësinë mbi pasojat. |

