Historia e Policisë së Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fillimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Flamuri i Polices se Shtetit

Sipas burimeve historike, fillimet e Policisë Shqiptare i gjejmë nga fundi shek. XVIII dhe gjysma e pare e shek. XIX. Gjate kësaj periudhë, në Pashallëkun e Janinës dhe BushatllinjveShkodrës, u krijuan për herë të parë policia dhe xhandarmëria. Në mënyre të veçante, në Pashallëkun e Janinës, Ali Pashe Tepelena krijoi dhe organizoi një polici tepër të centralizuar e të fortë si dhe disa lloj shërbime policore si policia e rendit, e porteve, burgjeve, etj.

Pashallëku I Shkodrës (1757-1796), përmendet për stabilizimin e rregullit dhe qetësisë publike dhe për luftën që kanë bërë forcat e policisë dhe xhandarmerisë kundër piraterisë.

Krijimi i Policisë shqiptare lidhet me shpalljen e Pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar (1912). Me 4 dhjetor 1912 u krijua Ministria e Brendshme e cila përgjigjej për ruajtjen e rendit e te qetësisë publike. Për te përmbushur këtë detyre, ajo brenda pak kohesh krijoi një Fuqi Civile, një pjese te se cilës i ngarkoi detyra ne rolin e policisë për ruajtjen e ligjshmërisë dhe zbulimin e shtypjen e krimineleve, ndërsa pjesën tjetër e angazhoi për krijimin e xhandarmerisë.

Me 13 janar 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, mori Vendimin për Krijimin e Forcave të Rendit (Policisë dhe Xhandarmerisë) (AQSH. Fondi 245/II, dosja 69/1). Ne Ministrinë e Brendshme te kësaj qeverie funksiononte Zyra e Sigurimit Publik me atributet e Drejtorisë se Policisë, ndërsa pranë prefekturave e n/prefekturave ishin zyrat e komiseritë e policisë. Xhandarmëria funksiononte mbi bazën e batalionit (ne prefekture), kompanisë (n/prefekture) dhe togës (ne krahina). Ne maj 1913 u krijua Shtabi Madhor nga i cili varej xhandarmëria. U krijuan 3 batalione xhandarmërie (Vlorë, Berat, Elbasan).

Me 3 qershor 1913 u vu ne funksionim Rregullorja e Qeverisë së Vlorës mbi formimin e Milicisë shqiptare. Po ne këtë kohe, u vendos për here te pare uniforma kombëtare e xhandarmerisë dhe policisë. Ndërsa, me 20 dhjetor 1913, doli dekreti i Qeverise se Vlorës mbi Formimin e Xhandarmerisë shqiptare ne krahinat e jugut.

Ne organizimin e xhandarmerisë shqiptare një ndihmese te rëndësishme ka dhëne edhe Misioni holandez i kryesuar nga kolonel William de Veer dhe zëvendësi i tij major Ludvig Thomson, i ardhur ne nëntor 1913. Me ndihmën e tyre u krijuan 4 reparte xhandarmërie me 300 vete secili.

Lufta e Pare Botërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjate Luftës se Pare Botërore, strukturat e policisë dhe xhandarmerisë kombëtare u copëtuan dhe u profiluan sipas modeleve te forcave pushtuese (austro-hungareze, franceze, italiane, etj.). Ne Krahinën Autonome te Korçës u krijua prefektura e policisë dhe zyrat e policisë ne qarqe.

Periudha e monarkisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas Kongresit te Lushnjës (1920-1924), pati organizime dhe zhvillime te reja ne fushën e policisë. Ne tetor 1920 u miratua organika e re e policisë se përgjithshme (210 vete). Ne funksion te kompletimit organik te policisë doli Rregullorja për kushtet kryesore për komisare, n/komisare e police. U krijuan për here te pare stacionet e policisë dhe xhandarmerisë. Ne vitin 1921, krijohet policia e pallatit ne Parlament (ose policia e sigurimit te rezidencave qeveritare dhe personaliteteve te larta). Një moment te rëndësishëm ne Historinë e Policisë përbën edhe hartimi i Rregullores mbi Detyrat e Policisë, ne shkurt 1921.

