Hora e Arbëreshëvet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hora e Arbëreshëvet
Qytezë
Popullsia
 • Gjithsej6.427
Faqja zyrtarewww.pianalbanesi.it/hora.htm

Hora e Arbëreshëvet (Italisht: Piana degli Albanesi) është një qytezë arbëresh me 6.427 banorë në Krahinën e Palermos, të rajonit të SicilisëItali.

Ajo njihet si kryeqytet i arbëreshëve, një nga bashkësitë më të madhja e komuniteteve historike shqiptare të Italisë, qendra më e rëndësishme dhe më e populluar e arbëreshëve të Sicilisë, ku ndodhet selìa e peshkopit të Kishës Bizantine Italo-Shqiptare në Sicili, Eparkia (ose Eparhia) e Horës së Arbëreshëvet.

Hora e Arbëreshëvet ndodhet në këmbët e një mali të lartë, 24 km larg nga kryeqyteti i provincës. Ajo ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare (gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën, folklorin). Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë OsmaneBallkan. Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëvet është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.

Bashkia përdor në dokumentet zyrtare dygjuhësore gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali. Sot jetojnë këtu shumë shqiptarë të tjerë, që erdhën gjatë emigracionit të fundit shqiptar prej detit Jon dhe portit të Durrësit.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pamje të gjerë e Horës së t'Arbëreshëvet

Vendosur në një lartësi prej 740 metra mbi nivelin e detit, Hora e Arbëreshëvet është në një pllajë malore, e cila përfundon në një liqen. Rrethuar nga katër male madhështorë (Picuta, Kumeta, Maghanuçi, Xëravulli), vende të tjera natyrale (Neviere, Shpella e Garrunit, Honi) dhe e rrethuar nga rezerva e gjelbër natyrore e Malit të Picutës Hora e Arbëreshëvet të jep kënaqësinë e një vendi piktoresk.

Për veçoritë e saj etnike, kulturore, fetare, historike dhe mjedisore ajo hyn në peizazhin e larmishëm sicilian me një veçanti të papërsëritshme. Kjo zonë është e rrethuar nga një mjedis kompleks dhe origjinalitet të pacenuar, që përfshin liqenin, malet dhe të rretheve tipike rurale. Këto zona kanë një florë dhe faunë natyrore me interes parësor. Atje zhvillohen veprimtari sportive të tilla si, alpinizmi çiklizmi, hipizmi, lundrimi me varka, parashutizmi.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të zënit fill (Origjinë)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hora e Arbëreshëvet u themelua më 30 gusht të vitit 1488 nga një grup shqiptarësh nga Himara. Në vitet 1482-1485 një sulm i perandorisë turko-osmane islame i detyroi familjet e Arbërisë (emrin i hershëm i Shqipërisë) të linin vendin dhe të ikënin për lirinë drejt anës tjetër të detit Adriatik për në Itali. Banorët e kanë origjinën e tyre nga vendbanimi shqiptar i Himarës. Ata morën anije nga Venediku dhe shkuan në Italinë qendëro-jugore dhe në Sicilinë. Në fillim ishin me sa duket në kampet e përkohshme diku afër qytetit të Palermos deri rreth viteve 1486-1487. Në atë kohë ata i kërkuan kardinalit Jan Borgia, argjipeshkvi i Muriallit (italisht: Monreale), të drejtën e qëndrimit të përhershëm në tokat e Merkut dhe Aydinglit, mbi malet sipër Palermos. Lëshimi zyrtar i tokave është dhënë te banorët në vitin 1488.

Sheshi i Horës dhe Bashkia e vjetër

1534 një valë tjetër e familjeve shqiptare u vendosën në katund. Ata ishin kryesisht Arbëror nga Kalaja veneciane e Koronit në rajonin e Moresë ose Peloponezit jugperëndimor në Greqi. Mbreti Johan II i Spanjës i lejoi zyrtarisht refugjatët të zënë vendin e tanishëm të tyre dhe të ruajnë fenë ortodokse.

