IFAD

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

IFAD (International Fund for Agricultural Development) - Organizata IFAD u themelua në vitin 1976 si organizatë e veçantë me propozimin e Konferencës për ushqim të mbajtur në Romë në vitin 1974. Detyrat e IFAD-ës janë : mobilizimi i mjeteve plotësuese për bujqit e vegjël me qëllim të rritjes së prodhimtarisë së ushqimit, përmirësimin e kualitetit të ushqimit, luftimin e varfërisë në vendet e pazhvilluara etj. Në këtë organizatë janë anëtarësuar 157 shtete me 3 kategori anëtarësh :

  • a) 22 shtetet e OECD-së,
  • b) 12 shtetet e OPEC-it të cilat ndihmojnë dhe
  • c) 123 shtete anëtare që marrin ndihma.