Pas Revolucionit te qershorit, Qeveria e Nolit mori disa masa për organizimin e policisë. Ne gusht 1924 doli qarkorja për organizimin e konkursit te personelit te policisë, ndërsa ne shtator te po atij viti, hyri ne fuqi vendimi i komisionit qendror te ministrisë mbi organizimin e personelit te policisë. Ne këtë kohe krijohet për here te pare shërbimi i detektiveve te policisë.

Prej rënies se Fan Nolit, pra ne periudhën 1925-1938, karakterizohet nga zhvillimi progresiv i policisë dhe xhandarmerisë. Futen elemente modern perëndimore ne fushën e strukturave dhe legjislacionit te policisë dhe xhandarmerisë. Gjate kësaj periudhe u krijuan për here te pare disa lloje policish si : P. Bashkiake (1928), P. Rurale (1929), P. Kufitare (1930), P. Sigurimit Publik (1938), Roja Mbretërore e Kufirit (1939), Xhandarmëria Qytetëse (me atributet e policisë urbane), etj.

Periudha e Luftës se Dyte Botërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjate Luftës se II Botërore strukturat e policisë dhe xhandarmerisë ne pjesën me te madhe u asimiluan dhe profiluan sipas interesave te shteteve pushtuese. Gjate dy pushtimeve, policia u integrua ne strukturat ushtarake me emërtimin Trupa e Armatosur e Policisë.

Ne vitin 1943, ne zonat e çliruara, u krijuan strukturat partizane për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike : Komandat e Qarkut, Komandat e Vendit dhe Rojet Vullnetare. Ne nëntor 1944, u be riorganizimi i tyre duke marre emrin Forcat e Mbrojtjes se Popullit. Sipas dokumenteve te kohës, këto forca kane luajtur një rol aktiv ne ruajtjen e rendit e qetësisë publike ne zonat e çliruara.

Periudha e pas-Luftës se II[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas Luftës se Dyte Botërore organizimi dhe strukturimi i policisë është bere sipas modeleve lindore. Me 14 maj 1945 u be riorganizimi i strukturave ushtarake te ruajtjes se rendit dhe u krijua Policia Popullore. Gjate viteve 1945-1990, kane ndodhur disa ndryshime ne fushën e organizimit dhe strukturimit te policisë. Policia ka kontribuar ne mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe ne mbrojtjen e jetës se individit dhe pasurive.

Periudha e Demokracisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke filluar nga viti 1991, pas futjes se Shqipërisë ne rrugën e proceseve demokratike, kane ndodhur disa ndryshime te rëndësishme ne fushën e organizimit dhe ristrukturimit te Policisë Shqiptare. Ne vitin 1991, me krijimin e Ministrisë se Rendit Publik, policisë iu dha statusi i një institucioni me vete, ndryshe nga ç’ishte me pare. Ne një kohe te shkurtër u bene ndryshime te te shpejta te karakterit organizativ e ligjor te policisë si dhe u be hapja e saj me boten.

Gjate vitit 1992-96, ne baze te programit qeveritar, por pa hartuar strategji konkrete, u zhvillua reforma ne polici. Ky proces përfshiu fushën e ristrukturimit te policisë ne te gjitha nivelet, rinovimin e personelit te policisë, zgjerimin e kuadrit ligjor dhe hapjen e saj me institucionet homologe te botes e organizatat ndërkombëtare. Fillimisht ky proces pati impakt pozitiv për faktin se brenda një kohe te shkurtër u zhduk kaosi, anarkia dhe u vendos rregulli e qetësia publike. Por, përveç rezultateve pozitive qe u arritën, evidentohen edhe mjaft probleme qe kane te bëjnë me paqëndrueshmërinë e strukturave, standardet e ulëta te rekrutimit te personelit, nivelin e ulet te profesionalizmit, policimin e tubimeve paqësore te paautorizuara, shfaqjet e korrupsionit etj. te cilat dhanë impas te fuqishëm gjate trazirave janar-mars 1997.

Gjate trazirave te janar-mars 1997, u dogjën dhe u shkatërruan plotësisht 10 komisariate te policisë, ndërsa pjesa tjetër pësoi dëmtime te mëdha, u vodh mbi 80 % e teknikes dhe automjeteve te policisë si dhe u vranë e plagosen me dhjetar punonjës policie.

