Historia e Australisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Fillimi i krijimeve të vendbanimeve në Australi saktësisht ende nuk dihet. Gjurmët e vendbanimeve gjenden edhe para 120 000 viteve. Aborgjinët jetojnë aty së paku që 50 000 deri 60 000 vite dhe më këtë i takojnë kulturës më të vjetër në botë.

Edhe përkundër pozitës së izoluar të kontinentit, popullata Aborgjinase ka pasur kontakt me kulturat tjera. Ky komunikim me të tjerët llogaritët të jetë ndërprerë diku para 6 000 viteve kur vendkalimi tokësorë në Guinenë e Re është vërshuar nga oqeani.

Me krijimin e ishujve Torres Srait para 1000 viteve komunikimi me kulturat tjera është rimëkëmbur. Po ashtu edhe tregtarët indian dhe kinez duket të kenë tregtuar në veri të Australisë sikurse edhe peshkatarët e Indonezisë.

Ndikimi i këtyre vizitorëve mund të shihet në vizatime të ndryshme në shpella në veri të Australisë. Dëshmi tjetër për këtë është edhe Dingo që si duket është krijuar diku para 6 000 viteve nga detarët e Azisë jugore.

Evropianët në Terra australis[redakto | redakto tekstin burimor]

Anijet e britanikëve

Që në kohërat e vjetra nga të diturit flitej për ekzistencën e një kontinenti në jug. Shpesh kjo përdorej si një mefshtësi e kohës “toka e jugut” (lat. Terra australis). Kur Marco Polo u kthye nga Kina në Venedik, ai fliste për një tokë të pasur në ari e guaca që gjendej prapa (në jug) të ishujve Java. Në shekullin XVI dhe XVII si duket detarët portugezë, francezë dhe spanjollë arrin të zbarkojnë në bregdetin e Australisë dhe të futen në brendinë e saj. Mirëpo sipas shkrimeve gjermane zbulimin i kepit Cape York Peninsula nga holandezi Willem Jansz në vitin 1606 merret si zbulimi i Australisë. Në vitin 1629 u ankorua anija tregtare “Batavia” e kompanisë holandeze në bregdetin perëndimorë të Australisë. Kapiteni i anijes Francisco Pelsaert kësaj nuk i kishte dhënë ndonjë rëndësi të veçantë.

Ndërsa në vitin 1642 e njëjta kompani vendosi të vëzhgoi kontinentin me në mënyrë të planifikuar.Në bazë të këtëj projekti Abel Tasman zbuloi Tasmaninë e sotshme. Një ekip tjetër nën udhëheqjen e Willem de Vlamingh filloi të krijojë hartën e bregdetit perëndimorë. Pasi që natyra e kësaj pjese dukej e thatë dhe jo pjellëshme, holandezët nuk kishin ndonjë interesim për kolonizimin e Australisë.

Tasmni futi në jetë emërtimin ”Holanda e re” më 1644. Ky emërtim përdorej në Evropë deri në vitin 1824 kur britanikët i dhanë emrin e tanishëm.

Kolonizatorët britanik[redakto | redakto tekstin burimor]

prill apo maj1770-ës, kapiteni James Cook mbërrin në pjesën e pjellëshme, në bregdetin lindorë dhe e thërriste këtë vend New South Wales si pjesë e mbretërisë britanike. Qëllimi i udhëtimit të tij ishte Terra Australis, që sipas teorisë së kësaj kohe duhej të ishte si kundërpeshë e sipërfaqes së tokës që gjendet në veri rruzullit.

Pas pavarësisë së ShBA-ve nga Britania e Madhe, qeveria britanike filloi të gjurmoj mundësi të reja për krijimin e kolonive ku dërgonte të burgosurit. Më këtë qëllim më 26 janar 1788 nën komandën e kapitenit Arthur Phillip, zbarkojnë 11 anije të Flotës së parë (First Fleet) të mbushura me kolonizatorë dhe të burgosur në portin Port Jackson. Vendbanimi i ri u pagëzua Sydney sipas Viscount Sydney-it, kryetari i zyrtarëve të kolonizimit. Deri në vitin 1868 në Sydney u sollën 160 000 të burgosur. Ndërsa gjatë viteve 1801-1803 Matew Flinders ja arrin lundrimin përgjatë tërë bregdetit të kontinentit.

Të burgosurit britanik në Terra australis[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1792 një ekip franceze ndërmerr një ekspeditë hulumtimi të mundësisë së kolonizimit në Tasmani. Kjo i shtyri britanikët që edhe këtu të krijojnë sa më parë një koloni me të burgosur. Gjë që edhe e bënë në vitin 1803 duke themeluar Risdon Cover në lumin Derwent dhe koloninë George Town në lumin Tamar. Ndërsa më 1825-ën kolonia e atëhershme Van-Diemen's-Land deklarohet si e pavarur.

Në vitin 1824 themelohet kolonia e re me të burgosur në lumin Brisbane. Pas migrimit të kolonizatorëve të ndryshëm në pjesët e brendshme të pjellëshme të veriut, kolonia në vitin 1842, vendosë dhënien e tokave edhe për emigrantët. Më 1859 deklarohet Queensland si koloni e pavarur nga New South Wales-i.

