Historia e Manchester United

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Lua error in Module:HtmlBuilder at line 33: attempt to concatenate field 'val' (a nil value).

Manchester United F.C.[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubi i njohur si “Newton Heath LYR FC” u themelua më 1878 nga disa punëtorë hekurudhe. Emri shpejt iu shkurtua në Newton Heath dhe filluan të thërriteshin nga tifozët si The Heathens. Klubi i bëri ballë falimentit në vitit 1902 falë John Harry Davies, për të cilin thuhet se e njohu skuadrën pasi që qeni i tij kishte humbur në qendrën stërvitore të Newton Heath. Ai pagoi borxhet dhe ia ndryshoi emrin skuadrës në “ Manchester United”. Me emrin e ri ekipi fitoi Kampionatin Anglez në vitin 1908. Ndërsa më 26 prill 1909 kundër Bristol City FC fitoi për herë të parë edhe Kupën e Anglisë. Në vitin 1910 me ndihmën financiare të Davies ata u shperngulën nga “Bank Street” në “Old Trafford”. Një vit më vonë, më 1911, fituan përsëri Kampionatin Anglez.


Epoka e Sir Matt Busby (1945-1969)[redakto | redakto tekstin burimor]

Sir Matt Busby u emërua tranjer i Manchester United në tetor të vitit 1945 dhe bëri një punë të pashembullt që lojtarët të realizonin detyrat e tyre. Qe një sukses i pabesueshëm kur klubi doli i dyti në kampionat më 1947 dhe fitoi Kupën e Anglisë më 1948. Busby adoptoi një strategji që favorizonte të rinjët. Në vitin 1956, Manchester United fitoi kampionatin me një skuadër mosha mesatare e të cilës ishte 22 vjet. Kjo strategji ishte thelbësore për suksesin e skuadrës në vitet që pasuan. Më 1957 ata morën përsëri kampionatin ndërsa humbën në finale të kupës nga Aston Villa. Klubi gjatë kësaj periudhe u bë i pari klub anglez që mori pjesë në Kupën e Europës.


Tragjedia e Munchen-it (6 shkurt 1958)[redakto | redakto tekstin burimor]

A stone tablet, inscribed with the image of a football pitch and several names. It is surrounded by a stone border in the shape of a football stadium. Above the tablet is a wooden carving of two men holding a large wreath.
Nje Plakat e vendosur në Old Trafford për prkujtimin e të gjith atyre qe vdiqën në dezastren e Munch-it

Tragjedia e Munchen-it ndodhi ndërsa skuadra po kthehej në shtëpi pas një ndeshjeje në Beograd kundër Crvena Zvezdas. Në këtë aksident ajëror humbën jetën 8 futbollistë dhe 5 pasagjerë të tjerë. Ndërsa Busby po merrte veten nga plagët e marra, ndërsa Jimmy Murphy mori drejtimin e skuadrës. United vazhdoi të luante me një ekip provizor me të cilin arriti të fitonte 2-1 në gjysëmfinale të Kupës së Europës edhe pse më pas do të eliminohej. Pavarësisht fatkeqesisë ata arritën në finale të Kupës së Anglisë, ku humbën nga Bolton Wanderers.










Rindërtimi pas tragjedisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Sir Matt Busby filloi ta rindërtonte skuadrën në vitet 60-ta duke u mbështetur në lojtarë si Denis Law e Pat Crerand. Ata fituan Kupën e Anglisë në vitin 1963, Ligën e Anglisë në vitet 1965 dhe 1967 dhe Kupën e Europës në vitin 1968, duke u bërë njëkohësisht edhe skuadra e parë angleze që e arrinte këtë titull. Në këtë kohë Manchester United mbështetej në lojën e tre prej lojtarëve më të mirë të kohës Denis Law , Bobby Charlton dhe George Best. Në vitin 1969 Sir Matt Busby dha dorëheqje nga posti i tranjerit të United dhe u zëvendësua nga Wilf McGuinness, lojtar i vjetër i United dhe tranjer i ekipit të të rinjëve.


