Idriz Ajeti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Idriz Ajeti
U lind në(1917-06-26)qershor 26, 1917
VdiqGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
KombësiaShqiptar
ProfesioniAlbanolog, akademik, gjuhëtar

Idriz Ajeti (Tupallë, 26 qershor 1917 - Prishtinë, 13 shkurt 2019) ka qenë një albanolog shqiptar nga Kosova dhe njëri nga studiuesit kryesorë të pas Luftës së Dytë Botërore në studime të fushës së gjuhës shqipe. Ka qenë i përfshirë për një periudhë të gjatë në jetën akademike të Universitetit të Prishtinës, si dhe ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, duke qenë kryetar i saj për shtatë vjet.[1][2][3]

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Tupallë, sot pjesë e komunës së Medvegjës. Shkollën fillore e mbaroi në Banjën e Sijarinës më 1930,[4] shkollimin e mesëm e ndoqi në Medresenë e Mbretit në Shkup1938.[5] Po atë vit u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Zagrebit – në degën e Romanistikës. Studimet i mbaroi pas luftës, në vitin 1949 në Fakultetin e Filozofisë të Beogradit. Që atëherë e deri në vitin 1953, në cilësi të profesorit të gjuhës shqipe, punoi në Gjimnazin e Prishtinës. Nga viti 1953 deri në vitin 1960, në cilësi të lektorit, jepte mësim në degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Beogradit. Në vitin 1958 mbrojti disertacionin e doktoratës me temën: Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë.

Që nga viti 1960, njëherë docent, pastaj profesor i asocuar dhe nga viti 1968 profesor i rregullt, jep mësim në degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filozofisë të Prishtinës. Iu dhanë disa shpërblime e dekorata, ndër të cilat edhe Shpërblimi "7 Korriku" dhe "KAÇKJ". Presidenti Ibrahim Rugova e dekoroi me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, ndërsa me rastin e 90-vjetorit të lindjes, Presidenti Fatmir Sejdiu e dekoroi me Çmimin Presidencial për Studiues.

Me nismën e tij, pas hapjes së Fakultetit të Prishtinës (1960), u nxor revista shkencore Gjurmime albanologjike (1962) e më 1974 u organizua Seminari i Kulturës Shqiptare për albanologë të huaj. Gjatë vitit 1969-1971 ishte drejtor i Institutit Albanologjik, më 1971-73 ishte dekan i Fakultetit Filozofik, në vitet 1973-75 rektor i Universitetit të Prishtinës. Pas zgjedhjeve paralele të vitit 1998 për Kuvendin e Republikës së Kosovës, zgjidhet kryetar i parë i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në vitet 1979-1981 dhe 1996-1999 ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Ka marrë pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972 në Tiranë, ku u përcaktuan rregullat drejtshkrimore të gjuhës standarde shqipe dhe ishte nënshkrues.[6]

Puna[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hetimi i dialekteve nga pikëpamja diakronike, pastaj trajtimi i dokumenteve të moçme gjuhësore të shkruara me alfabetin arabo-turk dhe më në fund studimi i marrëdhënieve të shoqishoqme shqiptare-serbe janë çështje të interesimit shkencor të Idriz Ajetit. Merrej edhe me çështje të gjuhës së sotme shqipe. Qe iniciator i shumë konsultave dhe bashkëmarrëveshjeve gjuhësore ku u kërkuan shtigje të reja për njësimin e gjuhës shqipe dhe të drejtshkrimit të saj. Hartoi tekste shkollore për nxënës të shkollave të mesme dhe për studentë të degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës.