Në fillim qyteti isht quejtur Fusha e Argjipeshkvit" (italisht: "Piana dell'Arcivescovo") ose latinisht: S.P.Q.A. (Senatus Populus Que Albanensis) apo N.P.A.C. (Nobilis Planæ Albanensium Civitas), si edhe thjeshtësisht "Civitas Nobilis Plana Albanensium", më vonë, në shekulli XIX, ka mbetur vetëm italisht Piana dei Greci për ritin fetar bizantin, quajtur nga litint (italiant) "grek", duke ulokuar emrin origjinal. Ne vitin 1941 emri italisht, për dëshirë e inteletualeve dhe prifterinjëve arbëreshë, u ndryshua në Piana degli Albanesi, në kohën kur Italia kishte pushtuar Shqipërinë në luftën e dytë botërore. Arbëreshët, megjithatë, e kanë quajtur gjithëmonë Hora e Arbëreshëvet, më vjetër Hora e t'Arbëreshëvet, ose Sheshi arbëreshët nga tjera katunde apo vetëm Hora. Hora në arbërisht ka kuptim qytet (nga greqishtja[3]), sepse Hora e Arbëreshëvet është në faktë vendi më i madh i arbëreshëvet t'Italisë.

Deri vitit 1819 ngarkimet publikë qenë rezervuar vetëm praktikuezvet arbëreshë të ritit ortodoks. Në sajë të themelimit të Oratorit të Shën Filipit Neri, të Kolegjit e Shën Mërisë dhe të Seminarit Arbëresh të Palermës, Hora e Arbëreshëvet ka ruajtur karakteristikat origjinale gjuhësore e fetare.

Arbëreshët e Horës patën një rol aktiv gjatë lëvizjeve të "Risorxhimentit" (Rilindjës) e Italisë, në lëvizjen politiko-sindikale në Sicili e "Dhomatet e gjindevet çë shërbejën" (italisht I Fasci Siciliani dei Lavoratori) të 1893-1894 dhe në lëvizjen, gjithëmonë në Sicili, për pushtimin e tokëve/dherave të papunuara të viteve '50shekullit të shkuar. Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe njëzetë, arbëreshët e Horës së Arbëreshëvet, ishin pjesëmarrës aktivë në ngjarjet historike rajonale, kombëtare dhe për çështjen e rilindjës kombëtare shqiptare, duke e dhënë një kontribut të rëndësishëm për kulturën dhe letërsinë shqiptare, duke luajtur një rol të rëndësishëm për unitetin kombëtar italiane dhe për pavarësin së Shqipërisë, dhe të marrin pjesë në fazat më të fuqishëm të "Dhomatet e gjindevet çë shërbejën" (Lëvizjes së Punëtorëve) për të theksuar lidhjen me atdheun e sotëm dhe dashurinë për Mëmëdheun, gjallë edhe sot. Për fat të keq Hora e Arbëreshëvet është njohur edhe për të parën masakër shtetërore (1 maj 1947) te Gryka e Spartavet, ku u vranë arbëreshët.

Gjatë shekujve, prej më shumë se pesëqind vjet, arbëreshët, si pjesë e identitetit të tyre dhe në sajë të këmbënguljes së tyre dhe institucioneve të tyre kulturore, rrethanat sociale dhe ekonomike, ruajtën me kujdes dhe xhelozi rrënjët kulturore të tyre, si gjuhën, ritin bizantin, kostumet, doket e zakonet duke qënë një kënd të rëndësishëm i kulturës lindore në tokën perëndimore, një model integrimi. Kultura e tyre është një veçanti e papërsëritshme, një pronësi e njerëzisë që është mirë të ruhet, por është edhe përkushtim i sinqertë ndaj atdheut të dashur.

