Igli Totozani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Igli Totozani është Avokati i Popullit i Shqipërisë. Ka lindur në Tiranë, më 18 shkurt 1973. Jurist me profesion, ai ka studiuar për gjashtë vjet në Universitetin e Gjenevës në Zvicër, ku dhe ka mbrojtur me sukses dy herë titullin Master respektivisht në Studime Evropiane dhe Shkenca Politike. Në vitin 2001 ka fituar çmimin “Jean Louis de Claparede” nga Universiteti i Gjenevës. Për një kohë të gjatë ka punuar në detyra të rëndësishme shtetërore si Këshilltar i Kryeministrit për Arsimin dhe Integrimin Evropian.