Periudha 1969-1986[redakto | redakto tekstin burimor]

Fillimisht në këtë periudhë United u udhëheq nga trajnerë si Wilf , McGuinness (1969-70), Frank o’Farrell (1970-71) e Tommy Docherty (1972-77).Docherty shpëtoi ekipin nga rënia nga kategoria më 1972, por më 1974 nuk mundi të bente asgjë sepse United ra një kategorine më poshtë, përkatësisht në Divizionin e Dytë. Por në përpjekjen e parë u rikthyen në Divizionin e Parë, dhe arritën deri në finale të Kupës së Anglisë më 1976 ku u mposhtën nga Southampton F.C. Megjithatë arritën të riktheheshin përsëri në finale më 1977, kur kësaj here mundën Liverpool. Paverësisht këtij suksesi Docherty u përjashtua pas finales pasi u morr vesh se ai kishte një lidhje jashtëmartesore me gruan e fizioterapistit të skuadrës. Dave Sexton (1977-1981) zëvendesoi Docherty-n në verën e vitit 1977 dhe formoi një ekip më shumë defanziv. Ky stil loje nuk ishte shumë i pëlqyer nga tifozët të cilët ishin mësuar me ekipet ofensive të Docherty dhe Busby. Pasi nuk fitoi asnjë trofe Sexton u përjashtua më 1981 pavarësisht se i kishte fituar 7 ndeshjet e tij të fundit. Sexton u zevendesua nga Ron Atkinson (1981-86) i cili menjëherë theu të gjitha rekordet britanike për shuma të paguara për futbollistë, duke blerë Bryan Robson nga West Bromwich Albion-i. Ai gjithashtu bleu disa lojtarë të tjerë si Jesper Olsen e Gordon Strachan. United fitoi Kupën e Anglisë më 1983 dhe më 1985. Ata ishin favoritët kryesorë për të fituar kampionatin më 1986 pasi kishin fituar 10 ndeshjet e para por pas muajit tetor loja e tyre u zbeh dhe ata përfunduan në vendin e katërt. Pasi titulli nuk po vinte Atkinson u pushua nga puna.


Epoka e Sir Alex Ferguson (nga 1986)[redakto | redakto tekstin burimor]

The torso and head of a grey-haired white man. He is wearing spectacles and a black coat.
Alex Ferguson është Menagjer i United që nga viti 1986.

Sir Alex Ferguson erdhi nga Arbedeen FC për të zëvendësuar Atkinson dhe ekipi përfundoi në vendin e 11-të. Sezonin e ardhshëm ata dolën të katërtët dhe Brian McClair u bë i pari sulmues që shënonte 20 gola në sezon që prej George Best-it. Megjithatë Manchester United zhgënjeu në dy sezonat që pasuan dhe shumë lojtarë të lënë në hije nga Ferguson nuk arritën rezultatet e pritura nga tifozët. Kishte thashethëme se Fergusoni do të zëvendësohej në fillim te vitit 1990, por një fitore kundër Nottingham Forest në raundin e tretë të Kupës së Anglisë e më pas edhe fitorja në finale ndaj Crystal Palace ia siguroi vazhdimin e karrierës te United. Manchester United fitoi UEFA Kupën e Fituesve të Kupave më 1991 duke mposhtur në finale fituesin e kupës spanjolle, Barcelonën. Ndërsa më vonë fitoi edhe Superkupën e UEFA-së duke e mundur në finale, Crevena Zvesdan. Në zhvillimet jashtë fushës, më 1991 klubi u listua në Bursën e Vlerësimit të Londrës me një vlerë prej 18 milionë funte. Ardhja e Eric Cantona-s, si dhe prania e lojtarëve tashmë të afirmuar si Gary Pallister, Denis Irwin dhe Paul Ince si dhe e talentëve të rinjë si Ryan Giggs ndihmuan që United ta finalizojnë sezonin 1992-93 si kampion, për herë të parë që prej vitit 1967. Në sezonin 1994-95 Eric Cantona merr 8 muaj pezullim pas një ndërhyerje në stil të sporteve luftarake ndaj një tifozi të Crystal Palace gjatë një ndeshjeje. Në mungesë të tij United humb kampionatin dhe kupën. Pas shfaqjes në skenë të të ashtuquajturës Gjenerata e Vitit 92 që përfshinte lojtarë të rinjë si David Beckham, Garry Neville, Phil Neville, Nicky Butt e Paul Scholes , United fitoj sërish dopietën duke u bërë skuadra e parë angleze që e fiton atë dy herë. Më 1997 Eric Cantona tërhiqet nga futbolli në moshën 30 vjeçare.