Stema[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stema e bashkisë

Emblema e qytetit të Horës së Arbëreshëvet është përshkruar edhe nga kuotat e kartës e bashkisë: [...] Qëndisur me fije mëndafshi në hije të ndryshme të verdhë, përshkruan shqiponjën shqiptare me krahë përhapur me kokat e kurorëzuar dhe mbuluar nga një yll me gjashtë cepe dhe tre kallinj në çdo kthetra.

Monumentet dhe vendet e interesit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qendra e vjetër e qytetit është në stil mesjetar, të shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë.

Arkitekturë fetare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kryekisha/Katedralja e Shën Mitrit Dëshmor i madh

Kishat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kishat (Klishat në arbërisht) në Horën e Arbëreshëvet janë të gjitha të ritit bizantin. Kishat më të mëdha janë dhjetë, ato më të rëndësishmet janë: "Katedralja e Shën Mitrit Dëshmor i Madh", viti 1590; "Kisha e Shën Mërisë së Dhitrjës", e ndërtuar në vitin 1644 sipas planit të arkitektit Pietro Novelli ; "Kisha e Shën Gjergjit", viti 1493, kisha më e vjetër në qytet ; "Kisha e Shën Kollit", me një ikonostas të lashtë. Është edhe një kishë katolike me ritin latin, "Kisha e Shën Vitit", e stisur në vitin 1514 e për shumë vite më parë ishte kishë bizantine, e veçantë për shkallët dhe derën e madhe baroke. Vlera të rëndësishme kanë në disa kisha, pikturat e Antonio e Pietro Novellit.

Arkitektura civile[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qendra historike

Konteksti urban i Horës së Arbëreshëvet është i pasur me ndërtesa të shumta me interes të madh arkitekturor. Disa prej ndërtesave më të rëndësishme historike janë përshkruar nga historiani arbëresh Gjergji Kostandini (1838 - 1916), i cili në vitin 1915 shkroi një "Monografi e Horës së Arbëreshëvet".

Arkeologji[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Brenda kufijve të qytetit është vendi i qytetit të lashtë të Piramës, aktualisht në qendër të hulumtimit arkeologjik.

Shoqëri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ikonostasi i Kryekishës
së Shën Mitrit

Kisha bizantine[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eparkia e Horës së Arbëreshëvet

Kisha Bizantine Arbëreshe, domëthën me ritin bizantin, ose grek-ortodoks, mbulon në Itali tre zona zgjedhore: "Eparhia e Ungrës" për arbëreshëve e Italisë, "Eparhia e Horës së Arbëreshëvet" për arbëreshëve e Sicilisë dhe "Manastiri i Grotaferratës" i Romës.

Bashkësitë arbëreshe të Sicilisë janë nga ana shpirtërore e besëtare administruar nga Eparkia e Horës së Arbëreshëvet, e cila dallohet nga kishat e tjera të Sicilisë për ritin bizantin dhe për gjuhën e përdorur, greqishtja e vjetër dhe arbërishtja (shqipja e vjetër). Karakterizimi i fort i saj duhet të shihet jo te brendia e kremtimevet e te liturgjitë e shejta por te mënyra e te trajtat e tyre.

Eparhia e Horës së Arbëreshëvet, bashkë me dioqeza të tjera arbëreshe, ruan kisha shpirtërore, kultura tradicionale dhe liturgjike bizantine nga koha e Justinianit (shekulli VI) që zgjati deri në shekullin XV në Shqipëri. Ajo tani ka 15 famullitë te vendi e saj, dhe mbulon pesë vendbanime arbëreshe: Hora e Arbëreshëvet (it: Piana degli Albanesi), Kundisa (it: Contessa Entellina), Munxifsi (it: Mezzojuso) dhe Pallaci (it: Palazzo Adriano), këta të dy në fund me origjinë arbëreshe, Sëndastina (it: Santa Cristina Gela) dhe Famullia e Shën Kollit së Arbëreshëvet" (it: Parrocchia San Nicolò dei Greci alla Martorana) e njohur si Martorana i Palermës, për 33.000 besnik. Peshkopin e arbëreshëve të Siçilisë: Imzot Sotìr Ferrara, Peshkop i Eparkisë së Horës.

