Hypo Group Alpe Adria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Hypo Group Alpe Adria nga Vjena - bankë e cila operon në disa vende Evropiane.

Interesimin për të investuar në sektorin financiar në Kosovë, e kanë shprehur vet përfaqësues të kësaj banke, Harald Edlinger dhe Armin Blassnig, gjatë një takimi që kishin të hënën me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj.

Kryetari Beqaj dhe drejtori për marrëdhënie me jashtë i OEK-ut Safet Gërxhaliu kanë njoftuar mysafirët lidhur me situatën aktuale ekonomike në Kosove, mundësitë e investimeve ne sektorët e caktuara dhe angazhimin e institucioneve për të krijuar ambient sa më volitshëm për investitor të huaj.

“Në bazë të pyetjeve të parashtruara nga mysafirët mund të përfundohet se ky grup prestigjioz ka plane shumë serioze për të investuar në Kosove dhe se shumë shpejt mund të pritet kërkesa dhe licencimi i edhe një banke të huaj komerciale në Kosovë”, thuhet në njoftimin e OEK-së.

Kryetari Beqaj ka theksuar se prania e një banke të tillë për Kosovën ka rëndësi në aspektin ekonomik.

“Bëhet fjalë për një bankë të njohur në përmasa evropiane, e cila ka ndikim politik në kuptim të krijimin të imazhit të mirë për Kosovën si vend i sigurt për investime të huaja”.

Ndryshe rrejti i Hypo Group Alpe Adria nga Austria është i shtrirë në Zvicër, Gjermani, Bosnje e Hercegovinë, Itali, Kroaci, Mal të Zi, Serbi, Slloveni, Hungari, Londër, Ukrainë, Maqedoni dhe Bulgari. Asetet e bankës në fund të vitit të kaluar kanë qenë, 37,9 miliardë euro.