iPhone

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

iPhone

iPhone

Lloji Publike
Ekrani Multitouch
Viti i prodhimit 2007
Vendi i prodhimit Kalifornia
U hodh në treg 29 qershor 2007
Themeloi Steve Jobs
Sistemi operativ IOS
Menaxhimi Permes ITunes
Tregu Nderkombetar

iPhone (sqt. aj foun ose aj fon) është një mjet medial i prodhuar nga Korporata Apple Inc., ky bën pjesë në kategorinë e Smartphone. iPhone dirigjohet gati krejtësisht përmes prekjes së Ekranit. Sikurse iPod Touch edhe iPhone, posedon një Multi-Touch funksion. Përdorimi i tij zbatohet me një, apo me shumë gishta dore njëkohësisht. iPhone është gjithashtu i pajisur me mundësinë e çasjës në Internet mobil dhe Wi-Fi, poashtu, vlenë të citohet se iPhone shërben edhe për telefonata, i cili posedon të gjitha funksionet e një telefoni të zakonshëm. iPhone si mjet shumëfunksional mund të themi që zëvendëson gati krejtësisht Kompjuterin. Modelet e disenjuara nga apple jane i phone first edition,i phone 3,3g,3gs,i phone 4,4s,i phone 5,5s,5c,i phone 6,6plus,i phone 6s,6s plus,i phone se (special edition)dhe i phone 7 dhe 7 plus 7 dhe 7 plus, 8  dhe 8 plus,, X dhe Xs Max, 11 dhe 11 pro dhe 11 pro dhe 11 pro Max.

Historia dhe disponueshmëra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

IPhone është një linjë e internetit dhe multimedias, telefon i mençur i projektuar dhe shitur nga Apple Inc.. IPhone i parë u zbulua më 9 janar 2007, dhe u hodh në treg më 29 qershor, 2007. Steve Jobs, kreu i Apple iPhone i prezentoi botës iPhone në San Francisko, Kaliforni në Qendrën Moscone. Historia e linjës e IPhone filloi nën drejtimin Steve Jobs ku inxhinierët e Apple Inc. investiguan ekranet. Në atë kohë ai kishte qenë duke marrë parasysh që ka punuar Apple një PC tablet, e cila më vonë u realizua me iPad. Shumë prej tyre kanë vërejtur ngjashmëritë e pajisjes së mëparshme Apple me atë të Newton MessagePad të ri. Ashtu si Newton MessagePad, iPhone është gati i gjithi ekran.

Ekrani dhe të dhënat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Touchscreen-i është ekran me kristal të lëngshëm 9 cm me xham rezistent. IPhone ka një interfejs minimal mes shfrytezuesit dhe hardware-it, duke shfaqur vetëm katër ose pesë butona, në varësi të brezit. I vetmi buton fizik është vendosur nën ekran, dhe quhet "Home" button, sepse ai mbyll dritaret aktive dhe aktivizon menu-n kryesore. Butoni home nuk është dhënë nga një shtëpi, si në shumë pajisje të tjera të ngjashme, por një katror i rrumbullakosur, i ngjashëm me formën e ikonave në ekran.

Audio and output[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një altoparlant është i vendosur mbi ekran si një kufje, dhe një tjetër është i vendosur në anën e majtë të poshtme të njësisë, përballë është një mikrofon poshtë në të djathtë .

Bateria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

IPhone përmban një bateri të brendshme rimbushëse. Si një IPod, por ndryshe nga shumica e telefonave të tjerë të lëvizshem, bateria nuk mund të lëvizet nga përdoruesi. IPhone mund të mbushet kur lidhet me një kompjuter.[1].

Software[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

IPhone, IPod touch dhe IPad drejtuan një sistem operativ i njohur si IOS (OS formerly iPhone). Si IPod, iPhone menaxhohet me iTunes. Interface është bazuar rreth ekranit në home screen, një listë grafike e aplikacioneve në dispozicion. IPhone lejon inçizimin audio, thirrje duke shfrtyezuar interfonin dhe integrimi me karakteristika të tjera të rrjetit celular dhe funksionet e iPhone. Për shembull, në qoftë se muzika është duke luajtur kur një telefonatë është pranuar, muzika ndërpritet përkohësisht, dhe fillon përsëri kur thirrja ka përfunduar. Iphone mund të lidhet në rrjet wi-fi posa të jetë e mundshme dhe lidhja mund të bëhet në mënyrë automatike dhe manuale. Për futjen e tekstit, zbaton një tastierë virtuale në prekje. Ajo ka kontrollin automatik shqiptim dhe korrigjim, aftësitë parashikuese të fjalëve, dhe një dinamikë të fjalorit që mëson fjalë të reja. Tastiera mund të parashikojë se çfarë fjale është duke e shtypur përdoruesi. IPhone ka edhe karakteristika të një programi e-mail që mbështet HTML e-mail, i cili mundëson përdoruesit të fus foto në një mesazh e-mail. PDF, Word, Excel, Powerpoint dhe attachments për mesazhe të postës mund të shihen në telefon.

