Historia e Skënderbeut (Marin Barleti)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Historia e Skënderbeut (Marin Barleti).jpg

Historia e Skënderbeut libër historik me Autor Marin Barleti. Shqipëroi: Stefan l. Prifti. Shtëpia botuese: "InfBotues". Viti i botimit 2005. Faqet e librit 508. ISBN 978-99927-995-3-6

"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. E përkthyer pothuaj në të gjitha gjuhët europiane dhe, mbas 500 vjetësh, edhe në gjuhën amtare të Barletit, shqipëruar nga Stefan l. Prifti, ajo përfaqëson ungjillin e patrotizmit shqiptar. Me këtë vepër, Barleti u ka lënë të gjallë breznive figurën e ndritur të Skënderbeut, princit të epirotëve dhe mbrojtësit të krishtërimit.