Historia e Federatës së Futbollit të Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Historia e shkurtës së federatës së futbollitkosovës.

Periudhat[redakto | redakto tekstin burimor]

E parë[redakto | redakto tekstin burimor]

Topi i parë në Kosovë është sjellur nga një student i Grenoblit më 1919, por thuhet se më 1914 futboll kanë luajtur Austro-Hungarezët që kanë shërbyer në Kosovë në atë kohë. Futbolli në Kosovë është luajtur shumë herët, por klubet e para janë formuar në vitin 1922 në Gjakovë dhe KF "Prishtina" në Prishtinë, e më pastaj formohen edhe klubet e tjera. Garat nuk kanë qenë të rregullta për arsye të situatës jostabile që ka mbretëruar në atë kohë.

E dytë[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo periudhë fillon pas luftës së dytë Botërore prej vitit 1945 e deri më 1991. Në këtë kohë futbolli në Jugosllavi përparon në mënyrë të shpejtë e bashkë me të edhe futbolli kosovar, kur formohet edhe Federata e Futbollit të Kosovës më 1946, si degë e Federatës së Futbollit të Jugosllavisë. Në Ligën e parë jugosllave dallohen më së shumti KF "Prishtina", kurse një vit anëtar i kësaj lige ishte edhe KF "Trepça" nga Mitrovica. Liga e dytë shtetërore vazhdimisht kishte nga 3-4 klube kosovare. Në këto dy liga Federative garonin Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi,Vojvodina, Kosova dhe Maqedonia, të gjitha në një ligë unike. Kosova e kishte ligën e vet të parë, ku skuadra kampione kalonte direkt në Ligën e dytë jugosllave, pastaj kishte Ligën e dytë dhe të tretë. Kosova në këtë kohë kishte reprezentues, referë federativë dhe punëtorë të shumtë të nivelit më të lartë.

Kampionët e Ligës së Kosovës në këtë periudhë kanë qenë 1945 - Jedinstvo (Prishtinë) 1946 - Jedinstvo 1947 - Trepça (Mitrovicë) 1947-48 - Proleteri(Prishtinë) 1948-49 - Trepça 1950 - Trepça 1951 - Kosova(Prishtinë) 1952 - Trepça 1953-54 - Kosova 1954-55 - Trepça 1955-56 - Rudari(Stantërg) 1956-57 - Rudniku(Hajvali) 1957-58 - Rudari 1958-59 - Prishtina 1959-60 - Rudari 1960-61 - Prishtina 1961-62 - Buduqnosti(Pejë) 1962-63 - C.Zvezda(Gjilan) 1963-64 - Slloga(Lypian) 1964-65 - Slloga 1965-66 - Buduqnosti 1966-67 - Obiliqi(Kastriot) 1967-68 - Vëllaznimi(Gjakovë) 1968-69 - Vëllaznimi 1969-70 - Vëllaznimi 1970-71 - Vëllaznimi 1971-72 - Obiliqi 1972-73 - Fushë-Kosova 1973-74 - Vëllaznimi 1974-75 - Liria(Prizren) 1975-76 - KXEK Kosova(Kastriot) 1976-77 - Prishtina 1977-78 - Buduqnosti 1978-79 - Prishtina 1979-80 - Vëllaznimi 1980-81 - Liria 1981-82 - Vëllaznimi 1982-83 - KNI ”Ramiz Sadiku”(Prishtinë) 1983-84 - Liria 1984-85 - C.Zvezda 1985-86 - Vëllaznimi 1986-87 - Liria 1987-88 - C.Zvezda 1988-89 - Buduqnosti 1989-90 - Vëllaznimi 1990-91 - Fushë-Kosova

Plotësim: Në këtë etapë, për shkak të situatave politike në Kosovë, përkatësisht për shkak të demostratave gjithëpopullore të shqiptarëve më 1981 dhe më 1989, kampionatet e Ligës së Kosovës 1980-81 dhe 1988-89, me vendimet e pushtetit të atëhershëm, janë ndërprerë që në fillim të stinorit pranveror dhe me dekret, kampion janë shpallur skuadrat që në ato momente kanë qenë në pozitat e para të renditjes tabelare (Liria, përkatësisht Buduqnosti).


Shënim: Duhet theksuar se në këtë periudhë skuadrat më të suksesshme të Kosovës kanë qenë të përfshira në kategoritë më të larta të shtetit të atëhershëm (Jugosllavisë), prandaj Liga e Kosovës ka qenë për nga cilësia më e dobët.

