Historia e Junikut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Juniku në vitin 1912.

Kuvendi i Junikut[redakto | redakto tekstin burimor]

Kuvendi i Junikut (21 maj - 25 maj 1912).

Zgjerimi i veprimeve luftarake të kryengritësve shtroi si një detyrë të ngutshme bashkërendimin dhe organizimin e kryengritjes në shkallë kombëtare. Të parët që e ndjenë këtë nevojë të organizimit ishin udhëheqësit e forcave kryengritëse të Kosovës. Në thirrjen drejtuar popullit shqiptar në fillim të muajit maj nga Malësia e Gjakovës shtrohej kërkesa e bashkimit të kryengritësve nën drejtimin e një komiteti të vetëm kombëtar, i cili, duke pasur edhe një organ shtypi në gjuhë të huaj, të propagandonte programin e luftës së armatosur të popullit shqiptar : “Lirinë administratore të Shqypëniës”. Thirrja ishte nënshkruar nga Mahmut Zajmi, Bajram Daklani, Zefi i Vogël, Pjetër Çeli, Halil Mehmeti, Idriz Jaha, Hasan Ballanca dhe nga Sali Hoxhë Elbasani, si sekretar i përgjithshëm. Përmasat që po merrte lëvizja kryengritëse në trevat verilindore të vendit bënë të mundur organizimin e shtrirjen e kryengritjes në të gjithë Shqipërinë dhe bashkimin e të gjitha forcave rreth një programi politik kombëtar. Për këto qëllime u vendos të thirrej në Junik një kuvend shqiptar. Sulmi i kryengritësve mbi Gjakovë krijoi kushte të volitshme për mbajtjen e kuvendit, sepse forcat e Korparmatës së 7-të osmane (me qendër në Ferizaj) u detyruan të përqendroheshin atje. Ministri i Brendshëm turk deklaroi atëherë në parlament se “kryengritësit shqiptarë po u krijonin udhëheqësve të tyre mundësitë për të mbajtur lirisht kuvendin në Junik”. Kuvendi u mblodh në Junik më 21-25 maj 1912, me nismën e Hasan Prishtinës. Në të morën pjesë 250 delegatë nga vilajeti i Kosovës, si dhe nga sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit ; ishin gjithashtu disa përfaqësues nga krahinat e Jugut. Me përpjekjet e Hasan Prishtinës, që u mbështet nga Bajram Curri, Isa Boletini e të tjerë, Kuvendi arriti të paralizonte qëndrimet e elementëve turkomanë, të cilët kishin depërtuar në radhët e pjesëmarrësve, dhe të neutralizonte lëkundjet e krahut të moderuar. Me vendimet e Junikut do të bashkohej edhe Riza bej Kryeziu. Misioni “i paqes” i dërguar në Junik nga mytesarifi i Pejës nuk arriti t’i bindte pjesëmarrësit e Kuvendit të hiqnin dorë nga kryengritja e armatosur. Madje, anëtarët e tij u mbajtën peng në Junik për disa ditë. Shumica e pjesëmarrësve të Kuvendit u treguan të vendosur për vazhdimin e kryengritjes. Në Kuvend u lidh besa dhe u vendos të ndërmerrej një kryengritje e përgjithshme kundër sundimit të huaj. Krerët autonomistë, në kundërshtim me parinë turkomane të Kuvendit, shpallën këtu programin