Ilir Meta
| Ilir Meta | |
| Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
| 1992 – Vazhdon | |
| Ministër i Integrimit | |
| tetor 1998 – tetor 1999 | |
| Kryeministër | |
| nëntor 1999 – shkurt 2002 | |
| Paraardhësi: | Pandeli Majko |
| Pasardhësi: | Pandeli Majko |
| Zv Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm | |
| 2002 – 2003 | |
| Zv Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm | |
| shtator 2009 – shtator 2010 | |
| Paraardhësi: | Genc Pollo (Zv Kryeministër), Lulzim Basha (Ministër i Jashtëm) |
| Zv Kryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës | |
| shtator 2010 – janar 2011 | |
| Paraardhësi: | Dritan Prifti (Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës) |
| Pasardhësi: | Edmond Haxhinasto (Zv Kryeministër), Nasip Naço ((Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës) |
| Të dhënat personale | |
| Lindi më: | 24 mars 1969 |
| Lindi në: | Çorovodë |
| Kombësia: | Shqiptar |
| Profesioni: | Politikan |
| Partia politike: | Lëvizja Socialiste për Integrim |
| Fëmijë | Bora Meta, Besar Meta, Era Meta |
| Feja | Bektashi |
Ilir Meta lindi më 24 mars të vitit 1969 në Çorovodë, Shqipëri, është politikan shqiptar, ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe aktualisht Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, shkurt LSI.
Meta është që prej 15 viteve deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare. Ai konsiderohet nga media dhe publiku si krijuesi dhe drejtuesi i Polit të Tretë ne Politikën Shqiptare. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej vitit 1999 deri në 2002.
U diplomua për Ekonomi Politike në Fakultetin Ekonomik te Universitetit të Tiranës, Ilir Meta ka përfunduar Studimet Pasuniversitare në të njëjtën fushë. Aktualisht Ilir Meta është deputet në Kuvendin e Shqipërisë, President i Bordit të Institutit për Paqe, Zhvillim dhe Integrim, si dhe anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin.
Ilir Meta ka një aktivitet intensiv politik, duke filluar nga viti 1990, si pjesëmarres aktiv në lëvizjen studentore që përmbysi regjimin komunist. Nga viti 1992 në vazhdim, Ilir Meta është zgjedhur pa ndërpreje deputet në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Shqipërisë, në të cilin ka qënë anëtar i disa komisioneve dhe gjatë periudhës 1996-1997 ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme.
Ilir Meta është njeri ndër themeluesit e Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESH), duke dhënë kontributin e tij për anetarësimin e Forumit në Internacionalen e Rinisë Socialiste. Gjatë viteve të anetarësisë së tij në FRESH, Ilir Meta ka mbajtur poste te larta drejtuese si, Nenkryetar (1992-1995) dhe Kryetar (1995-2001).
Aktiviteti politik i Ilir Metës në strukturat e Partisë Socialiste është i ngjeshur. Ai ka qënë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i qershorit 1992 dhe anëtar i Kryesisë së Partisë nga viti 1993, deri në periudhën kur dha dorëheqjen nga kryesia e PS-se (korrik 2003), pas problemeve që ngriti pranë strukturave drejtuese të PS-së mbi mungesën e transparencës në drejtimin e Qeverisë dhe Partisë prej Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Fatos Nano. Gjatë periudhës 1997-1998, Ilir Meta ka qënë Kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës. Në periudhën 1993 -1996, Ilir Meta ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Partisë Socialiste dhe nga 1994 - 1996 edhe atë te Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombeëtare, periudhë gjatë së cilës u vendosën marrëdhënie me shumë parti socialiste dhe socialdemokrate të Evropës, si dhe Partinë Socialiste Evropiane dhe Internacionalen Socialiste.
Aktiviteti politik i Ilir Metes përfshin edhe një periudhë të suksesshme të drejtimit në Qeveri, ku ka shërbyer si Kryeministër i vendit gjatë periudhës nëntor 1999 - shtator 2001 dhe pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të verës së vitit 2001 u rimandatua si Kryeministër, Shator 2001 - shkurt 2002. Gjatë kësaj periudhe u shënuan arritjet më të mira të qeverisjes së vendit për periudhën e tranzicionit, stabilizimi i parametrave makro-ekonomik, permiresimi i ndjeshem i rrjetit rrugor, privatizimi i suksesshem i disa prej sektorëve strategjik të ekonomisë, vendosja dhe funksionimi i ligjit në të gjithë terrorin e vendit, etj. Në shkurt 2002, për të shmangur krizën brenda maxhorancës politike dhe qeverisëse dha dorëheqjen nga detyra.
Gjithashtu, Ilir Meta ka shërbyer edhe si Zv.kryeminister dhe Ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhës korrik 2002 - korrik 2003, Zv.kryeministër dhe Ministër i Integrimit gjatë periudhës tetor 1998 - tetor 1999, si dhe Sekretar Shteti për Integrimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme mars - tetor 1998.
Aktualisht, Ilir Meta është zgjedhur anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin që drejtohet nga ish kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato, në përbërje të të cilit janë mjaft personalitete të njohur nga BE, rajoni dhe ShBA.
Përvec aktivitetit politik, Ilir Meta ka dhënë leksione në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, si dhe në disa akademi dhe universitete në Evrope dhe SHBA, si Akademia Evropiane e Berlinit apo Universiteti i Harvardit.
Ilir Meta është i martuar me Monika Kryemadhin dhe kanë tre femijë, Borën , Besarin dhe Erën.
Flet rrjedhshëm gjuhen angleze dhe atë italiane.
| para | Ilir Meta | pas | |
| Kryeministër | |||
| Pandeli Majko | nëntor 1999 | shkurt 2002 | Pandeli Majko |
| Zv. Kryeministër | |||
Genc Pollo |
tetor 1998 korrik 2002 tetor 2009 |
tetor 1999 korrik 2003 janar 2011 |
Edmond Haxhinasto |
| Ministër i Integrimt | |||
| tetor 1998 | tetor 1999 | ||
| Ministër i Punëve të Jashtëme / MPJ | |||
Lulzim Basha |
korrik 2002 tetor 2009 |
korrik 2003 shtator 2010 |
Edmond Haxhinasto |
| Ministër i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës | |||
| Dritan Prifti | shtator 2010 | janar 2011 | Nasip Naço |