Huangshan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Huangshan

Mali Huangshan (manderin: 黄山) është mal në Kinë, ndodhet në të njëjtin paralel me Piramidat e Egjptit dhe Bermudën. Mali Huangshan është një pjesë e rrallë e kulturës botërore dhe është përfshirë në trashëgimitë kulturore të botës. Gjithashtu është edhe një park gjeologjik botëror. Mali Huangshan ka 5 panorama të shkëlqyra natyrore si∶ pisha të çudishme, shkëmbinj të çudishëm, deti i reve, burime termale dhe dëborë. Përveç këtyre, Mali Huangshan gjithashtu ka shumë panorama të shkëlyera natyrore të tjera, si Lumi Xinan, Liqeni i Paqes. Mali Huangshan ka dy dhe dy trashëgimi kulturore të botës, Xidin dhe Hongcun. Të dyja këto janë cilësuar si zona turistike në nivel kombëtar. Panoramë tjetër natyrore është edhe shpella "Huashan"

Qyteti Huangshan ka dy trashëgimi kulturore botërore dhe 15 programe të trashëgimive kulturore jomateriale në nivel kombëtar. Për këtë qytet, 8 personalitete të njohur botërorë që kanë dhënë kontribut të madh për zhvillimin e ekonomisë dhe të shoqërisë të qytetit Huangshan me titullin "Qytetar Nderi i qytetit Huangshan". Ndër këta personalitet përmenden, i ndjeri kryetari i nderuar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Juan Antonio Samaranch, ish.sekratari i përgjithshëm i Organizatës Turistike Botërore pranë OKB-së Francesco Frangialli dhe sekretari i përgjithshëm aktual i kësaj organizate Taleb Rifai. Kontributi i këtyre personaliteteve të njohur ka ndikuar shumë në influencën e qytetit Huangshan.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]