Historia e Danimarkës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Historia e Danimarkës

Sipas legjendës danezëve burimi i Danimarkës është diku i humbur në parahistori. Danviku më i vjetër është i shekullit VII, qyteti më i vjetër është Ribe diku rreth viteve 810.

Nga shekulli X, danezët janë të njohur si vikingë, së bashku me norvegjezët dhe suedezët, fiset e tyre janë dyndur në gjithë Evropën. Gjatë këtyre dyndjeve apo siç kanë dëshirë popujt e veriut të i quajnë "kolonizime", e tyre shkojnë deri në Islandë dhe i bijën përtej ishujve Faroe. Eriku i kuq, apo Erik Thorvaldson krijojë një koloni në vitin 980, nga e cila dyndja do të vazhdonte për në pjesën perëndimore. Ai u vendos në Grinland dhe ishujt përreth saj. Sipas legjendave më të reja nga veriu djali i Erikut ka shkelur 1000 vjet më parë se popujt e Mesdheut tokën e kontinentit të cilin sot e thërrasim Amerikë. Legjenda vazhdon me thënien se ai ka krijuar një koloni të quajtur L'Anse aux Meadows dhe tentimet e dy vëllezërve të tij për të kolonizuar pjesë tjera kanë dështuar.

Vendbanime në Lolland

Si do që të jetë nga legjenda në realitet, dyndjet e vikingëve skandinavë kanë qenë masive në pjesë të Anglisë, Irlandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Islandës e më pakë në viset e Francës. Legjenda skandinave thotë se Mbretëria Daneze ka pushtuar edhe pjesë të tjera si të Indisë, të vendeve baltike etj.

Ndërsa nga burimet historike romake dihet se dyndje të popujve skandinavë ka pasur në pjesën që më parë peshkatarët e saksonis së ultë (anglen=peshkim saksen-sakson, trashëgimtarë të tyre janë anglezët) i kishin zënë buzë kufirit të perandorisë romake. Këto fise skandinave ishin barbarë të trashë dhe nuk kishin të bënin me ndonjë kolonizim siç e thotë legjenda sot. Romakët i përshkruaj popujt e veriut si të egjër dhe të pa kulturë. Ushtarakët romak i përshkruajnë luftëtarët skandinavë si të padisiplinë, ata luftëtarë nuk kishin ndonjë radhitje logjike në fushëbeteja por sulshin pa kontroll në kundërshtarët.

Legjenda thotë se në parahistori Scania, Blekinge dhe Haland (gjitha këto rajone) kanë qenë pjesë të Danimarkës, por i këto rajone i ka marruar nënë sundim Suedia në vitin 1658.

Në vitin 1814, e gjejmë Danimarkën të shkëputur nga bashkësia shtetërore me Norvegjinë, nga kjo lidhje ajo del pasi që Norvegjia krijon një lidhe me Suedinë (deri më 1905).

Fshatarët danezë - 1872

Lëvizja popullore liberale në vitet 1830-ta, dhe pastaj revolucionet në Evropë të 1848-ës, ndikuan që më 5 qershor 1849 Danimarka të deklarohet si monarki konstitucionale.

Në Luftën e II-të në pjesën veriore të Gjermanisë (Danisht: Slevig) në vitin 1864, Danimarka ishte përforcuar që të ndajë Shlesvig-Holshtajnin (gjermanisht: Schleswig-Holstein) nga Prusia. Humba e danezëve, la mbresa të thella në identitetin nacional danez. Që nga kjo pikë historike, danezët kanë zgjedhur rrugën politike të neutralitetit e cila bëri që në Luftën e I-rë Botërore Danimarka të jetë neutrale. Pas humbjes së gjermanëve, fuqitë fitimtare të luftë I-rë Botërore, i ofruan Danimarkës kthimin e Shlesvig-Holshtajnit, mirëpo irredentistët gjermanë të Danimarkës e kundërshtuan këtë dhe insistuan në plebishit. Në vitin 1920, si rezultat i plebishitit Danimarkës ju bashkua veriore e atij rajoni.

Edhe pse Danimarka vazhdonte të mbante një vijë neutrale politike, ajo u pushtua nga Gjermania (Operacioni Manovrat ujore "Weserübung") më 9 prill 1940. Gjatë kohës së pushtimit Gjermanë u krijua lëvizja e rezistencës dhe simpatia për vendet e aleancës rritet; rreth 1.900 Oficerë policorë arrestohen nga Gestapo dhe internohen në Buhenvald (Buchenwald). Pas luftës, Danimarka është ndër themelueset e Paktit Atlantik Verior (NATO) dhe më 1973 i bashkëngjitet Komunitetit Ekonomikë Evropian (më vonë thirret Bashkësia Evropiane, BE).