politik të kryengritjes, i cili u miratua nga Kuvendi dhe iu dorëzua qeverisë së Stambollit. Programi përmbante këto kërkesa : njohjen e autonomisë së Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabetin kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar në të gjithë vendin, emërimin e një stërnipi të familjeve “princore” shqiptare si guvernator të përgjithshëm dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave. Vendimet e Kuvendit të Junikut i dhanë një shtytje të mëtejshme kryengritjes së përgjithshme shqiptare. Ato u përkrahën edhe nga kuvendet dhe komitetet e viseve të tjera të Shqipërisë. Pas këtij Kuvendi qeveria turke mori masa të reja ushtarake për të penguar shtrirjen e mëtejshme të kryengritjes. Krahas saj, xhonturqit, duke u mbështetur edhe në parinë turkomane, ndërmorën një fushatë shpifjesh kundër vendimeve të Junikut, kundër kryengritësve dhe udhëheqësve të tyre, të cilët i quajtën vegla të të huajve. Xhonturqët për t’iu kundërvënë këtyre vendimeve u përpoqën të organizonin edhe tubime të veçanta, por këto tubime u bojkotuan nga shqiptarët. Menjëherë pas Kuvendit u trilluan telegrame drejtuar qeverisë, si ai i bërë gjoja në emër të popullsisë së Prizrenit, në të cilin dënoheshin “kryengritësit dhe ngatërrestarët” e rrethinave të Gjakovës e të Pejës, shprehej besnikëria e parisë turkomane ndaj sunduesve osmanë, si edhe kundërshtimi i tyre ndaj alfabetit latin. Xhonturqit nxitën gjithashtu parinë turkomane të Tetovës të ngrihej kundër disa “rebelëve qëllimkëqinj të rajoneve të Pejës e të Gjakovës, (të cilët) në kuvendet e mbledhur në emër të Shqipërisë, kanë shfaqur haptazi kërkesa të jashtëligjshme”. Me protesta të tilla të sajuara u bashkuan edhe përfaqësues të parisë së Prishtinës. Në telegramet e elementëve turkomanë të Tiranës e të Durrësit vendimet e Junikut paraqiteshin si kërkesa të individëve a të një pakice njerëzish. Telegrame me përmbajtje të njëjtë iu dërguan Stambollit edhe nga paria turkomane e Dibrës, e Shkodrës dhe e Shkupit. Hasan Prishtina dhe atdhetarë të tjerë iu vunë punës për të vënë në jetë vendimet e Kuvendit të Junikut. Ai lëshoi një shpallje në gjuhën turke dhe në gjuhë të tjera, drejtuar “Shqiptarëve liridashës dhe botës së qytetëruar”, në të cilën theksonte se “pas përpjekjesh të pafrytshme për sigurimin e të drejtave kombëtare me mjete ligjore, përmes zbatimit të kushtetutës, shqiptarëve nuk u mbeti rrugë tjetër veç asaj të rrëmbimit të armëve. Është momenti kur vendoset fati i Shqipërisë : vdekja ose liria e saj”, përfundonte thirrja e Hasan Prishtinës. Pasi kaloi afati i armëpushimit me autoritetet turke, kryengritësit vijuan luftën për të vënë në jetë vendimet e Kuvendit të Junikut.