Gjuha[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjurmët më të dukshme të identitetit të fortë etnik arbëresh të Horës së Arbëreshëvet është gjuha arbërore, e folur nga të gjithë banorët, kështu mund të degjonet për të parë mes njerëzve, emrat e rrugëve, shenjat e rrugëve dhe shenjat e dyqaneve (të tilla si Bar vjetër Shqjpëria, ose Shoqata Vatra, Shoqeri Bujqësore, etj.). Eksodit nga Mëmëdheut dhe larguarit nuk e ka prekur arbëreshëve krenarin të madhe, dhe komuniteti ka ruajtur identitetin e tij sa më shumë të jetë e mundur. Gjuhën, madje edhe me të veçantë të saj fonetike dhe gjuhësore morpho-sintaksore, Toskë takon ndryshim e përhapur në Shqipërinë jugore, të përzier herë pas here pak me fonetik greke, dhe është i njohur plotësisht brenda pushtetit vendor dhe shkollat ​​fillore si pakicë gjuhësore etno-gjuhësore. Arbërishtja mbetet ende gjuhën amtare, dhe është mjeti kryesor i komunikimit. Qytetarët janë dygjuhësh, në gjendje të përdorin shqipen dhe italishten.

Tabelat rrugore dygjuhësh (italisht-shqip)
Tabelë dygjuhësh, hyrja e qytetit

Hora e Arbëreshëvet është zyrtarisht dygjuhëshe, dokumentat zyrtare të qytetit shkruhen në të dy gjuhët shqipe dhe italishtje. Megjithatë, gjuha (gluha në arbërisht) e vendit është gjithmonë në rrezik, dhe fëmijët, që nuk kanë akoma një udhërrëfyes dhe një njohuri të drejtë për gramatikën, mund të bien të përdorën gjuhën e tyre të parë, arbërishtja, si gjuhë e dyte. Kjo mund të jetë vdekje për shkak të mungesës së arsimit formal në arbërisht dhe mungesa e mediave shqiptare. Vetmja gjë që të bëni është që të rrisë ndërgjegjësimin rreth vendit për të mbajtur gjithçka që ata kanë ruajtur paraardhësit e tyre.

Aktivitet shumë të dendur për qëllim ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe etnike-gjuhësore janë ngjarje që mbahen çdo vit, si shfaqje teatrore arbëreshe, nga grupet muzikore popullore, dhe është e begatë e prodhimit letrar nga shqiptarët vendas, i njohur edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Është gjuha e përdorur edhe në radio e stacionet (shembull: Radio Hora ose Radio Jona), dhe sidomos në tekstet institucionale dhe revista të informacionit kulturor (shembull: Mondo Albanese, Kartularet e Biblos, Fluturimi i aikullës, Lajmtari Arbëreshëvet, Mire Ditë, etj.).

Por puna më e madhe, për të cilën ne duhet të referohen në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit arbëreshe është ai i kishës arbërore. Priftërinjtë arbëreshë gjithmonë, që nga mergata e parë, kanë kultivuar, shkruar dhe studiuar gjuhën arbëreshe/shqipe, duke bërë përkthime fisnike nga greqishtja e lashtë, nga latinishtja ose dialektet lokale tek arbërishtja. Shembull i parë është Papa Lekë Matrënga (1567-1619), me "E mbsuame e krështerë" në vitin 1592, dhe një i fundit është Papa Gjergji Skiroi (1907-1992), që nga viti 1970 ka mbajtur një gazet arbëreshe dhe ka përkthyer në gjuhën arbëreshe edicionet e plotë të librave bizantine liturgjike të Dhiatës së Re; pjesë e mbrëmjes së Dhiatës së Vjetër dhënë në festimet e festave të mëdha; pjesët e tyre të Meshës së Shën Vasilit dhe e Euchologion-it, Sakramentet e Pagëzimit, Martesës dhe të tjerë.

