Historia e Azerbajxhanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kjo pjesë (Azerbajxhani) e rruzullit ka qenë gjatë historisë gjithnjë e njohur për prodhime industriale. Që në kohërat e moçme kur nga këtu bizantinët importonin naftën dhe vajigurë për armën e re “Zjarri grek”. Pasurit e vajgurit dhe të naftës më të njohurat janë në rrethinën e Absheronit (regjion).

Gjatë mbretërisë së Sasanidëve persian , ky regjion shërbente jo vetëm për eksportim të vajit por edhe si vend i kulturës ku ishin disa të ditur të një lloj religjioni të quajtur zoroastrik. Edhe sot në pjesë të ndryshme të Azerbajxhanit (posaçërisht në vend me vaj dhe naftë) mund të hasen gërmadhat e tempujve të zoroastikëve.

Rezervat e naftës në Absheron pas islamizimit ishin një lloj legjende që popullatës i kishte sjellur begati në të mirat materiale dhe nga predikuesit u shpallen si pasuri të organizatave jo shtetërore (vaqf).

Eksploatimi i rezervave të qymyrgurit është i lidhur ngushtë me periodën ruse në Azerbajxhan. Gjatë kësaj kohe udhëheqja e kolonializmi rusë i ofronte në arkadë tkat në pjesën veriore të këtij regjioni me qëllim që të tërhiqte investitorët privat dhe të bënte më atraktive eksploatimin e të pasurive natyrore të këtij regjioni. Me këtë politik arrihej edhe furnizimi i industrisë ruse në Moskë me lëndë të parë industriale si: prodhime të naftës, vajgurit, pastaj me kerozin, mazut dhe produkte tjera kimike.

Në viti 1893 eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë ishin ShBA-ja me 51% ndërsa Rusia merrte pjesë me 46%. Nga rezervat e lumit Baku në vitin 1898 Rusia në një konkurrencë të ashpër ja arrin që të zë amerikanët dhe ti kaloj ata kështu edhe të përfitoj për veti tregun e Evropës.

Pas ardhjes së sovjetëve në fuqi në vitin 1920 dhe reformës për heqjen e pronës private në fushat e Azerbajxhanit filluan investimet në "stilin e madh" për krijimin e një industrie të mirëfilltë të derivateve të naftës. Kjo shkaktoj një rritje të lartë të produktivitetit, frytet e së cilës më së shumti i merrte Moska e cila vendoste mbi eksploatimin e pasurive natyrore dhe qeveria e Azerbajxhanit vetëm mund të kënaqej me atë që i jepej.

Në vitin 1941 Azerbajxhani nxjerr rreth 175 milion barela naftë, që përbënte 75% të prodhimit të përgjithshëm të Bashkimit Sovjetik. Kjo edhe e shpjegon më së miri qëllimin e Adolf Hitlerit dhe gjeneralëve të tij për të pushtuar këtë pjesë gjatë luftës së dytë botërore.

Me gjetjen e rezervave gjigante në regjione tjera të Bashkimit Sovjetik, e posaçërisht në Siberinë perëndimore fillon të bije rëndësia e burimeve të naftës në Azerbajxhan. Mirëpo kualiteti i naftës së nxjerr nga këto burime në Azerbajxhan e rritë rendësin e këtyre burimeve pas futjes masive në qarkullim të aeroplanëve e sidomos për objekte fluturues ushtarake dhe raketa. Po kështu nga Azerbajxhani vinin edhe ekspertet e eksploatimit të naftës pasi që aty ishin hapur edhe shkollat për këtë qëllim dhe për prodhimet tjera kimike.

Kjo edhe shkaktoi kaosin pas përleshjeve ushtarake në regjionin e Karabah-ut. Kështu që në vitin e parë të pavarësisë (shpallur më 18 tetor 1991) nxjerrja e naftë bije për 8-9 milion tonë.