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Intervistë me major Nazif Ramabajën, kryeshef i Shtabit oparativ të Rrafshit të Dukagjinit dhe komandant i njësiteve operative të UÇK-së në Lugun e Baranit.

Pas betejës së Loxhës ofensiva e armikut vazhdoi në viset tjera të Kosovës

Moto/Për ndihmesë të Junikut ishte planifikuar edhe njësiti operativ brigada "Skënderbeu" e udhëhequr nga eprori Fuad Ramiqi, e cila disa herë kishte bërë përpjekje për të hyrë, por ishte penguar nga persona të papërgjegjshëm me orientim dhe motive armiqësore. Pamundësimi i hyrjes së kësaj brigade, mosdhënia e ndihmës së Sali Çekajt nga ana e shtetit shqiptar dhe mosarritja e armatimit të premtuar për njësitet operative të Brigadave 131, 134 dhe 133 përshpejtoi edhe rënien e Junikut. - thotë major Nazif Ramabaja.

"Bota sot" : Në një shkrim tuajin, në gjashtëmujorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, keni përshkruar Betejën e Loxhës. Pas kësaj beteje të njohur ndër shqiptarët e Kosovës, çka ndodhi në arenat tjera të luftës ?

Major Nazif Ramabaja : Ndodhi ofensiva e Rahovecit të cilën e përgjonim nëpërmes sistemit të ngritur për përgjim në brigadë. Pas Betejës së Loxhës, ku kishim marrë si trofe lufte shumë armë, municion dhe një motorolë 16 kanalëshe nga inspektori Sergjan Peroviç, në frekuencën e kanalit të fundit (Muja-2) kishim përgjuar zënien rob të një fshatari (Selim Bytyçi) në Rahovec. Fjala tjetër ishte: "Vepro në mënyrë sa ma të shkurtër" (në gjuhën serbe), pastaj dëgjohej : "Është vepruar". Kështu kishte ndodhur me shumë fshatarë të cilët i kishin masakruar dhe likuiduar pa mëshirë gjatë zënies rob të tyre. Përveç Rahovecit ishte ndërmarrë edhe sulmi mbi Junikun sipas planit të qeverisë serbe për pastrimin e pesë kilometërshit të zonës kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sali Çekaj, me urdhër të Tahir Zemajt, në Shqipëri bën përpjekje titanike për të siguruar armatim

"Bota sot" : Duke e parë këtë gjendje, cilët ishin hapat që ju ndërmoret për përgatitje sa më të mira për betejat e ardhshme ?

Major Nazif Ramabaja : Kishim kontakt të përditshëm me dy oficerët e Brigadës 13, nëpërmes komandantit Tahir Zemaj, i cili kontaktonte me Rrustem Berishën dhe Agim Ramadanin të mbetur në Junik, në pritje të një lloj armatimi i cili duhej të arrinte, por në fakt nuk erdhi kurrë për shkak të pengesave të ditura. Bëhej fjalë për një lloj armatimi superior i cili duhej të arrinte nga një shtet i fortë të cilin armatin as Serbia nuk e kishte në arsenalin ushtarak dhe se planifikonim që me ardhjen e këtij armatimi dhe organizimi i luftës çlirimtare në Kosovë do të bëhej në mënyrë më të organizuar. Me hyrjen e forcave shtesë të armatosura me oficerë që kishin profesion përgatitjen, organizimin dhe zhvillimin e luftës së armatosur, me detyrë që këtë organizim ta mbështesin edhe të gjithë oficerët tjerë kështu që lufta çlirimtare, e potencoj lufta çlirimtare, do të merrte karakter të përgjithshëm mbarëpopullor e udhëhequr nga kuadri profesional ushtarak. Duke parë se në çfarë situate gjendej Juniku dhe fshatrat e Rekës së Keqe, me pëlqimin e komandantit të njësiteve operative të Rafshit të Dukagjinit, Tahir Zemajt, dhe me urdhërin e tij, Sali Çekaj tërhiqet për në Shqipëri ku bën përpjekje titanike për të siguruar një pjesë të armatimit për t´i ardhur në ndihmë Junikut. Ai edhe pse kontakton me Ali Aliun, mikun e tij, dhe disa ministra në qeverinë shqiptare nuk arrinë të sigurojë armatimin e duhur përveç një sasie simbolike e cila ishte e pamjaftueshme për luftëtarët e Junikut.

"Bota sot" : Në këtë kohë, në Junik ishte një gjendje e vështirë. Përse aq lehtë ra Juniku në duart e armikut ?

Major Nazif Ramabaja : Për ndihmesë të Junikut ishte planifikuar edhe njësiti operativ brigada "Skënderbeu" e udhëhequr nga eprori Fuad Ramiqi, e cila disa herë kishte bërë përpjekje për të hyrë, por ishte penguar nga persona të papërgjegjshëm me orientim dhe motive armiqësore. Formacioni i kësaj brigade ishte duke bartur mjete ushtarake antitankse që i dedikoheshin Junikut e të cilat u duheshin më shumë se buka dhe uji. Pamundësimi i hyrjesë së kësaj brigade, mosdhënia e ndihmës së Sali Çekajt nga ana e shtetit shqiptar dhe mosarritja e armatimit të premtuar për njësitet operative të Brigadave 131, 134 dhe 133 përshpejtoi edhe rënien e Junikut.

Juniku, Gjocaj dhe Jasiqi duhet të mburren për luftën që e bëri Agim Ramadani

"Bota sot" : Çka e karakterizon rezistencën për mbrojtjen e Junikut ?