1835 tregtarët nga Tasmania marrin nga Aborgjinët 240 000 hektarë dhe themelojnë portin Port Phillip. Edhe pse kjo tregti ishte ilegale nën presionin e rritjes së numrit të emigrantëve kryesia e kolonizimit e lëshon këtë tokë si të lirë për kolonizim. Më 1851 kolonia Victoria ndahet zyrtarisht nga New South Wales-i.

Kolonia New South Wales merr tërë pjesën lindore të kontinentit, çereku i tokës në perëndim edhe më tutje mbetet si Holanda e Re dhe nuk ishte ende nën aspiratat e britanikëve. Për pengimin e kolonizimit të pjesës perëndimore të Australisë nga francezët, britanikët në vitin 1826 themelojnë edhe këtu një vendbanim të quajtur Albany. Kolonia Australia perëndimore u thirr në jetë me themelimin e kolonisë Perth. Edhe pse këtu nuk ishte paraparë dërgimi i të burgosurve, kolonizatorët kërkonin ndërprerjen e kësaj praktike (në vitin 1850) në mënyrë që këta të zëvendësoheshin me fuqi të lirë punëtore.

Australia jugore ishte paraparë po ashtu si koloni pa të burgosur. Sipas rrjedhës së planit të përgatitur nga Edward Gibbon Wakefield për kolonizim sistematike ishte paraparë shitja e tokave kolonizatorëve dhe nga këto fitime të financohej sjellja e kolonizatorëve të rijnë.

1836 themelohet Adelaide dhe po në të njëjtin vit Australia jugore shpallet provincë e Britanisë së Madhe.

Gjurmonin ari, themeluan një komb[redakto | redakto tekstin burimor]

Parlamenti

Në veri-lindje të Melbourne-t m 22 gusht1851-ës në Victoria është gjetur ari që e përshkroi euforinë e kolonizatorëve për shumë e shumë vite. Minatorët e minierës në Ballarat në vitin 1854 organizojnë kryengritjen e vetme të armatosur në historinë Australisë. Kryengritësit kërkonin më reforma demokratike, në të vërtetë kryengritja shtypet më 3 Dhjetor 1854 nga forcat ushtarake britanike dhe policia vendase.

Rreth viteve 1855-1890 disa koloni marrin të drejtën e të quajturës Responsible Government që ju siguronte një pavarësi më të madhe nga Britania e Madhe. Në faktë Londra edhe më tutje mbante kontrollin mbi sigurinë, tregtinë dhe politikën e jashtme.

Pas një konflikti të ashpër të blegtorëve në vitin 1898 themelohet “Waltzing Matilda” himni nacional i Australisë. Ndër kolonit fillon bashkimi i planifikuar në një shtet.

Bashkimi i Australisë[redakto | redakto tekstin burimor]

1 janar 1901 formohet nga kolonit e pavarura Komonvelti Australian (Commonwealth of Australia). Si kryeqytet i Australisë vendoset të jetë Melbourne. Më 26 shtator 1907 kjo lidhje merr statutin Dominion që ju sjellë pavarësi gati të plotë nga shteti amë.

1911 themelohet Australian Capital Territory për krijimin e kryeqytetit të ri të quajtur Canberra. Mirëpo Melbourne mbetet deri në vitin 1927 selia e regjimit për shkak të kohës së ndërtimeve të ndërmarra në kryeqytetin e ri. Edhe kolonia e themeluar në vitin 1863 Northern Territory ndahet nga kontrolli i Provincës South Australia dhe i bashkëngjitet lidhjes.

Australia ka qenë dhe është edhe më tej lojale ndaj Londrës. Kështu dhe gjatë luftës së parë po edhe të luftës së dytë botërore e ka ndihmuar Londrën me ushtarë. Shikua nga përqindja e viktimave brenda numrit të banorëve Australia ka përqindjen më të lartë të viktimave. Humbja njësisë ushtarake të Australisë dhe Zelandës Re - Army Corps (ANZAC) në betejën e parë në historinë e tyre në vitin 1915Gallipoli për shumë Australian është lindja e kombit.

Në vitin 1931 Perandoria Britanike i jep Australisë edhe statutin Westminister me të cilin statuti Dominion edhe formalisht fito pavarësinë. Mirëpo parlamenti i Australisë e pranoi këtë vitin 1942.

Pas humbjeve të britanikëve në Azi më 1942-ën dhe kërcënimit të invazionit japonezë, aktiviteti ushtarak i britanikëve zhvendoset nga Evropa në Australi. Australia i mbështet aleatit të ri të fortë , ShBA-ve. Kjo edhe u ratifikua në marrëveshjen ANZUS në vitin 1951.

Pas luftës së dytë botërore, Australia ndiqte një politik për një popullzim progresi të vendit me emigrantë nga Evropa. Pastaj vijnë emigrantët edhe nga Azia dhe pjesë tjera të rruzullit. Kjo sjelli me veti ndryshimin e demografisë por edhe një katapultim të zhvillimit ekonomik.

1986 Britania e Madhe ndërmerr edhe aktin e fundit ndaj Australia Act dhe i jep kompetencën e fundit mbi nxjerrjen e kushtetutën pas viti 1999. Mirëpo në referendumin e mbajtur banorët me shumicën 55% deklarohen kundër krijimit të një Republike dhe dëshirojnë të mbeten formalisht Monarki.

Në vitin 2004 fitonë përsëri koalicioni nacional-liberalë i kryeministrit John Winston Howard. Krahasuar me gjendjen ekonomike të rruzullit mund të thuhet se në Australi janë kornizat politike për një ekonomi të suksesshme .