Pas muajit qershor 1997, filloi puna për ringritjen dhe riorganizimin e policisë ne te gjitha nivelet. U krijuan struktura qe kishin te bënin direkt me luftën kundër banditizmit, terrorizmit, krimit te organizuar, çarmatimit. U riaktivizuan strukturat e mëparshme te paralizuara kundër krimit. Brenda një kohe relativisht jo shume te shkurtër u arrit qe te funksionoje policia, te zhbllokohen rrugët strategjike nacionale nga bandat kriminale, te vendoset rendi dhe qetësia publike, te çarmatosët një pjese e popullatës si dhe te vihet ne funksionim administrata publike.

Qysh prej muajit maj 1997, një ndihmese te rëndësishme ne ringritjen e riorganizimin e policisë shqiptare ka dhënë e jep ende misioni policor MAPE i Bashkimit Evropian Perëndimor (BEP). Me sugjerimin e këtij misioni u ngritën Drejtoritë e Policisë se Prefekturave (Qarqeve). Ky mision ka dhënë një kontribut te madh edhe ne fushën e kualifikimit e reformimit te policisë shqiptare.

Krahas këtij misioni, qe nga viti 1997 pranë policisë sonë operojnë edhe ICITAP (ShBA), INTERFORCE (Itali). Nga viti 1997 e deri ne 2000 këto misione kane kualifikuar mbi 4000 punonjës policie. Misioni INTERFORCE ka dhënë një ndihme te konsiderueshme ne krijimin dhe pajisjen e sallave operative dhe te autoptarullave Shqiponja.

Reforma ne Policinë e Shtetit e iniciuar nga Vendimi i Qeverise nr. 384, date 28.7.1999, përbën një moment shume te rëndësishëm për te ardhmen e policisë. Dokumenti baze i hartuar ne vitin 1999-2000 quhet Strategjia e Reformës ne Polici. Kjo Strategji është afatmesme (2000-2003) dhe objektivat e saj janë : krijimi i një infrastrukture ligjore e nënligjore moderne ; ndërtimi i strukturave eficente te policisë ; përcaktimi i standardeve te reja te rekrutimit, formimit e kualifikimit ; forcimin e marrëdhënieve te policisë me komunitetin e administratën ; bashkëpunimin me jashtë dhe ngritjen e standardeve te punës dhe teknologjike te policisë.

Filozofia kryesore Reformës është shndërrimi i policisë nga një strukture ushtarake ne institucion civil te administratës shtetërore, ne shërbim te komunitetit mbi bazën e parimeve te policimit demokratik. Kjo filozofi do te synoje ne krijimin e një policie te afte profesionalisht, te paanshme politikisht, fleksibel dhe dinamike ne veprim, për te mbrojtur rendin dhe sigurinë publike dhe garantuar zbatimin e ligjit ne te gjithë vendin, duke respektuar liritë dhe te drejtat e njeriut dhe parimet kushtetuese te shtetit juridik.

Reforma ne fushën e legjislacionit ka filluar qysh me miratimin e ligjit Për Policinë e Shtetit nr. 8553, date 25 nëntor 1999, ligjit Për Gradat ne Policinë e Shtetit, ligjit Për sigurimin shoqëror suplementar te personelit te policisë dhe aktet nënligjore si Rregullorja e Disiplinës dhe Rregullorja e Personelit te Policisë se Shtetit. Tani, Policia ndodhet ne fazën e II te implementimit te reformës.

Zbatimi i Reformës ne polici ka filluar te jap impakt pozitiv ne fushën e zbatimit te ligjit, te luftës kundër kriminalitetit dhe sigurimit te rendit e qetësisë publike, respektimit te lirive dhe te drejtave te njeriut, moralit dhe motivit ne kryerjen e detyrës e deri ne vetëmohim (Shih Raport 2000).

Ne memorien e Historisë se Policisë Shqiptare janë fiksuar mjaft punonjës policie te cilët janë bere simbol sakrifice e vetëmohimi ne kryerjen e detyrës. Me aktet e tyre te trimërisë, Policia ka te skalitur edhe disa emra heronjsh e dëshmorësh qe sot prehen te qete ne Altarin e Trimërisë.

Me 14 janar 2002, Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani, me rastin e 89 vjetrotit te krijimit te Policisë shqiptare dekoroi Policinë e Shtetit urdhrin e larte Gjergj Kastrioti (Skënderbeu).