I Huaj (roman)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga I Huaj Albert Kamy)
Shko te: navigacion, kërko

I huaji - Albert Kamy

Në romanin " i Huaji " shkrimtari francez Albert Kamy rrëfen historinë e një njeriu i cili behet vrasës. Në pjesën e pare personazhi një beqar i moshës se mesme përshkruan ditët e mërzitshme derisa ndodhe një vrasje. Ai vret një arab. Në pjesën e dyte Merso (personazhi i romanit) rikujton kohen e kaluar në burg procesin gjyqësor dhe dënimin me vdekje. Ky roman i shkurtër ndahet në 3 vdekje. Fillon me vdekjen e nenës se personazhit në azilin e pleqve në Marengo. Në mes te tekstit pason likuidimi i arabit dhe në fund vdekja e Mersos. Në fjalin e fundit para vdekjes Merso shpreh dëshirën që me rastin e ekzekutimit te tij te vijnë sa me shume shikues dhe ta përcjellin ketë spektakël makaber me brohoritje urryese. Albert Kamy portretizon një njëri me pak kontakte sociale që jeton larg njerëzve dhe që nuk i lejon njerëzit ti afrohen. Ai mbetet i huaj ndaj vetvetes dhe ndaj te tjerëve.

Merso është një hero i absurdit. Ai nuk ndjehet i detyruar ndaj ndonjë fuqie metafizike apo Zoti. Ekzistenca njerëzore atij i duket e pakuptimte. Strukturat me te cilat njerëzit i japin kuptim jetës se tyre në përditshmëri ai i konsideron konstruksione arbitrare njerëzore. Rrjedhimisht para gjyqit ai mund te thotë se nuk e di ç'është mëkati. Ai pranon krimin, por jo fajin. Pak histori

Albert Kamy u lind me 7 nëntor 1913 në Mondovi (Algjeri) ku studioi letërsinë dhe filozofin. Për shkak te sëmundjes nga tuberkulozi nuk ndoqi karrierën universitare por filloj te punoj si gazetar. Në vitin 1941 botoj romanin " I Huaji " dhe vëllimin me ese "Miti i Sizifit". Pas luftës se dyte botërore botoj shume vepra ku botoj edhe romanin e famshëm "Murtaja" . Në vitin 1957 Albert Kamy u shpërblye me çmimin Nobel për letërsi. Vdiq me 4 janar 1960 në një aksident trafiku.