Institucione[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muzetë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Te "Muzeu çivik etno-antropologjike Kola Barbati" seksionë kushtuar kostumevet e arit arbëreshë, mbledhje me libre të Arbëreshëvet të Sicilisë, mbledhjen e ikonave dhe mozaikë i artistëve arbëreshë, vegla e traditës rurale e ekspozita me fotografitë kushtuar masakrit politik i arbëreshëve të Purteles së Gjinestrës.

Muzeu dioçesan i Eparkisë mban ekspozita me veshje e gjëra të shejta, ikona e dorëshkrime të rëndësishme nga shekujt XVI dhe XVII në shekullin XX (gjysma e parë).

Kuzhinë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të ngrënit e vendit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prodhime tipikë janë :

  • Strangujët

Strangujët janë tipike të kuzhinës arbëreshe. Janë brumë me miell, punuar me dorë, në krye me domate (lëng) dhe borzilok (vasilikoj) shumë, zakonisht i bekuar. Tradicionalisht kjo pjatë (tajurë) është konsumuar nga familjet ulur rreth një tryezë e nivelit dysheme druri (zbrilla) më 14 shtator, "Festa e Kryqit Shejt" (përforcim prej Kryqit).

  • Grurët

Grurë i zier gjellë me salcë me vaj ulliri, i njohur si cuccìadialektin sicilian. Tradita është ajo për të ngrënë në Festa e Shën Llucisë. Variacionet janë përdorimi qumësht i ëmbël ose ricotta (gjizë) thekon e çokollatë, lëvozhgë portokalli dhe bajame.

  • Kanojët

Cannoli (lloj brumi i mbushur brenda) e famshme universale e ëmbël gjellë nga Piana degli Albanesi. I saj është i kuzhinës sekrete pite (shkorça) e miellit, vera, ushuj dhe kripë dhe e mbushur me ricotta (gjizë) e ëmbël, dhe së fundi edhe sasi e vogël me çokollatë.

  • Bukë
Furrë bukë tradicionale arbëresh

Buka arbëreshe lokale është e përgatitur me miell dhe drithëra. Kjo është e vështirë për tu prodhuar një raund dhe formë të rritur më së shumti me metoda natyrale. Është zjarri i gatuar në antikuarëve furnaces (Tandur). Është ngrënë ngrohtë me salcë me vaj ulliri dhe pluhuri me djathë ose me gjizë freskëta.

  • Panaret

Bukë për Pashkët tradicional arbëresh, formuar në një rreth të madh dhe në dy shirit dhe spërkat me susam fara. Në krye janë vezët e kuqe. Vezë të Pashkëve janë lyer e kuqe e thellë për të përfaqësuar e gjakut të Krishtit, e vezëve gjithashtu paraqesin jetën e re dhe pranverë. Ajo është tradicionalisht ngrënë gjatë gjykimit vakt. Pas 40 ditë e agjërim, sipas traditët bizantine e festës së Pashkëve ka të nisë ngadalë, me një dritë të vakt pas mesnatës liturgji të shtunën në mbrëmje. I shpejtë në përgjithësi është i prishur me Panaret.

  • Loshkat dhe Petullat

Brumë rritur dhe skuqur rruzullt grimcuar ose formësohet dhe e ëmbël. Të ngrëna në prag të Kalivarë (karnaval) e marta e madhe.

  • Të plotit

Një tortë e ëmbël në forma të ndryshme, duhet të plotësohet me fik marmelatë, një nga ëmbëlsirat më të vjetra arbëreshe.

