Hiroshi Yamauchi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hiroshi Yamauchi (7 nëntor 1927 - 19 shtator 2013) ishte një biznesmen Japonez. Ai ishte presidenti i tretë i Nintendo, duke filluar karrierën e tij në kompani në vitin 1949 deri kur u largua më 31 maj 2002, për tu pasuar nga Satoru Iwata. Yamauchi është kredituar me transformimin Nintendo nga një kompani e vogël lojrash bixhozi hanafuda në Japoni në një kompani lojrash elektronike me xhiro miliardë dollarësh. Ai gjithashtu u bë pronari i ekipit të bejsbollit Mariners Seattle në vitin 1992, ndërkohë CEO i tanishëm i Mariners është ish drejtori i Nintendo në Amerikë Howard Lincoln. Deri në prill 2013, Forbes ka vlerësuar pasurinë neto të Yamauchi në $2100.000.000, ndërsa në vitin 2008, Yamauchi ishte personi më i pasur i Japonisë me një pasuri në atë kohë vlerësuar në $7.800.000.000. Në kohën e vdekjes së tij, Yamauchi ishte aksionari më i madh në Nintendo.