Tripleta (1999)[redakto | redakto tekstin burimor]

Sezoni 1998-99 qe sezoni më i mirë për United. Ata u bënë klubi i parë dhe i vetëm anglez që fitoi Ligën Angleze, Kupën e Anglisë dhe Ligën e Kampionëve në të njejtin sezon. United fitoi kampionatin në ndeshjen e fundit kur mundi Tottenham Hotspurs me rezultat 2-1. Por fitimi i kampionatit qe vetëm pjesa e parë e tripletës, pjesë që u cilësua si më e thjeshta nga Sir Alex Ferguson. Në finale të FA Cup ata mundën NewcastleUnited 2-0 me gola të Teddy Sheringham dhe Paul Scholes. Në finalen e Ligës së Kampionëve, Manchester United u ndesh me Bayern Munich, në një ndeshje të konsideruar si finalja më e madhe në historinë e këtij kompeticioni. Në minutën e gjashtë të ndeshjes bavarezët kaluan në avantazh me një gol të Mario Basler-it dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutat e fundit kur Teddy Sheringham barazoi në minutën e 90'. Ndërsa në minutën 92’ golin e fitores e shënoi Ole Gunnar Solskjær. Që të dy golat u shënuan nga goditje këndi të ekzekutuara nga David Beckham. Kjo finale e pabesueshme mbaroi në minutën e 93’. Tripleta ishte shtytësi kryesor që Sir Alex Ferguson të nderohej me titullin e Kalorësit nga Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo fushatë e mrekullueshme përfundoi me fitimin e Kupës Interkontinentale , ku në finale, në Stadiumin Nacional të Tokios para 35.000 tifozëve, mposhtën kampionët amerikanolatin, brazilianët e Palmeiras, me një gol të Roy Keane në minutën e 35-të.


Pas Tripletës[redakto | redakto tekstin burimor]

Manchester United fitoi kampionatin në sezonat 2000 dhe 2001. Ndërsa në garat europiane Ferguson adoptoi një taktikë më defansizve për ta bërë United më të vështirë për t’u mposhtur. Megjithatë kjo taktikë nuk qe shumë e sukseshme ngase pos që nuk po fitonte në Europë, United përfundoi në vendin e tretë në Angli gjatë sezonit 2002. Por ata iu rikthyen titujve duke fituar kampionatin në vitin 2003, por në verën e vitit 2003 David Beckham, një nga yjet e futbollit botëror, kaloi te Real Madridi. United sezonin në vijim ia nisi mirë por pas pezullimit tetë mujor të Rio Ferdinand-it për doping, sezoni u shkoi në avari. Megjithatë klubi fitoj Kupën e Anglisë duke mposhtur Millwall-in në finale. Sezoni 2004-05 u karakterizua nga mungesa e golave edhe pse Ruud Van Nistlrooy po shënonte regullisht. Ky sezon i gjeti ata në vendin e tretë dhe të mposhtur me penallti nga Arsenali në finale të Kupës së Anglisë. Jashtë fushës së lojës ngjarja kryesore qe blerja e klubit nga familja milionere amerikane Glazer, me në krye Malcolm Glazer. Në sezonin 2005-06 mesfushori dhe kapiteni legjendar Roy Keane e la United për të firmosur me Celtic-un. Ndërsa klubi fitoj Kupën e Ligës Angleze, duke mposhtur në finale Wigan Athletic. Fundsezoni u karakterizua me largimin e Ruud Van Nistelrooy për tek Real Madrid-i. Në sezonin 2006-07 Manchester United fitoi Kupën e Anglisë dhe Kampionatin Anglez duke dal para Chelsea që kishte dy sezona si kampion i Anglisë. Ndërsa në garat europiane u eliminuan nga AC Milan.