Tipet e iPhone-ëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

iPhone 3G[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

IPhone 3G është i brezit të dytë të iPhone. Ai ishte pasardhës e iPhone origjinal, dhe është percjell me tjetër sukses nga iPhone 3GS.

iPhone 4G[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

IPhone 4 është një smartphone me prekje i zhvilluar nga Apple. Kjo është gjenerata e katërt e iPhone, dhe pasues i iPhone 3G. Ai është dëshmuar në veçanti për thirrje video, konsumin e mediave të tilla si libra dhe revista, filma, muzikë dhe lojëra, për web të përgjithshme dhe për qasje në e-mail.

iPhone 5[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

iPhone 5 Me një ekran 4 polësh, aspect ratio 16:9, pjesën e pasme prej alumini, fotokamera 8 MegaPixel dhe më i hollë se çdo smartphone tjetër në treg.

iPhone 5 është 18% më i hollë dhe 20% më i lehtë se iPhone 4S, me vetëm 7.6mm gjerësi dhe peshon 112 gram. Ekrani ka një rezolucion 1136×640 pixel, kualitet retina (326 PPI). Falë këtij ekrani më të gjatë, është shtuar edhe një rresht i pestë ikonash në home screen. Gjithashtu për aplikacionet që nuk janë përditësuar akoma me ekranin e ri, nuk do të ketë probleme, do të shfaqen në qendër të ekranit me borde të zinj anash.

iPhone suportonteknologjinë LTE, falë antenës së tij në gjëndje të përdorë UMTS, HSDPA ose LTE, në bazë të vendit dhe operatorit. Monton edhe një teknologji të re wireless super të shpejtë. WiFi më potent garanton 2,5 GHz dhe 5 GHz në 802.11n. Do të ketë vetëm një chip për zërin dhe të dhënat, dhe një për frekuencën radio. Një antenë të vetme dinamike.

Monton një proçesor A6, dy herë më të shpejtë se A5, me një dyfishim në terma grafik dhe në performancë. Dhe është 22% më i vogël. Kualiteti i lojërave është i barabartë me atë të një kompjuteri Play Station apo Xbox.

Bateria është përmirësuar, pavarësisht se iPhone i ri duhet të ketë shumë sforco, sidomos nga ana grafike: 8 orë thirrje në 3G 8 orë inavigim 3G 8 orë navigim LTE 10 orë navigim WiFi 10 orë shikim videosh 40 orë po të dëgjoni muzikë 225 orë në standby Fotokamera e pasme ngelet 8 megapixel (rezolucion 1080p HD), por me përmirësime të dukshme, sidomos për sa i përket bashkimit të lenteve. Mënyra e re Dinamy Low Light regjistron ndryshimet e dritës dhe na bën të mundur të kemi foto më të mira. Fotokamera është 25% më e vogël dhe 40% më e shpejtë në shkrepjen e fotove.

Fotot bëhen në 3264 x 2448pixel, dhe falë funksionit të ri Panorama mund të bëhen edhe foto panoramike deri në 28 megapixel. Është prezent edhe njohja e fytyrës dhe që sot mund të bëhen foto me iPhone edhe ndërsa po bëni një video. Fotokamera e përparme është përmirësuar me mundësinë për të bërë video thirrje në HD 720p.[2]

iPhone 5S[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

iPhone 5S duhet të vijë gjatë muajit shtator, dhe tani është momenti i duhur për të bërë një përmbledhje të karakteristikave të mundshme që do të ketë kjo pajisje. Për momentin nuk ka asgjë të sigurtë, por disa karakteristika janë shumë të mundshme. Le t'i shohim sëbashku se për cilat bëhet fjalë.

Nga pamja e jashtme, iPhone 5S do të jetë shumë i ngjashëm me iPhone 5, kjo pasi siç jemi mësuar edhe në të kaluarë, Apple ndryshon dizajnin e iPhone çdo 2 vjet. Versionet S kanë sjellë gjithmonë ndryshime të mëdha vetëm për sa i përket pjesës hardware. Pritet që iPhone 5S të ketë një çip A7 dual-core me 32 nm të prodhuar nga Samsung duke përdorur teknologjinë Higk-K Metal Gate. Shpejtësia e tij do të përmirësohet (1.5 GHz), do të ketë një grafikë quad-core PowerVR SGX 544MP4 dhe 1GB RAM si modeli i mëparshëm. Memoria RAM e përdorur nga Apple ka ndryshuar pasi do të shfrytëzojë LPDDR3-1333 në vend të LPDDR2-1066. Me pak fjalë, kjo do të thotë se shpejtësia e memorizimit do të përmirësohet duke kaluar nga 8.5GB/s që është aktualisht, në 10.7GB/s.Një tjetër ndryshim i rëndësishëm do të jetë edhe fotokamera. Fotokamera e re e iPhone 5S do të ketë një dopio flash LED dhe një hapje f/2.0, duke përmirësuar kështu fotot e bëra në vende me pak ndriçim. Për fotokamerën 12 MPx nuk ka asnjë konfirmim, kështu që nuk e dimë nëse Apple do të sjellë metë vërtetë diçka të tillë. Të tjera karakteristika që mund të vijnë janë: një HDR të përmirësuar, regjistrimi i videove me 120 frame dhe fotokamerën e përparme me 2 Mpx.

"i phone 6 dhe 6 plus"[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I phone 6 dhe 6 plus u dizenjuan mbas veres se vitit 2014 dhe vazhduan te prodhoheshin si modele deri ne vitin 2016.Ata prezantohen si modele me ekran 4.7 inch tek i phone 6 dhe 5.5 inch tek 6plus.Kane disa karakteristika te ndryshme nga i phone 5.Butoni i ndezjes ndodhet ne pjesen anesore te telefonit.Jane pajisur me finger print ashtu si dhe 5s.Te dy paraqiten me memorie 16,32,64,124gb dhe ram 2Gb.Kamera e pasme eshte 8 mp dhe ajo frontale 2 mp.Rezoluconi i videos eshte 1080 p.Per me teper eshte i phone i pare water resistent,personal device.

Referimet dhe linqe të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Cara Menjaga Kesehatan Baterai iPhone Tidak Berkurang Battery Health" (në indonezisht). Shukan Bunshun. 2019-07-25. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2019. Marrë më 2019-07-29.
  2. ^ "Vjen iPhone 5, të gjitha karakteristikat".