Historia e Kuvendit të Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Historia e Kuvendit të Kosovës fillon që në kohën e Perandorisë Osmane në bazë të traditës së trashëguar nga organizimi i jetës shoqërore vetanake Ilire. Ngritja e kuvendeve lokale në një kuvend të përgjithëshem, ka ndodhur në Lidhjen e Prizrenit, ku gjitha kuvendet (Oda, Kuvende, Fise, Lidhje) e ndryshme lokale të ngritura në bazë të kësaj tradite u bashkuan në një Kuvend të përgjithëshem Shqiptar. Më këtë shqiptarët kishin krijuar qendren e tyre kuvenduese e cila e organizonte jeten shoqërore dhe ishte përgjegjëse për komunikim me format tjera të organizimit të shoqërive të huaja për kombit shqiptar. Përderisa pjesa e shqitarëve të mbetur nën zgjedhjen e huaj, mbetej nën organizimn e jetës sipas kësaj tratitës, pjesa në Republikën e Shqipërisë u mbllodh rreth Kuvendit të themeluar në Tiranë dhe ajo në Kosovë rreth Kuvendit në Prishtinë. Me ndarjen e Kuvendit Shqiptar në dy qendra, d.m.th Tiranë dhe Prishtinë në teritoret ku këto të dyja ishin pak a shumë në gjendje të kyenin funksionet e lartë përmendura, fillon edhe bashkimi i kuvendeve tjera lokale me to. Në anën tjetër kuvendet e mbetura jashtë këtyre dy qendrave, vazhdojnë organizimin e jetës shoqërore shqiptare nën administrmin e huaj. Ka edhe kuvende të tilla që ju kanë bashkangjitur Kuvendit të Greqisë.

Odat dhe malësia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhja e Prizrenit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Luftrat Botërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jugosllavia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

UNMIK-u[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas luftës së 1999-ës

Edhe gjatë kësaj kohe në opinion ishte i njohur edhe nën ermrin Parlamenti i Kosovës.

Kosova, në bazë të Rezolutës 1244 ishte nën Protektoratin e Këshillit Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, çka nënkuptonte Administrimin e përkohshëm të Kosovës nga kjo organizatë e cila këtë e bënte me Misionin e saj në Kosovë të njohur me shkurtesën UNMIK. Misioni i Organizatës Kombeve të Bashkuara në Kosovë. UNMIK-u udhëhiqej nga Autoriteti i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së .

Mirëpo, me kalimin e kohës, sipas Rezolutës 1244, UNMIK-u kishte për detyrë të i ndihmonte vendorët në krijimin e Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës (IPVQ), së pari u formua Këshillit Përkohshëm Administrativ - (KPA), në të cilin ishin të përfaqësuara të gjitha grupet politike dhe bashkësitë etnike që jetojnë në Kosovë në atë kohë. Në vitin 2001 nxirret Kornizën Kushtetuese të Kosovës, dokument i cili ishte miratuar me konsensus në mes të strukturave ndërkombëtare dhe UNMIK-ut në njërën anë dhe atyre vendore të KPA-së. Në bazë të Kornizës Kushtetuese fillojë ndërtimi i institucioneve vendore nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Ndërkombëtarët i njihnin të drejtat për krijimin e institucioneve vetëqeverisëse, si ato qendrore ashtu edhe lokale, përmes zgjedhjeve të lira dhe votës së lirë të qytetarëve për të dy nivelet e pushtetit.

Gjatë kësaj kohe vendorët fitojnë të drejtën që të ketë Presidentin e Kosovës (me Kabinetin e Presidentit), Parlamentin e Kosovës (të përbërë nga 120 ulëse, 100 ulëse për deputetët e zgjedhur nga vota e lirë, ndërsa, pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve dhe numrit të fituar të votave, 10 ulëse janë të rezervuara për deputet e minoritetit serb si dhe 10 të tjera të rezervuara për minoritetet tjera si turq, egjiptas, boshnjak, ashkali, rom etj.). Kryetari dhe Kryesia e Parlamentit, Komisionet dhe Grupet parlamentare), dhe Qeverinë e Kosovës, (Kryeministri, ministrat dhe zëvendës ministrat). Funksionarët e këtyre institucioneve janë zgjedhur me votën e lirë të kosovarëve si dhe, njëkohësisht, pranoheshin nga UNMIK-u.