Historia e Republikës Afrika Jugore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Historia e Republikës Afrika Jugore
Fosilet e paraardhësve të njeriut të gjetura në shpellat Sterkfontein, Kromdraai dhe Makapansgat tregojnë për jetesën e paraardhësve të njeriut të llojit Australopithecus africanus në këtë vend. Zbulimet arkeologjike tregojnë se fosilet më të vjetra që janë gjetur deri më tani janë 3,3 milion vjet të vjetra.

Llogaritë që më së voni në vitet 1500 në këtë vend janë vendosur nga Afrika qendrore popuj të ndryshëm që flisnin Gjuhën Banatu (tani degë të saja Zulu, Sotho, Tswana, Xhosa etj.). Siç duket ky nuk ka qenë ndonjë valë e migrim porse një zgjerim e vendbanimeve përshake të thatësisë që zotëronte që nga viti 6000 p.e.s në Saharë Rreth 1600 jetonin më së paku 200 000 Koisian në jug dhe jug-perëndim të Afrikës Jugore të sotme.

Evropianët e parë që shkelen tokën e këtij vendi llogaritet të jenë Portugezët. Ata kërkonin që nga shekulli XV një rrugë detare për në Indi përgjatë bregdetit të Afrikës për të iu shmangur tregtisë me arabët, turqit dhe venerianët të cilët mbanin një lloj monopoli në tregun e bebernave.

Në vitin 1652 holandezi, Jan van Riebeeck themelon qendrën e parë (qytetin Kapstadt ) Evropiane në tokën e Afrikës së Jugut.

Në vitin 1910 Britania e Madhe e shpallë këtë vend si “Dominion” i pavarur i Komunueltit. Në këtë union të “bardhët” gjithnjë e më shumë e ndienin vetën të rrezikuar nga popullsia vendase dhe për këtë filluan të ndjekin politikë e Aparteidit, politikë e cila ju siguronte dominimi sipas ideologjisë së Hendrik Frensch Verwoerd.. Në zgjedhjet më 26 maj 1948 si kryeministër emërohet Daniel François Malan i cili punonte për instalimin e një sistemi ku do të dominonin të “bardhët”.

Si pasojë e këtij sistemi vije edhe deri tek masakra në Sharpenville , pas së cilës vendet tjera afrikane e kritikojnë këtë vend për politikë raciste. Më 31 Maj 1961, Unioni Afrikan largohet nga Komunvelti Britanik dhe thirret “ Republika e Afrikës Jugore”. Që nga viti 1984 vendi përfshihet nga kryengritjet e popullsisë zezake, gjatë viteve 198586 shpallet “qarkullimi i kufizuar” e më 1990 gjendja e jashtëzakonshme. Frederik Willem de Klerk i cili ishte kryeministër gjatë viteve 19901994, vendos që të ndalojë politikën e aparteidit. Në bazë të kësaj politike lirohet nga burgu 27 vjeçar prijësi i zezakëve Nelson Mandela i cili më vonë zgjidhet edhe si kryetar shteti.

Shenja "vetëm për të bardhët"