Publikimet kryesore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Pamje historike e ligjërimit shqip të Gjakovës në fillim të shekullit XIX, Prishtinë: "Rilindja", 1960.
  • Istorijski razvitak gegijskog govora Arbanasa kod Zadar ("Zhvillimi historik i gegërishtes së arbëreshëve të Zarës"), Sarajevë: Balkanološki institut Naučnog društva BiH, 1961.
  • Hymje në historinë e gjuhës shqipe, Prishtinë: Fakulteti Filozofik i Prishtinës, Katedra albanologjike, 1963.
  • Ortografia e gjuhës shqipe, si bashkautor me Sulejman Drinin, Hasan Vokshin, Mehdi Bardhin, and Latif Mulakun, Beograd: Entity of textbooks publishing of the SR Serbia, 1964.
  • Hymje në historinë e gjuhës shqipe, botimi II, Prishtinë: Fakulteti Filozofik i Prishtinës, Katedra Albanologjike, 1965.
  • Historia e gjuhës shqipe (Morfologjia historike), Prishtinë, 1969.
  • Probleme të historisë së gjuhës shqipe, si redaktor, Prishtinë: "Rilindja", 1971.
  • Studije iz istorije albanskog jezika I ("Studime gjuhësore të gjuhës shqipe I"), Prishtinë: ASHAK, 1982.
  • Historia e gjuhës shqipe (morfologjia historike), botimi II, Prishtinë: Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, 1983.
  • Studime gjuhësore në fushë të shqipes II, Prishtinë: "Rilindja", 1985.
  • Studime gjuhësore në fushë të shqipes III, Prishtinë: "Rilindja", 1985.
  • Studime gjuhësore në fushë të shqipes IV, Prishtinë: "Rilindja", 1989.
  • Shqiptarët dhe gjuha e tyre, Prishtinë: ASHAK – botime speciale, 1994.
  • Për të vërtetën shkencore, Prishtinë: ASHAK, 2006.
  • Pararendësi, Prishtinë: "Botimet Koha", 2011.

Vepra e tij së fundi është mbledhur në 5 vëllime dhe është botuar nga Akademia e Shkencave e Kosovës (ASHAK) në Prishtinë.

  • Vepra 1, 1997, me 175 faqe.
  • Vepra 2, 1998, me 303 faqe.
  • Vepra 3, 1998, me 301 faqe.
  • Vepra 4, 2001, me 294 faqe.
  • Vepra 5, 2002, me 288 faqe.

Tekste dhe përkthime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Letërsia jugosllave, shpërndarje, Prishtinë 1947.
  • Libër leximi për klasën IV të shkollave fillore, bashkautor me Stathi Kostarin dhe Jani Gjinon, Prishtinë, 1948.
  • Nga letërsia shqipe, bashkautor me Hasan Vokshin dhe Mustafa Bakijën, Prishtinë 1951.
  • Arkadije Gajdar, Timuri dhe çeta e tij, përkthim nga serbo-kroatishtja bashkë me Mustafa Bakijën, Prishtinë 1951.
  • Nga proza jugosllave, bashkautor me Tajar Hatipin, Nebil Dinon, Vehap Shitën, dhe Mustafa Bakijën, Prishtinë 1952.
  • Libër leximi për klasën V të shkollës tetëvjeçare, bashkautor me Anton Çetën dhe Mustafa Bakijën, Prishtinë 1954.
  • Libër për klasën V të shkollës tetëvjeçare, II edition, bashkautor me Anton Çetën dhe Mustafa Bakijën, Prishtinë 1955.
  • Ndodhinat e Nikoletin Bursaçit of Branko Ćopić, përkthim nga serbo-kroatishtja, Prishtinë: "Milladin Popoviq", 1957.
  • Šiptarski u 30 lekcija za srpskohrvatskog čitaoca, bashkautor me Dragutin Mićović, Prishtinë: "Jedinstvo", 1959.

Ajeti ka shkruar gjithashtu një numër të madh artikujsh dhe monografish shkencore.

Mirënjohje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Akademik Idriz Ajeti – Rilindasi i fundit [Academic Idriz Ajeti – the last Rilindas], Gazeta Telegrafi, 5 shkurt 2013, arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2015, marrë më 27 maj 2022
  2. ^ Biography of Idriz Ajeti, ashak.org; accessed 22 September 2017.
  3. ^ Robert Elsie (2011), Historical Dictionary of Kosovo, Historical Dictionaries of Europe (bot. II), Scarecrow Press, fq. 21–22 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Idriz Ajeti". ashak.org.
  5. ^ Ajeti, Idriz (25 korrik 2011). "Lugina e Preshevës ka qenë dhe do të jetë Kosovë Lindore". Presheva Jonë.
  6. ^ Kastriot Myftaraj (30 korrik 2012), Biografia e fshehur e delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, Telegraf, fq. 10–11, arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2013