Iliaz Bej Vrioni
Iliaz Bej Vrioni, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryeministër i Shtetit Shqiptar, Politikan, Diplomat
Përmbajtja |
[redakto] Biografia
Iliaz Bej Vrioni, u lind në Berat më 1882 dhe vdiq në Paris, Francë më 17 Mars 1932. Iliaz Beu ish djali i Mehmet Ali Pashë Vrionit, patriotit të shquar shqiptar, nën-kryetarit të Lidhjes së Prizrenit dhe babai i përktheysit të shquar Jusuf Vrioni.
Iliaz Bej Vrioni, ish një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar së bashku me Sami Bej Vrionin. Shërbeu tre here si Kryeministër i Shqipërisë dhe disa herë si Ministër i Jashtëm dhe si Ministër i Plotfuqishëm i Shtetit Shqiptar në Paris, Francë. Shërbeu gjithashtu për një kohë shumë të gjatë si Deputet i Parlamentit të Shqipërisë. Iliaz Beu ish gjithashtu kryetari i delegacionit të Beratit në punimet e Kongresit të Lushnjës.
Iliaz Bej Vrioni, për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkomëtare, është dekoruar nga Republika Franceze në vitet 1920 me urdhërin e lartë Grand Officier de la Légion d'Honneur.
Në vitin 1946, regjimi dikatorial do të zhvarroste eshtrat e ish Kryeministrit Iliaz Bej Vrioni për t'i hedhur ato në lumin Osum të Beratit. Eshtrat e Iliaz Bej Vrionit vazhdojnë të mbeten të humbura duke e lënë ende këtë personalitet të vyer të kombit shqiptar pa varr.
[redakto] Aktiviteti Politik
- Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar më 28 Nëntor 1912
- Kryetari i Delegacionit të Beratit në Kongresin e Lushnjës më 28 Janar 1920
- Kryeministër i Shtetit Shqiptar: 19 Nëntor 1920 - 1 Korrik 1921
- Kryeministër i Shtetit Shqiptar11 Korrik 1921 - 16 Tetor 1921
- Kryeministër i Shetit Shqiptar dhe Ministër i Jashtëm: 27 Maj 1924 - 10 Qershor 1924
- Ministër i Jashtëm: 30 Mars 1924 - 27 Maj 1924
- Ministër i Jashtëm: 12 Shkurt 1927 - 21 Tetor 1927
- Ministër i Jashtëm dhe Zevendës-Ministër i Drejtësisë: 26 Tetor 1927 - 10 Maj 1928
- Ministër i Jashtëm: 11 Maj 1928 - 1 Shtator 1928
- Ministër i Jashtëm: 5 Shtator 1928 - 13 Janar 1929
- Ministër Fuqiplotë në Francë dhe Britani: 1925-1926
- Ministër Fuqiplotë në Francë dhe Britani: 1929-1932
- Kryetar i Shoqatës Bashkimi 1908
- Kryetar i Bashkisë së Beratit më 1909 dhe 1920