Major Nazif Ramabaja : Gjatë rezistencës së mbrojtjes së Junikut kontribut të jashtëzakonshëm dha oficeri Agim Ramadani, i cili u bë i njohur me këtë luftë e sidomos për shpërthimin e rrethimit dhe kurthat që ua përgatiti forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe në minimin e rajoneve në Junik, Gjocaj dhe Jasiq dhe tërheqjen e të plagosurve dhe popullatës civile për në Shqipëri. Për këtë Juniku, Gjocaj dhe Jasiqi duhet të mburren për luftën që e bëri Agim Ramadani i cili u bë sinonim i një strategu dhe profesionisti se si duhet luftuar. Ndihmesë të madhe në këtë i dha edhe Rrustem Berisha me ushtarin Astrit Ademajn.

"Kur njerëzit luftojnë kundër bashkatdhetarëve të tyre, zakonisht ata bëhen më të egër"

Moto/ Në Lug të Baranit ka shkuar puna në dy drejtime : një në kuadër të brigadës dhe e dyta ata të cilët e kanë kryer këtë detyrë para ardhjes së brigadës. Me tutje duhet punuar në shkrirjen mesvete dhe të bëhet bashkimi në një, apo brigada të ketë për punë të veta policinë në kuadër të saj.

"Bota sot" : Në këtë kohë flitej se mungonte bashkëpunimi në mes të forcave shqiptare të armatosura që verponin në Kosovë. A janë bërë përpjekje për një bashkëpunim më të mirë ?

Major Nazif Ramabaja : Një mbrëmje udhëtova për në Irzniq me shoferin Zymer Sefajn, njëherit pjesëtar i sigurimit personal dhe dy pjesëtarë të sigurisë personal : Sinan Shalën dhe Burim Gashin ku u zhvillua një takim pune. Në atë takim morën pjesë Ramush Haradinaj, "Smajli", Sali Veseli "Vetima", Rrustem Tetaj, Nazmi Ibrahimi i Jabllanicës (Shqiponja së Dushkajës), Fadil Nimani "Tigri", Tahir Zemaj dhe unë (Nazif Ramabaja). Kjo ishte edhe një shenjë dhe përgjegje për të gjithë ata të cilët pyesin se përse nuk ka pasur bashkëpunim në mes të forcave të cilat vepronin në terren dhe forcave të armatosura, njësiteve operative të cilat hynë në Kosovë. Bashkëpunimi ekzistonte, por rrjeti i atyre të cilët ishin kundër këtij bashkëpunimi dhe e pengonin atë në çdo mënyrë ishte tejet i madh si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, e në këtë rrjet ishin të përfshirë shumë emisarë të cilët ishin "turistë" të kësaj lufte dhe gjenin përfitimin e tyre nëpërmes fjalëve të mëdha, shpifjeve dhe intrigave të këtyre emisarëve. Ne si oficerë profesionistë nuk kemi mundur të hyjmë nën komandën e një shtabi të UÇK-së, në të cilin nuk dihej se kush ishte komandant.

"Bota sot" : Çka u bisedua atë natë dhe a është arritur pajtimi ?

Major Nazif Ramabaja : Sa i përket gatishmërisë ushtarake sipas elementeve të renditjes ushtarake, ishte në nivel të duhur. Për kriteret e zgjedhjes së policisë ushtarake u tha : Të jenë ata që i propozojnë shtabet dhe puna e tyre do të ishte më e lehtë për të vepruar, konsideronte Ramushi. Në Lug të Baranit ka shkuar puna në dy drejtime : një në kuadër të brigadës dhe e dyta ata të cilët e kanë kryer këtë detyrë para ardhjes së brigadës. Me tutje duhet punuar në shkrirjen mesvete dhe të bëhet bashkimi në një, apo brigada të ketë për punë të veta policinë në kuadër të saj. Sa i përket kësaj pike të renditjes ushtarake, kishte informata se shiteshin pushkët në Malishevë, pata thënë unë dhe për këtë vendosem një punkt kontrolli në Këpuz, ku të gjithë ata të cilët shkojnë me armë për në Malishevë të ndalohen që të shënohet numri i armës në mënyrë që të vërtetohet pas kthimit se a e ka të njëjtën armë. Nëse udhëtohet në grup të lejohet vetëm një armë për çështje sigurie, ndërsa të tjerat të ndalen dhe pas kthimit të personave t`u kthehen prapë të njëjtat. Këto ishin vendimet e këtij takimi pune. Pas këtij takimi pune Ramush Haradinaj m´u drejtue duke më thënë : "Çka kisha për të bërë vet po të mos ishit ju oficerët".