Dopieta e 2008[redakto | redakto tekstin burimor]

Në javën e fundit të sezonit 2007-08 Manchester United dhe Chelseaishin në krye te klasifikimit të Premier Ligës me 84 pikë secili, duke bërë që kampionati të vendosej në javën e fundit. Pas barazimit të Chelsea-t me Bolton-in dhe fitores së United ndaj Wigan-it me rezultat 2-0, United u shpall Kampion i Anglisë për të dytin vit radhazi. Këtë sezon në gjysëmfinale Manchester United mposhti Barcelonën me golin e Paul Scholes dhe fitoi në Finalen e Ligës së Kampionëve duke mundur në finale Chelsea-n. Në finalen e zhvilluar në Moskë, më 21 maj 2008, Manchester United fitoi me penallti pasi koha e rregulltë kishte mbaruar 1-1 me golat e Cristiano Ronaldo për United dhe Frank Lampard për Chelsea-n.


Periudha 2008-2011[redakto | redakto tekstin burimor]

Që nga sezoni 2008 deri në vitin 2011, Manchester United, fitoi dy herë Kampionatin Anglez duke përfshirë 19 tituj rekord në Angli dhe shkoi dy herë në finalen e Ligës së Kampioneve (në vitin 2009 dhe 2011), ku u mposhtë dy herë nga Barcelona.


Turneu i Amerikës (2011)[redakto | redakto tekstin burimor]

Vlen të përmendet që para turneut të Amerikës, Manchester United, me 1 korrik të vitit 2011 arriti të transferoi talentin e ri shqiptar, Adnan Januzaj nga klubi belg, Anderlecht, me një shumë prej 300 mijë funtash. Manchester United në korrikun verës së vitit 2011 filloi turneun e saj në Amerikë, ku u ndesh me 5 skuadra. Së pari ata u ndeshën me New England Revolution me 13 korrik, të cilët Manchester United i mposhti me rezultat 4-1. Me datën 20 korrik ata u përballen kundër Seattle Sounders, dhe fituan me rezultat 7-0. Me 23 korrik ata u takuan me Chicago Fire të cilët i mposhti me rezultat 3-1. Në ndeshjen e parafundit ata u përballen me MLS All-Stars të cilët i mposhti me rezultat 4-0. Në ndeshjen e fundit të turenut të tyre, me 30 korrik ata u përballen kundër Barcelonës të cilët Manchester United i mposhti me rezultat 2-1. Golat për United i shënoi Luis Nani dhe Michael Owen, ndërsa për Barcelonën shënoi Thiago Alcantara. Në këtë ndeshje që të dyja skuadrat kishin vendosur formacion të përzier, duke futur në lojë lojtarë nga akademia, formacioni i dytë dhe nga formacioni i pare. Po në këtë vit, Manchester United transferoi disa lojtarë të rinj, si Phil Jones, David de Gea dhe Ashley Young me një shumë prej 45 milion funteve.


Sezoni 2011/2012[redakto | redakto tekstin burimor]

Në sezonin e kampionatit anglez 2011/2012, Manchester United tashmë si rival kryesor për titullin e kampionit e ka rivalin lokal, Manchester Cityn. Diferenca e pikëve ndërmjet këtyre dy skuadrave është e vogël dhe eksperienca të cilën e ka Manchester United me vite të tëra mund ta stolisin skuadrën e Sir Alex Ferguson me titull e 20 në Premier Ligë.


25 vjetori i Sir Alex Ferguson[redakto | redakto tekstin burimor]

Që nga viti 1986 deri në vitin 2011 u mbushën 25 vite të udhëheqjes së Manchester United, nga menaxheri më i mirë i të gjitha kohërave, Sir Alex Ferguson , i cili nga shumë ekspertë të futbollit konsiderohet si njëri ndër njërezit më të respketuar të futbollit dhe absolutisht menaxheri më i suksesshëm i të gjitha kohërave që prej u formua futbolli. Federata Ndërkombëtare për Statistika në Futboll (IFFS) e ka vlerësuar, Sir Alex Fergusonin, si menaxherin më të suksseshëm në historinë e futbollit dhe më të mirin në 15 vitet e fundit. Sipas magazinës të popullarizuar botërore WorldSoccer, e cila merret me klasifikimin e top menaxherëve në futboll, Sir Alex Ferguson, është shpallur si menaxheri më i mirë në futboll, duke lënë prapa Jose Mourinho dhe Marcello Lippi.

