Ilia Xhokaxhi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ilia Xhokaxhiu
Fotoporteti
Emri Ilia
MbiemriXhokaxhiu
Lindur më 28 korrik 1948
Lindur në Tiranë, Shqipëri
Kombësia Shqiptare
Shtetësia Shqiptare
Profesioni Piktor, Skenograf

Ilia Xhokaxhiu (Xhokaxhi) lindi më 28 korrik 1948Tiranë dhe është ndarë nga jeta më 7 maj 2007[1]. Ai ishte një piktor dhe skenograf shqiptar.[2]

Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në vitin 1973. Xhokaxhi ka punuar në Radio Televizionin Shqiptar si skenograf, si dhe në "Alba Film Studio" ku ka realizuar 27 filma artistike me regjisorët më të njohur të kohës.

Çmime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai është nderuar me shumë çmime të para si skenograf dhe kostumograf. Ai gjithashtu ka qenë fitues i Çmimit të Parë “World Concepts” në Budapest, Hungari - zhanri pikturë në vaj, me titull “SHPATË dhe HËNË”. Kjo pikturë u bë pjesë e fondit të “Budapest Museum of Fine Arts”:

Fitues i çmimit të parë si piktor kostumesh në filmin "Mësonjtorja",

Fitues i çmimit të dytë si piktor në filmin "Kur bëhesh kryetar",

Fitues i çmimit të pare si piktor në filmin "Prilli i thyer",

Fitues i çmimit të pare si piktor në filmin "Dasma e Sakos".

Në festivalin e filmit, i cili organizohet çdo dy vjet në Valencia të Spanjës, filmi "Një emër midis njerëzve" u laurua me çmimin e dytë për skenografi. Skenografia e tij e fundit është ajo e vitit 2007 në dramën "Këmbanat e muzgut", e Teodor Laços.

Xhokaxhi ka qënë pjesmarës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia si piktor me filmin "Funeral Bizness" si dhe fitues i Kupës së festivalit të XI të Filmit Shqiptar me Skenografine e Filmit "Dasma e Sakos".

Ekspozita[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ilia Xhokaxhi ka hapur një seri ekspozitash si brenda ashtu dhe jashtë vendit si, ekspozite personale në Muzeun Historik Kombëtar, Ekspozitë e përbashkët në Ankara, ekspozitë personale në Muzeun Historik Kombëtar, ekspozitë të përbashkët në Galerinë e Arteve Figurative në Tirane, Ekspozitë në SH.B.A. në Nju York, Galeria Janosh, Gett Gallery (Manhattan),1993, ekspozitë personale në Galerinë e Arteve Figurative etj.

Ai është piktori i vetëm me tablo në ngjyra vaji piktura e të cilit qëndron brenda mureve të muzeut më të madh të Budapestit.

Kontributet si skenograf[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhokaxhiu, ka punuar si skenograf[3] në shumë filma, ndër këto filma përmenden:

  1. Shëmbja e idhujve
  2. Mësonjtorja
  3. Një emër midis njerëzve
  4. Gjeneral Gramafon
  5. Përballimi
  6. Dollia e dasmës sime
  7. Prilli i thyer
  8. Pas vdekjes
  9. Vrasje në gjueti
  10. Ekrologji
  11. Vitet e pritjes
  12. Nata
  13. Dasma e Sakos
  14. Funeral bisnes

Eksperienca profesionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1973-2004 Skenograf i shumë filmave shqiptarë
  • 1991-1994 Pedagog në Akademinë e Lartë të Arteve në lëndën e Pikturës
  • 2004-2006 Punon në Televizionin Publik Shqiptar
  • mars 2006 Emërohet Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ilia Xhokaxhiu ka qenë i martuar me Suzana Xhokaxhiun. Ata kanë një djalë që quhet Bjorn.

Trivia & Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • mars 1991 Ekspozitë personale në Tiranë (Muzeu Historik)
  • shtator 1991 Ekspozitë në Ankara (Turqi)në Muzeun Arkeollogjik
  • 1992 Ekspozitë personale në Tiranë (Muzeu Historik)
  • tetor 1992 Ekspozitë në Janosh Get Gallery, Manhattan, New York, SHBA
  • 1994 Ekspozitë personale në Tiranë, Galeria Kombëtare e Arteve
  • 1995 Fitues i çmimit të parë "World Concepts" Budapest, Hungari.Zhanri pikturë në vaj me titull "Shpatë dhe Hënë"
  • 1996 Ekspozitë në Slloveni, Lubjana "Novi Graniti"
  • 1997 Pjesmarrës në ekspozitën "Radio Tirana Fax" në Molfeta, Bari, Itali
  • dhjetor 1997 Ekspozitë me artistë të tjerë në T&G Gallery
  • shtator 1998 Ekspozitë në Paris Lucernere, Centres Nationale d'Art, d'Dssei
  • dhjetor 1998 Ekspozitë e përbashkët në Tiranë, Shqiptaro-Italiane "Mesdheu një horizont i përbashkët kulturor"
  • 1999 Ekspozitë e përbashkët në hollet e Ambasadës Shqiptare në Paris
  • shtator 2000 Arkitekt dhe skenograf i skenës së Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.
  • nëntor 2000 Ekspozitë personale "Benedictus" në Galerinë Kombëtare të Arteve
  • dhjetor 2000 Skenograf i dekorit të qendrës së Tiranës për Festën e Vitit të Ri.
  • 2001 Pjesmarrës në ekspozitën "Onufri"
  • 2002 Skenograf i dramës "Një njeri në det"
  • maj 2002 Arkitekt i Farit Simbol në qytetin e Tiranës
  • qershor 2002 Skenograf i baletit "Franceska da Rimini"
  • tetor 2002 Ekspozitë personale:MAKBETH(Ky Kumbim Mitik Mbikohor) në Galerinë Kombëtare të Arteve.
  • qershor 2003 Skenograf i baletit modern "Paradoksi i jetës"
  • maj 2004 Skenograf i operas "DHOMA" sipas Zhan Pol Sartrit
  • tetor 2004 Autor i ekspozitës personale: Blasfem' (e kamës së thyer)në Galerinë Kombëtare të Arteve.
  • janar 2005 Skenograf i dramës "Ballkan Ekspress"
  • dhjetor 2005 Skenograf i Festivalit të 44 të RTSH
  • mars 2006 Skenograf "Kembanat e Muzgut", drame ne TK

Shiko edhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ shqiperia.com. "Ndahet nga jeta Ilia Xhokaxhiu".
  2. ^ IMDb. "IMDb" (në anglisht).
  3. ^ Kinemaja arti skenit dhe sporti (24 gusht 2021). "Ilia Xhokaxhiu, perkujtimore". kinematografia-shqiptare-sporti.