E tretë[redakto | redakto tekstin burimor]

Në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, pikërisht në vitin 1991 futbolli kosovar ishte në zenitin e saj dhe kishte vazhdimisht 4-5 klube në të dy ligat federative. Por, përkeqësimi i situatës politike reflektohej edhe në sport. Ishte gati e pamundur të luhej më futboll, e sidomos jo në Kosovë. Kjo bëri që në gusht të vitit 1991, klubi më i mirë i Kosovës, Prishtina me një traditë të ndritshme në Ligën e parë jugosllave të braktisë Ligën profesioniste të Jugosllavisë, sepse nuk kishte më garancë për sigurinë as të lojtarëve, as të zyrtarëve të tjerë, por as të simpatizuesve kosovar. Reaksioni i pushtetit të Millosheviqit ishte pa presedan në historinë e sportit. Ai suprimoi të gjitha klubet e të gjitha sporteve dhe definitivisht i largoi nga fushat e veta të gjithë sportistët e Kosovës, siç bëri edhe me punëtorët që i la në rrugë. Të gjitha nivelet e ligave të futbollit në Kosovë u zhdukën për një ditë nga dora kriminele e pushtetit serb. Në vitin 1991, pas këtij akti të pashembullt të shtetit serbo-jugosllav, futbolldashësit kosovar treguan qartë se nuk mund të jetojnë pa futboll dhe në kushte absurde për shekullin e 20-të, formuan FEDERATËN E FUTBOLLIT Të KOSOVËS, të pavarur nga Jugosllavia me të gjitha organet e saja: kryetarin, bordin prej 12 anëtarëve nga 7 qendrat rajonale, komisionet, shoqatat etj.. Ndeshja e parë u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, më 13 shtator 1991, që shënoi fillimin e kampionatit të parë të pavarur të Kosovës. Liga e parë e Kosovës numëronte 20 skuadra, ndërsa ligat tjera mvarësisht nga Regjionet, por ndeshjet luheshin vetëm nëpër fusha të improvizuara, në kushte shumë të vështira. Nëpër stadiumet e futbollit të Kosovës luanin tani 8% e popullatës së gjithmbarshme të saj, pra vetëm serbët. Maltretimet, burgosjet, rrahjet ishin të pranishme në çdo javë, por futbolli në Kosovë mbijetoi dhe u luajtë deri në janar të vitit 1998, kur filloi fushata luftarake serbe ndaj popullatës civile të Kosovës. Edhe gjatë kësaj periudhe (1991-1998)në Kosovë luhej futbolli sipas rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s, dhe çdo ndryshim i rregullave të tyre menjëherë aplikohej në sistemin e garave tona.

Kampionët e Kosovës në periudhën e tretë kanë qenë

1991-92 - Prishtina gf 1992-93 - Trepça 1993-94 - Dukagjini(Klinë) 1994-95 - Liria 1995-96 - Prishtina 1996-97 - Prishtina 1997-98-Kampionati, për shkak të luftës, ndërpritet pas përfundimit të stinorit vjeshtor 1998-99 – Për shkak të luftës, kampionati nuk u zhvillua fare.

E katërt[redakto | redakto tekstin burimor]

Faza e IV-të e Futbollit në Kosovë filloi menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999, kur u riorganizua FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS. Konstituohet Kuvendi, miratohet Statuti, konfirmohen klubet pjesëmarrëse, caktohen komisionet, shoqatat, etj. Liga e parë numëronte 18 skuadra, Liga e dytë - dy grupe me nga 14 suadra. Prej vitit 1991 deri më sot vazhdimisht në futbollin e Kosovës është luajtur sipas rregullave të UEFA-së dhe FIFA-s. Tani në edicionin e ri 2006/2007, Kosova ka Superligën me 16 skuadra, Ligën e parë me 14 skuadra, Ligën e dytë - dy grupe me nga 12 skuadra dhe Ligën e tretë - dy grupe nga 10 skuadra, pastaj Ligat e juniorëve dhe të gjitha grupmoshat që garojnë sipas sistemit të garave të UEFA-së.

Kushtet infrastrukturale prej vitit 1999 deri në ditët e sotme janë shumë të vështira dhe futbolli po mbijeton vetëm falë sponzorëve vullnetarë, të cilët me vite të tëra sponzorojnë me mjete personale, edhepse atyre nuk u mundësohet asnjë lehtësim fiskal konkret nga shteti qoftë në infrastrukturë apo të tjera, por edhe mundësitë realisht janë të kufizuara.


Kampionët e Kosovës në periudhën e katërt kanë qenë

1999-2000 - Prishtina 2000-01 - Prishtina 2001-02 - Besiana (Podujevë) 2002-03 - Drita(Gjilan) 2003-04 - Prishtina 2004-05 - Besa 2005-06 - Besa 2006-07 - Besa