  • Milanisë

Tradicionalisht ngrënë në ditën e Shën e Jusufit dhe të premten përpara Pashkëve, është bërë një gjellë me makarona egra kopër paste prevede, sardelet dhe pisha arra.

  • Udhose dhe gjizë
Udhose (djathë) dhe gjizë

Djathitë bërë në shtëpi dhe të thata jashtë.

  • Vaj ulliri

Vaj ulliri është i njohur, shumë e shijshme dhe kërkuar. Sot ka marrë vendin e grurit, një herë më e kultivuar nga arbëreshët.

  • Likënkë

Misht e vendit ka kualitetit të njohur. Likënka është suxhuk, është shumë i mirë me mish derri me salcë dhe kripë, piper dhe pasardhësit e kopër (fare mbrai).

  • Llapsana

Dal nga pylli (llapsana) skuqur me hudhër dhe të naftës.

  • Dorëzët

Spageti bollgur shumë i hollë, i gatuar në qumështin dhe ngrënë në ditën e ngjitjës së Isu Krishtit.

  • Groshët

Supë me fasule të bërë të Fava, humus dhe fasulet.

  • Verdhët

Gjatë Pashkëve është përgatitur një byrek me vezë, mish qengji, gjizë, dele dhe djathë petël fron më parë të zier; në disa fshatra, të rinjtë ajrore pjesë të egra kopër janë përdorur në vend.

Qytetarë nderi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arbëreshët e famshëm nga Hora e Arbëreshëvet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zef Skiroi (1865 - 1927)

Në mesin e njerëzve të famshëm të cilët kanë vizituar Horën e Arbëreshëvet ka Ismail Qemali Vlora dhe Ismail Kadare.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veshje tradicionale të grave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veshja e martesës: veshur nga gratë për martesës, që festohet sipas Ritit Bizantin-Ortodoks

Në më shumë se pesë shekuj e arbëreshë në Sicili, veshje tradicional femër ka pësuar të ndryshme që e bëjnë të vështirë për rindërtimin e saj të origjinës. Kopje të Vuiller, Ettore De Maria Bergler, dhe bashkë me lajmëruara të Antonelot nga Mesina, me të shkruarat lën nga shkrimtar e vendit dhe ka mësuesit Pitrè, kanë qenë shumë të dobishme ikonografike burime arkivat e cila nëpërmjet përdorimit të dokumentit të veshje që nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë, këto kopje arbëreshë etnologjish kanë mundësuar që të ndjekim prototipa e veshje. Në fund të shekullit XVIII duke përdorur tradicionale Veshmbathje femër është gjithashtu i dokumentuar. Nuk është, megjithatë, dëshmi të mjaftueshme për të përcaktuar nëse e veshjesh kanë të përbashkët një origjinë referohet në Shqipëri të pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë ose tokë e emigrimit. Deri në fund të shekullit të XVII.

E veshje, të lidhura me kohët të ndryshme të jetës për gratë, shënoi ritëm të traditës shoqërore të së kaluarës. Edhe nëse të dhënë nga nëna tek vajza dhe ruajtur më çmirë, ata kanë humbur lidhjen me ngjarjet ; nuk ka më veshje, por kostume. E progresive humbjen e këtyre marrëdhënieve filloi nga të shekullit XX e tutje, kur Evropa futur në modë rroba të reja. Pas 1940 gra u veshur kostume tradicionale (me përjashtim të një të përditshme) vetëm në raste të veçanta të tilla si baptisms, martesat dhe sidomos pagëzim dhe Pashkëve. E bukur shumë është fustan martesorë, qe ka mbajtur të veçanta të përdorimit të sajë.