"Bota sot" : Cilat ishin vështirësitë me të cilat u ballafaquat ju oficerët profesionistë dhe nga vinte rreziku për një dobësim të radhëve tuaja ?

Major Nazif Ramabaja: Kuadri profesional ushtarak duke ditur mirë për pasojat e luftërave të "Trandafilit" të shekullit 15-të në Angli ku sipas Çarls Dikensit : "Kur njerëzit luftojnë vazhdimisht kundër bashkatdhetarëve të tyre, zakonisht vihet re se ata bëhen më të egër në mënyrë të panatyrshme dhe mbushen me tërbim më tepër se kur janë kundër një armiku tjetër". Kjo na shtyri të bëjmë atë që është dashur për të bërë, vetëm e vetëm për të mos arritur deri të nji tërbim i tillë, për arsye se ne nuk njihnim parollën se : "Armiku është në mesin tonë", por gjithmonë duke përsëritur dhe vepruar sipas rrethanave luftarake dhe mënyrës së zhvillimit të operacioneve duke u gjendur në ballë të luftës e duke e pasur armikun (okupatorin) gjithmonë përballë, menjanuam luftën vëlla-vrasëse dhe pamundësuam realizimin e planeve të forcave okupuese ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbo-ukrainase të zbatojnë planin e spastrimit etnik nëpërmes taktikës së "Tokës së djegur" dhe planit të çetnikëve të Vojsllav Sheshelit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës të përpiluar më heret, por të bërë publike në tetorin e vitit 1995, e që na kishte rënë në dorë nëpërmes oficerit për vëzhgim e përgjim, Asim Lokajt të cilin e kishte marr nga Sali Cacaj, aktivist i LDK-së në Pejë.

Përgjimet bëheshin në qendrën e ndërlidhjeve të Brigadës 131.

Moto/ Ishte fillimi i ofensivës serbe për marrjen nën kontroll të rrugës kryesore, apo magjistrales Prishtinë-Pejë. Luftime të ashpra janë bërë në Grykën e Llapushnikut, granatimet e Gllarevës dhe magjistrales Prishtinë-Prizren të Caraleva, fshatrat e Shtimes si dhe rrethina e Therandës.

"Bota sot" : Çka e karakterizon aktivitetin tuaj në fund të korrikuit të vitit 1998 ?

Major Nazif Ramabaja : Plani i ditës së 27.07.98 duhej të zbatohej me përpikëri. Njësiti marshon prej komandës së brigadës, repartit ushtarak në Baran nëpër Vranoc deri ne Bistricë dhe anasjelltas. U informuam se në Çeskovë, ka qenë Sali Veseli "Vetima" dhe iu ka thënë se ata duhet të lidhen me Jabllanicën e Dushkajes. Për këtë raportoi Enver Berisha, komandant i shtabit të Çeskovës. Idriz Atashi nga fshati Jablanicë e Leshanit, i ka dërguar në Shqipëri gjashtë vetë për t´u bërë organizimi në këtë rajon : Jablanicë e Leshanit, Rosujë, Kliçinë, Poterq dhe Kostovc. Iu dhash udhëzime, që së pari duhet formuar shtabin në mënyrë që të kemi me kënd të komunikojmë në mënyrë legjitime e pastaj të punohet sipas udhëzimeve dhe urdhëresave të cilat lëshohen prej komandës së kësaj brigade.

"Bota sot" : Në qendrën e ndërlidhjeve të Brigadës 131 përgjoheshin aksionet e armikut. Çka arritët të mësoni gjatë atyre përgjimeve ?

