Ilia Dilo Sheperi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Ilia Dilo Sheperi (Sheper, 7 nëntor 1872 - 14 tetor 1945) ka qenë atdhetar, mësues dhe gjuhëtar shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi në 7 nëntor 1872 në fshatin Sheper të Zagorisë. Më 1917 hap të parën shkollë shqipe në Sheper. Në vitin 1927 botoi në Vlorë “Gramatikën”, një libër me shumë vlera për shkollat e atëhershme. Del në pension në vitin 1934 por nuk rresht së punuari për Shqipërinë. Kundërshton pushtimin e vendit nga okupatorët fashistë dhe nazistë por kundërshton gjithashtu edhe hapjen e vëllavrasjes nga komunistët. I mbylli sytë më 14 tetor 1945.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]