Lojtaret[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra e Parë

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
1 Flag of Spain.svg Pt David de Gea
2 Flag of Brazil.svg Mb Rafael
3 Flag of France.svg Mb Patrice Evra (vice-captain)
4 Flag of England.svg Mb Phil Jones
5 Flag of England.svg Mb Rio Ferdinand
6 Ulster banner.svg Mb Jonny Evans
7 Flag of Ecuador.svg Mf Antonio Valencia
8 Flag of Brazil.svg Mf Anderson Luís de Abreu Oliveira
10 Flag of England.svg Sm Wayne Rooney
11 Flag of Wales.svg Mf Ryan Giggs
12 Flag of England.svg Mb Chris Smalling
14 Flag of Mexico.svg Sm Javier Hernández Balcázar
15 Flag of Serbia.svg Mb Nemanja Vidic (captain)
16 Flag of England.svg Mf Michael Carrick
17 Flag of Portugal.svg Mf Nani
18 Flag of England.svg Mf Ashley Young
19 Flag of England.svg Sm Danny Welbeck
20 Flag of the Netherlands.svg Sm Robin Van Persie
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
22 Flag of England.svg Mf Paul Scholes
23 Flag of England.svg Mf Tom Cleverley
24 Flag of Scotland.svg Mf Darren Fletcher
25 Flag of England.svg Mf Nick Powell
26 Flag of Japan.svg Mf Shinji Kagawa]
27 Flag of Italy.svg Sm Federico Macheda
33 Flag of Portugal.svg Sm Bébé
34 Flag of Denmark.svg Pt Anders Lindegaard
37 Flag of Ireland.svg Mf Robbie Brady
40 Flag of England.svg Pt Ben Amos
47 Ulster banner.svg Mf Oliver Norwood
48 Flag of England.svg Sm Will Keane
50 Flag of England.svg Pt Sam Johnstone
-- Flag of England.svg Mf Wilfried Zaha


Akademia e Manchester United[redakto | redakto tekstin burimor]

Momentalisht Manchester United ka një numër të madh talentash, të cilët çdo ditë e më shumë janë duke u përmirësuar si shkas i punës së madhe të menaxherit të tyre, René Meulensteen, i cili njëkohësisht është edhe menaxheri më I suksseshëm I akademisë.

Stadiumi[redakto | redakto tekstin burimor]

Old Trafford

Stadiumi Old Trafford i njohur gjithashtu edhe si Teatri i Ëndrrave, epitet ky i dhënë nga Sir Bobby Charlton, ndodhet në Trafford, Great Manchester dhe ka qenë stadiumi i Manchester United që nga viti 1910, me përjashtim të një periudhe pas Luftës së Dytë Botërore për shkak të bombardimit të vitit 1941. Gjatë asaj periudhe deri në vitin 1949, United ndau të njejtin stadion, Main Road, me rivalët e qytetit Manchester City. Stadiumi ka 75.957 vende dhe një shikueshmëri mesatare për ndeshje përmbi 75.000 tifozë.




Kabineti i titujve:[redakto | redakto tekstin burimor]

- Ligë:

  • Divizioni i Parë (deri në vitin 1992) dhe Premier Ligë (19):

1907–08, 1910–11, 1951–52, 1955–56, 1956–57, 1964–65, 1966–67, 1992–93, 1993–94, 1995–96 1996–97 , 1998-99, 1999–2000, 2000–01, 2002–03, 2006–07, 2007–08, 2008–09 dhe 2010–11.

  • Divizioni i Dytë (2):

1935–36 dhe 1974–75.

- Kupat e Anglisë:

  • FA Kupa (11):

1908–09, 1947–48, 1962–63, 1976–77, 1982–83, 1984–85, 1989–90, 1993–94, 1995–96, 1998–99 dhe 2003-2004.

  • Kupat e Ligës (4):

1991–92, 2005–06, 2008–09 dhe 2009–10.

  • FA Charity/Community Shield – Superkupa e Anglisë (19):

1908, 1911, 1952, 1956, 1957, 1965, 1967, 1977, 1983, 1990, 1993, 1994, 1996, 1997, 2003, 2007, 2008, 2010 dhe 2011.

- Evropë:

  • Kupa e Evropës/UEFA Liga e Kampionëve (3):

1967–68, 1998–99 dhe 2007–08.

  • UEFA Cup Winners’ Cup (1):

1990–91.

  • UEFA Super Kupë: (1):

1991.

- Botë:

  • Kupa Interkontinentale (1):

1999.

  • FIFA Kupa e Klubeve të Botës:

2008.