Fustani Dasmorë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjerësisht më me dëshirë se sa të bëjë me veshje të zakonshme të bardhë dhe i veshur vetëm me gratë e tyre të dasmës është ditë e martesor të bëjë me veshje që i mungon kep por plotësohet qepur me ari dhe pesëmbëdhjetë gjelbër tufts gjithashtu embroidered në ari, një ngjyrë kremi vello dhe kreu-fustan (simbol i përgjegjësi familjare). Të keza ose brekt (pantallona) të gjera, e bëri të kuqe mëndafshi dhe embroidered kadife me modelet e artë. Deri në gjysmën e parë të shekullit XX, një fustan në ngjyrë trëndafili brokadë, ndonjëherë zëvendësoi mëndafshi e qepur.

Pashkët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendi ka një traditë të fortë, me rastin është festa e Pashkëve. Në Liturgjia Hyjnore e rëndësishme, me Ritin greko-bizantine, Vangjelli lexohet gjatë shërbimit në shtatë e me shumë gjuhë të ndryshme, për bashkimin e popujve. Më vonë, në fund të funksionit fetar, nuk do të jetë një rrugë tipike e karrierës : Kastriota kryesore rrugë përshkohet nga burrat dhe sidomos gratë në arbëreshë veshje tradicionale, duke çuar në vizitorët e vezëve me ngjyra. Në sheshin kryesor do të jetë dhuruar pas të tërheqë të "Brezin", rripin e çmuar të veshjes femërore.

Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkia e Horës së Arbëreshëvet

Binjakëzimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hora e Arbëreshëvet është binjakëzuar me:

Lajme të tjera administrative[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkia e Horës së Arbëreshëvet është pjesë edhe në :

  • Pakicave etnike dhe gjuhësore Shqiptare e Italisë (Arbëreshët);
  • BESA - Lidhja e Bashkivet arbëresh e Sicilisë ;
  • Marrëveshje territorial "Alto Belice Corleonese".

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aktivitetet më të rëndësishme janë: bujqësia, blegtoria, artizanati, industria shërbimit dhe turizmi.

Zejtari artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ikona e Shën Mërisë së Dhitrjes, fundi i shekullit të gjashtëmbëdhjetë, vezë tempera në dru, Kisha e Sh. Mitrit

Një traditë shumë e vlerë gjithashtu i përket artit dhe artizanale. Detajet janë ikona bizantine krijuar nga ikonografistë në bazë të kanoneve të lashta të artit. Qëndisur me pedanti kostume i mrekullueshëm e grave Arbëreshët konfirmuar nga prodhimin e tyre pothuajse të vazhdueshme për më shumë se pesë shekuj, pasuri e performancës. Artistë të tjerë e vendin janë goldsmiths kualifikuar, veçanërisht lidhur me prodhimin e aksesorëve të çmuar të veshjes, dhe mjeshtrave të mozaikut. Në traditën e qëndisura në Përveç kësaj, janë kukulla të veshur në arbëreshe, gjithashtu qëndisura në arë, dhe me materiale të ashtuquajturat "të varfër" objekte të tjera me interes artistikë. Mjeshtëri e veçantë janë produkte të tilla si ari, rroba e qepur, kukulle veshje arbëreshe, ikone, pikturë në stof dhe artistike qeramikë artikuj.

Kuriozitet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbiemrat më të zakonshme

Ajavolasit, Ales, Barbato, Borgia, Bovì, Brascì, Bua, Burlesci, Calivà, Clesceri, Clesi, Camarda, Comandè, Cuccia, Damiani, Dragotta, Dorangricchia, Ferrara, Filpi, Flocca, Fusco, Guidera, Guzzetta, Lascari, LoGreco, Lotà, Macaluso, Mandalà, Masi, Matesi, Matranga, Musacchia, Norcia, Parrino, Petta, Petrotta, Plescia, Schiadà, Schirò, Sclifò, Spata, Sirchia, Stassi, Zalapì, Zuccaro.

