Hypertext Transfer Protocol

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


HTTP (nga anglishtja: shkurtesë për Hypertext Transfer Protocol) ose Protokolli i Transferimit të Teksteve të Lidhura, është protokolli i përdorur për transferimin e faqeve web në internet. Ky protokoll mundëson komunikimin midis një klienti (që mund të jetë një web-shfletues si Internet Explorer, Mozilla Firefox apo një tjetër lloje programi si Telnet etj.) dhe një web serveri i cili nepërmjet një porte, zakonisht 80, merr kërkesën nga klienti dhe i përgjigjet klientit me informacionin e kërkuar.

Metodat e kërkesës[redakto | redakto tekstin burimor]

HTTP ka tetë (8) metoda që tregojnë aksionin që kërkohet të zbatohet nga burimi (en. resource) i zgjedhur dhe identifikuar:

Get - Kërkon një raprezentacion të burimit të specifikuar. Ndoshta një nga metodat më të përdorura në rrjetë në ditët e sotme. Nuk duhet të përdoret për operacione që shkaktojnë efekte anësore.
Post - "Dorëzon" të dhëna (shmb. nga një form HTML) të proçesohen në burimin e caktuar. Të dhënat janë të përmbajtura në trupin e kërkesës.
Head - Kërkon përgjigjen e njëjtë të asaj që do ti përgjigjej një kërkesë GET, por pa trupin (body) e të dhënave.
Put - Ngarkon (me kuptimin në en. upload) një raprezentacion të një burimi të caktuar.
Delete - Fshin burimin e caktuar.
Trace - Tregon kërkesën e dhënë, kështu që klienti (client) mund të shikoj çfarë server-a të mesëm po shtojnë apo ndërrojnë kërkesën.
Options - Kthehet metoda HTTP që server-i mund të mbështes (supports) për identifikuesin e burimit universal. Kjo përdoret për të testuar funksionimin e një web server-i.
Connect - Kthen (konverts) lidhjen e kërkesës (connection request) në një tynel TCP/IP transparent, zakonisht për të thjeshtësuar komunikacionin SSL-të-shifruar (HTTPS) përmjet një proxy HTTP jo-i-shifruar.[1]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]

Lidhje të Jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Web Server të famshëm[redakto | redakto tekstin burimor]


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë, por nuk u gjet etiketa <references/>