Historia e sportit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Studimi i zhvillimit te sportit ne historine e njerezimi mund te na japi te dhena te rendesishme mbi ndryshimet shoqerore te cilat me kalimin e shekujve kane ndikuar mbi konceptimin e sportit ne varesi te kulturave te ndryshme. Konceptimi i sportit si aktivitet qe perfshin aftesite fizike e mendore te njeriut, me qellim për ti ushtruar dhe permiresuar vazhdimisht, e për ti perdorur me pas ne nje menyre me frytdhenese na jep iden se sporti është pothuajse aq antik sa edhe zhvillimi i inteligjences se njeriut. Për njeriun primitiv aktiviteti fizik, pa agonizmin e diteve te sotme, ishte vetem nje menyre shume e dobishme për te zjgeruar njohjet e tij mbi natyren.


Parahistoria[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjate shekullit te XIX nga shume kerkime te kryera ne Francë, Afrikë dhe Australi, është arritur ne perfundimin se ne tempujt parahistorike, zhvilloheshin cerimoni dhe rituale te cilat perfshinin aktivitet fizik nga ana e pjesemarresbei. Disa nga keto gjetja i perkasin nje epoke gati 30 mije vjet me pare. Ka ilustrime qe i perkasin epokes se gurit te cilat janë gjetur ne shkretetiren e Libise , ku shfaqen qarte njerez duke notuar apo duke perdorur harkun. Po keto grafite tregojne qarte interesin e njeriut te shpellave për aktivitete te cilat nuk ishin te lidhura ne menyre te drejte për drejte me qellimin për tu ushqyer por ishin thjesht nje kohekalim. Për pasoje, edhe nga keto burime nuk mund te nxjerrim ndonje prove te pakundershtueshme mbi aktivitetin sportiv ne ate epoke. Megjithate askush nuk mund te na pengoje te mendojm se gjate asaj periudhe praktikoheshin aktivititete te cilat lidheshin ngushte me ritualet mistike. Ketu mund te perfshihen edhe qyteterimet euro-asiatike.


Kina anike[redakto | redakto tekstin burimor]

Zbulimet e kryera ne ndertesat antile ne cojne ne perfundimin se qyteterimi kinez ka praktikuar aktivitete sportive duke u nisur qe nga vit 4000 p.e.s. Zhvillimi i disiplinave antike ne Kine mendohet se ka qene i lidhur ngushte me veprimtari te tjera te jetes se njeriut si: agrikultura, artizanati, luftrat apo dhe kohekalimet e ndryshme.

Nga dokumentat dhe provat e tjera te gjetura ne tempuj rezulton se sporti me popullor ne absolut ka qene gjimnastika, zhvillimi i se ciles ka cuar ne lindjen e arteve marciale. Stili me i njohur, pa dyshim qe ska si te jete tjeter pervec Kung-Fu-se ne tempullin Shaolin, qe perfaqeson me se miri traditen akrobate te artisteve te cirkut kineze, nje nga me te famshmit edhe ne ditet e sotme.

Egjipti i lashtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkrimet ne monumentet e vjetra egjitase tregojne qarte se qe ne kohen e faraoneve praktikoheshin nje sere aktivitetesh si: mundja, gjimnastika, boksi, noti, kanotazhi, peshkimi, atletika dhe lloje te ndryshme te sporteve me top. Faraoni, se bashku me burrat e shtetit te Egjiptit te Vjeter assistonin shpesh ne gara sportive duke i mbështëtur fuqimisht ato pasi i shikonin si nje baze e mire për formimin e njeriut dhe promovimin e ndertimit te ndertesave te ndryshme. Jeroglifet e gjetura provojne se egjiptasit kane shpikur rregulla për sporte disa mijra vjet para grekeve e jo vetem kaq por për respektimin e tyre caktohej nje arbiter neutral ndersa skuadrat e kundershtare duhet te kishin secila nje uniforme. Edhe vleresimi i skuadrave me nje cmim është nje tjeter tradite egjiptase... Fituesi vleresohej për superioritetin e treguar ne fushen e lojes ndersa humbesi për shpirtin e gares.


Antikiteti Grek[redakto | redakto tekstin burimor]

Greqia dallohet për shumellojshmerine dhe vacantine e sporteve. Me te praktikuarat ishin: garat e vrapit, kercimi se gjati, mundja, boksi, hedhja e shtizes, hedhja e diskut dhe garat me karroca. Shumica e sporteve lidhen ngushte me kulturen luftarake te qyteterimit antik Grek. Lojrat Olimpike mendohet te jene zhvilluar për here te pare ne nje fshat te vogel te Peloponezit ne vitin 776 p.e.s për te nderuar Zeusin. Olimpiada nuk ishte vetem nje aktivitet sportiv por edhe perfaqesim i aftesive individuale te pjesemarresve, te kultures por mbi te gjitha për te treguar respektin nga perendive. Ne rast se gjate periudhes se zhvillimit te lojarave lindnin armiqesi, kjo cilesohej si sakrilegj duke qene se ato sherbenin për te nderuar Zeus-in. Qe nag fillimi e deri ne perfundim te Lojarave Olimpike shpallej nje armpushim qe perfshinte çdo lloj lufte apo mosmarrveshje midis popujve greke. Edhe nese dikush denohej me vdekje, ekzekutimi i tij behej ne perfundim te aktivitetit olimpik. I ashtuquajturi “armepushim olimpik’ u lejonte grekeve te bashkkoheshin ne menyre paqesore për te garuar midis tyre ne ditet e zhvillimit te Lojrave Olimpike. Kampioneve olimpike u janë kushtuar shume kenge shumica e te cilave janë shkruar nga Pindari.


Perandoria romake[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultura Romake ashtu si ajo helene e ka mbeshtur gjithmone sportin megjithese jo me aktivitete te kalibrit te Lojrave Olimpike. Praktikimi i sporitit me shume se sa gare, ishte nje aktivitet qe ndihmonte ne rritjen e mirqenies fizike, nje element i rendesishem ky, i kultures romake. Qe ne kohet e themelimit te Romes shpesh here organizoheshin aktivitete ose festa fetare ne qender te se cilave qendronin garat ne sporte te ndryshme. Termi “Ludi”, qe shpesh perkufizonte sportin, rrjedh nga gjuha e etruskeve nje popull i cili ka sjelle ne Rome shumicen e sporteve. “Ludi” organizohej nga klasa e prifterinjeve ndersa ne gara merrnin pjese vetem te rinjte qe rridhnin nga familjet e fisnikeve. Edhe ne Rome sporti konsiderohej si i shenjte ashtu si ne Greqi. Me kalimin e kohes ai u largua gjithnje e me shume karakterit fetar ndersa njerezit filluan pelqenin aspektin e tij spektakolar...

Qe ne kohet me te lashta ne Rome praktikoheshin pothuajse te gjitha sportet megjithate me te preferuarat ishin mundja, boksi dhe nje perzjerje e tyre e quajtur “pankrac” qe shpesh perfundonte me vdekjen e njerit prej konkurenteve. Deshira e popullit romak për sportet e “dhunshme” pasqyrohet me se miri me gladiatoret dhe anfiteatret e krijuar enkas për duelet midis tyre nje nga te cilet është dhe Koloseu.

Sporti shqiptar[redakto | redakto tekstin burimor]