Ju mund të shohin emre e familjeve që edhe sot ndodhen në Shqipërinë jugore ose në Greqinë "shqiptare", si në këtë të fundit, pas pushtimit turk, ka asimiluar transformime të ndryshme. Në shekujt e njëpasnjëshme në tokë siciliane shumë emra janë ndryshuar, kështu duke ndryshuar origjinal Arbëreshët e tyre konotacion në Sicili. Shembuj janë: Mates në Matesi, Matrënga në Matranga, Muzaka në Musacchia, Plezhja në Plescia, Peta në Petta, Prifti në Parrino, Kuqi në Cuccia, Dorangriqë në Dorangricchia, Borshi në Borgia, Skiroj në Schirò, Floqë në Flocca, Sirqë në Sirchia, Shpata në Spata, etj.

Fjalë të thjeshta e lashtë shqipe (arbërisht)
Ngjitës, përdoret sidomos mbi makinës
Falem Përshëndetje
Mirëmenat Mirëmëngjes
Çë bën ? Si rri ? Çfarë bën ? Si je ?
Zën fill dej Fillon pasnesër
Të haristis Faleminderit
Ka vjen ? Nga je ?
Jam e vinj alluras Unë jam që vijnë shpejt
Ju parkales Ju lutem
Ndjèsë Më falë
Çë vjen më rarë ? Që do të thotë ?
Zotrote (për respekti) Zotëri juaj
Po si të thonë ? Por si e ke emrin ?
Gëzonem të të njoh Jam të lumtur që ju takova
Ngë e ndëlgova Nuk e kuptova
Qavarrisu Mirupafshim
O/ëj Po
Jo Jo
Fjalët e urta dhe thëniet

Hora e Arbëreshëvet ka një repertor të madh të fjalë të urta, fjalë të moçme dhe vjershë, ndryshe, është më e vogël ajo e përrallat dhe rrëfymet me sfond mitike dhe legjendare, që kanë origjinë nga Shqipëria.

Fjalë t'urta
  • Ai çë ndan ka më të miren pjesë.
  • Atë çë bën gjen, atë çë mbiell kùar.
  • Bashkimi bënë fuqinë.
  • Barku plot këmba lot.
  • Djali pa lerë me brekët prerë.
  • Fjala më e mirë isht ajo çë ngë thuhet.
  • Gjitonia gjiria.
  • Gluha ngë ka eshtra po' thyen eshtrat.
  • Gurë mbi gurë bënet një murë.
  • I lan kryet ghajdhurit.
  • I majmë si rriqër maji.
  • Jetën yn' Zot ngë e bëri te një ditë.
  • Keqari të vërtetën ngë e shtrëmbon.
  • Kush ha bën drudhe.
  • Kush punon rron.
  • Mbi tri qiqëra.
  • Më para e masiëm e pran e flasiëm.
  • Moti i mirë duket menatën.
  • Nata isht e ulkut.
  • Ngë bëjën bukë bashkë.
  • Viskotet ven ku ngë janë dëmb.
  • Zëmrën si një koqe thierr.
Fjalë të moçme
  • Atyji çë duron një javë i duket shtatë navë (shekuj).
  • Di më shumë një i lën te shpia e tij se një i urtë te shpia e tjetrit.
  • Ke pitit (urì)? ...merr kërthin e e dhërtip.
  • Kush mirë u rua mirë u gjënd.
  • Kush pati zjarrin rroi kush pati bukën ngë rroi.
Vjershë për fëmijë
  • Bie shi bie zborë mortat' plaka me një dorë.
  • Niu niu nau, vajzën kush me vrau, me vrau lala bau, lala bau ngë e deshi, cucughamili me dy desh.
  • Kliç klaqë babalaqё, ishёm zёnё e bërёm paqё.
  • Të dhëmb barku? Jic te Mas'Marku, ti jep dy kohponè, hipe lartë e ha dy ve.

Pamje nga qyteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe këtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjëra të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Burimi: Istat - Regjistri i popullsisë 31 gusht 2014.
  2. ^ Ky është emri i banorëve të saj zakonisht.
  3. ^ shih Arbërisht)


Stampa:Portal/Livadhi