Major Nazif Ramabaja : Në këtë qendër është bërë përgjimi i të gjitha ofensivave të rëndësishme të cilat i ndërmori armiku nëpërmes motorolës e cila kishte ra në duart tona në Betejën e Loxhës, nëpërmes së cilës bëhej zbulimi i frekuencave, kanaleve dhe shifrave të komandimit të anës kundërshtare. Në frekuencen 15 9.900 bëheshin bisedat telefonike të shifruara, mirëpo pas një kohe bëmë deshifrimin dhe lokacionin e njësiteve të cilat merrnin pjesë në ofensivë. Frekuenca 16 3.050 kishte të bënte me sulmin në : Rahovec - Llapushnik - Kijevë - Landovicë - Caralevë. Ndodhi sulmi në Rahovec dhe vrasja e Agim Qelës, siç kishim marrë informata nga luftëtari Alush Gjocaj, i cili edhe vet ishte plagosur, menjëherë pas rënies së Rahovecit në duart të soldateskës, policisë dhe paramilitarëve serbë. Në këtë ofensivë kishin marrë pjesë edhe mercenarë rusë-belorusë dhe ukrainas (sipas përgjimeve tona, të cilët kanë bërë masakra së bashku me paramilitarët e Arkanit dhe çetnikët e Sheshelit) ekzistojnë incizimet e përgjimeve në audio-kasetë të cilat i posedoj.

Ishte fillimi i ofensivës serbe për marrjen nën kontroll të rrugës kryesore, apo magjistralës Prishtinë-Pejë. Luftime të ashpra janë bërë në Grykën e Llapushnikut, granatimet e Gllarevës dhe magjistrales Prishtinë-Prizren të Caraleva, fshatrat e Shtimes si dhe rrethina e Therandës. Në të njëjtën kohë dhe me të njëjtin intensitet ishin sulmuar dhe granatuar fshatrat e brezit kufitar me Shqipërinë, Reka e keqe : Smolica, Dobroshi e Juniku Sipas të gjitha gjasave (informatave me të cilat dispononim, që i kishim marrë nëpërmes përgjimeve) dhe deklaratave të fundit se Malisheva është zonë e lirë dhe se së shpejti do të lëshohen letërnjoftimet dhe pasaportat e mbrenda dhjetë ditëve edhe Prishtina do te jetë në duart tona, të lansuara nga zëdhëndësi i UÇK-së Jakup Krasniqi, supozohet se radhën e masakrimeve dhe dëbimeve do ta ketë Malisheva me rrethinë, sepse është duke iu ngushtuar rrethi nga te gjitha anët : nga Rahoveci, nga Suhareka dhe nga Llapushniku. Që me datën 26 dhe 27 korrik janë mbyllur shitoret në Malishevë dhe kanë "ikur" pronarët dhe nuk kanë mbetur dhjetë vetë, gjendja është kaotike, sidomos pas ardhjes se 20.000 të ikurve civilë nga Rahoveci, njoftonte Naim Hysenaj nga fshati Kodradiq.

"Bota sot" : Si bëhej dëshifrirmi i kodeve të armikut nga ana juaj dhe si u sulmua Malisheva ?

Major Nazif Ramabaja : Dëgjoheshin shifrat: Kosa, Jastreb, Rubin, Bistrica, (Gvozdeni ishte shifër për mjetet e blinduara, tanke sepse kërkojnë 20 litra vaj të cilin e ka hudhur jashtë), Ibar, Limun etj. Degjëhej : "Kosa 501, Kosa 1, 5/1 Limun e ka kryer detyrën", pastaj : "733 mirru vesh me të dhe vepro si të thotë ai, Kosa 121", "Unë jam në k.761 300 m në perëndim, 858 dal në O. Svetac lajmërohu, Kosa 5 lajmërohu" (Përkthimet në shqip nga unë).

Gjatë sulmeve, dëgjimit dhe përgjimeve nëpërmes qendrës së komandës së brigadës, armiku sulmoi Malishevën nga të katër anët : Nga ana e Rahovecit nga ana e Kijevës, nga ana e Llapushnikut dhe nga ana e Caralevës dhe sipas planit të tyre pra më 28.07.1998 kanë planifikuar të mirret Malisheva dhe në orët e mbrëmjes pas tërheqjes së UÇK-së Malisheva ka rënë në duart e ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë. Në ndërkohë është sulmuar edhe Dobroshi, Juniku, Jasiqi, Gjocaj në Rekën e keqe.

