Historia e Belgjikës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Historia e Belgjikës

Historia e Belgjikës para 175 vjetëve ka qenë e ngjashme me historitë e vendeve të kësaj pjese të rruzullit, duke pasur ngjashmëri dhe po thuajse një histori të përbashkët me Historinë e Holandës dhe të Luksemburgut.

Parahistoria[redakto | redakto tekstin burimor]

Flint vend zbulime arkeologjike

Parahistoria e vendit në të cilin sot ndodhet Belgjika duket se fillon diku rreth 400.000 p.e.s. Paraardhësit e njeriut (Homo sapiens) kanë banuar në këtë pjesë që nga vitet 30.000 p.e.s. Ndërsa burimet arkeologjie tregojnë për disa miniera në kohën e gurit (Neolithic).

Elementet e para të kohës së bronzit datojnë viti 1750 p.e.s., ndërsa na vitet 500 p.e.s., keltë jetonin në këtë rrethinë dhe tregtonin me botën e Mesdheut. Banuesit e lashtë të Belgjikës janë thirrur belgë, sipas tyre thirret edhe Belgjika sot.

Antika[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas kronikës De Bello Gallico belgët përleshen me ushtritë e Cezarit në vitin 54 p.e.s. Në po të njëjtën vepër Cezari i paraqet, belgët si "më të fortit të Galisë" ("horum omnium fortissimi sunt belgae"). Provinca romake e Belgjikës galane ka qenë më e gjer se Belgjika sot. Pesë qytetet më të njohura t asaj kohe në këto anë kanë qenë: Nemetacum (Arras), Divodurum (Metz), Bagacum (Bavay), Aduatuca (Tongeren), Durocorturum (Reims)

Në veri-lindje të kësaj province gjendej provinca fqinje Gjermania e ulët qytet të njohura të së cilës ishin: Traiectum ad Mosam (Maastricht), Ulpia Noviomagus (Nijmegen), Colonia Ulpia Trajana (Xanten) dhe Colonia Agrippina (Cologne). Që të dy këto provinca i takonin "vendeve të ulta" për këtë edhe sot themi "Saksoni i ulët" dhe jo "Niedersachsen". [1].

Para romanizimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas shpërbërjes së Perandorisë romake (shekulli V), kryepartë e fiseve gjermane depërtuan në provincën romake të Galisë. Njëri nga këta fise, frankët ja arritën nën udhëheqjen familjes Merovingjia që të krijojnë një mbretëri të re. Klovisi I-rë ishte njëri prej më të njohurve të kësaj mbretërie. Ai u kthye në fenë krishtere dhe sundonte nga veriu i Francës, dhe nën sundimin e tij ishin dhe viset e Belgjikës së tashme. Mësues krishterë, shumica priftërinj irlandezë, filluan të predikojnë fenë krishtere dhe të kthejnë në këtë fe banorët, nën udhëzimet e (Saint Servatius, Saint Remacle, Saint Hadelin)

Merovigjianët sunduan për një kohë të shkurtë, pasi që ata u mundën nga familja karolingjiane (Carolingian). Pasi që Charles Martel i zbrazësi morishët që sulmonin nga Spanja (732), mbreti i famshëm Charlemagne pasi shtiu nën sundimin e tij një pjesë të madhe të Evropës u thirr si Perandorë i Perandorisë Romake (Mbretërisë Frënge) nga Papa në vitin 800Ahën (Aachen).

Në vitin 891, Vikingët u mposhten nga Arnulfi në afërsi të qytetit të quajtur Leuven. Viset e frënge ndaheshin disa herë në mes të merovingjianëve dhe karolingjianëve, por ndaheshin edhe në Francë dhe Mbretëri Frënge. Viset e valonëve, në mesjetë ishin pjesë të Francës, mirëpo pjesët e "tokave të ultë" (Beneluksit) i takonin Mbretërisë Frënge. Gjatë kohës së mesjetës së hershme ka filluar gjermanizimi i valonëve (pjesës së Valonëve në Belgjikë) përderisa në pjesën jugore popullsia vazhdonte të përdorte gjuhën romake (Latinishtja Vulgare).

Perioda romake[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë kohës feudale (Shekulli XI dhe XII) dominimi gjermanë sa vije e zvogëlohej, kjo shihet edhe nga themelimi i disa shteteve feudale në territorin e Belgjikës i cili ndahej në disa këso shtet sovrane

Perioda gotike[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë kësaj periode (Shekulli XIII dhe XiV) qytet marrin të drejta më të larta disa edhe pavarësohen. Zhvillohet tregti e bujshme në Ligën Hanzatike (Hanseatic Leage). Ndërtimi i Katedraleve në stillin gotik po ashtu shifet të ketë marrë një hovë të madhë.