Fillimi i Luftës ne Junikë

Vlenë të shkruhet se lufta fshatin e Junikut e kishte gjetur krejtësisht te pa përgatitur, në mëngjesin e ditës se hëne, policia dhe paramilitret serb kishin tentuar te hynë ne lagjen e Bajraktarve, gjegjësisht ne familjet e Knushve, ku aty kanë has në rezistenc nga nga disa djem ne krye me Giqen (Muharrem Knushi) i cili kishte ardh nga Qekia me një qellim te caktuar "Për ti dalë Zotë vendit. Pas disa orve luftë po thuaj gati ballë për ballë, djemtë e lagjes se Bajraktarve arrin ti zbrapsin policin me paramilitar. Pastaj Juniku gjindet në një sprovë, junikasit moren veshë se lufat është e pa shmangshme. Muharrem Knushi (Giqa) tere ditën lëvizte poshtë e nalet për ti organizuar te gjithë fashtaret e Junikut për tu akitivizu ne luftën dhe formimin e UQK edhe në ketë rajon. Kishte organizu nëper qdo dalje dhe hyrje te fashit prita me djem te armatosur, diku ka ora 11:00 nga ana e Botushes ishte taku me një mikë te vetin Nazmi Pukajn (Galani) me te cilin ishin edhe se bashku ne trajnim para disa kohe ne Shqipri. Muharrem Knushi (giqa) dhe Nazmi Pukaj (galani) ishin kordinu se bashku dhe mund te themë se këta dy djemi ishin edhe simboli i parë i UQK në fshatin Junikë, Muharrem Knushi (Giga) kishte një uniform te Zezë te njësitit special, kurse Nazmi Pukaj(galani) kishte një uniform ushtarake me simbolet e UQKse.

Në shpejtësi djemtë e Junikut u angazhun dhe me ndihmen e disa oficerëve dhe nga Juniku dhe gjetiu formohen edhe strukturat e para te UQKse, ku Komandant u emru Gani Shehu, shumë banor u larguan nga fshati, shumë kalun kufirin shqiptaro-shqiptar, te tjerët neper zona te pa prekur nga lufta.

Në Junikë u regjistrune edhe viktimat e para, si Qaush Qestaj, Shaban Mazrekaj, i cili vinte nga fshati Voksh për në Junik, ku në hymje te Junikut vritet nga snajperistet serb, nena e tije shpëton e cila arrin të njoftoj për at çka kishte ndodhur, disa djem te UQKse e keta ishin (Nazmi Pukaj, Ilir Pepshi, Tahir Gacaferi, Miftar Bajraktari, etj, arritën kufomën e Shaban Mazkrejat ta terhekin dhe me ndihmen e Muharrem Gacaferit ta dërgojnë në Voksh.

Qdo ditë më e tmerrshme se tjetra, granatime nga Podi i geshtenjave, po djemet e Junikut kishin një kurajo te fort, luftonin qendronin dhe skursenin as gjë, gjatë ketyre ditve UQKja me udhheqjen e vetë u perball me disa veshtirsi jo edhe nga armiku, forcat e Farkut kishin depertu deri në Jasiq te Junikut, ku me ndihmen e Komandatit te ZO te Dukagjinit R. Haradinajt u arrit nje marraveshje qe te eskalohet qdo tendenc konflikti. Juniku ishte bere edhe si kanal i vetem furnizimi, ku besohet se gjithë depertonin neper Junikë dhe anasjlltas, si Drenica, Karadaku, Anamorava, udhtonin tanë diten, vini në Junikë, pushojshin, ushqeheshin dhe ikshin drejt Shqipris.

Shumë granata e goditen Junikun, shumë shtepi u perfshin nga flaka, Dy unformat e para te UQKse Giqa e Galani ishin po thuaj tere kohen ne veprim, pas disa ditesh Galani duhej te shkonte ne Gllogjan ku u aty qendroj disa javë, dhe pas kthimit nga Gllogjani ishte në detyren e percjllsit, dhe majtjen nen kontrol te terrenit gjatë kalimit te kufrit shqiptaro-shqiptar, ku edhe ka kry nje punë shumë me rendesi, flitet per sukseset, ku asnje her nen percjelljen e tijë nuk ka pas probleme. Giqa me Cimen ne Junikë, ku shpesh ishin ne aksion dhe ne mbrojtje.