Ilir Përnaska

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ilir Përnaska
Të dhënat vetjake
Emri i plotëIlir Jonuz Përnaska
Datëlindja (1951-05-07) maj 7, 1951 (72 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
PozicioniSulmues
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1967–1981Dinamo Tirana?(136)
Karriera ndërkombëtare
1971–1981Shqipëria15(5)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Ilir Përnaska (lindur më 7 maj 1951Tiranë)[1] është një ish futbollist shqiptar i cili e ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij duke luajtur me klubin shqiptar Dinamo Tirana. Ai fitoi kampionatin e tij të parë me klubin që në moshën 20 vjeçare, dhe në vitin 1971 u shpall golashënuesi më i mirë me 19 gola të shënuara.

Përnaska gjithashtu ka qënë edhe lojtar i kombëtares shqiptare, duke zhvilluar 15 paraqitje dhe duke shënuar 5 gola.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përnaska është produkt i akademisë së famshme të Dinamos dhe në vitin 1967 trajneri Skënder Jareci e promovoi atë sëbashku me Faruk Sejdini në skuadrë e parë të Dinamos, ku ai vetëm në moshën 16 vjeçare ishte në formacionin titullar. Në debutimin e tij në vitin 1967 në një ndeshje jashtë fushe kundër Traktori Lushnja, Përnaska shënoi dy gola duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte ndeshjen me rezultatin 3–1 duke bërë debutimin e tij vetëm në moshën 16 vjeçare.[2]

Ai ishte pjesë e "Moshës së Artë" së Dinamos nga viti 1971 e deri në vitin 1981, dhe nën drejtimin e trajnerit Skënder Jareci, klubi dominoi futbollin shqiptar duke fituar pesë kampionate dhe tre Kupa Shqiptare. Përnaska formoi në treshe të suksesshme sulmuese me Vasillaq Zërin dhe Shyqyri Ballgjinin që konsiderohen të jenë treshja më e suksesshme në historinë e Dinamos. Ai është shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit për gjashtë sezone rresht nga viti 1971 e deri në vitin 1977, duke u bërë lojtar i dytë që e ka fituar më shumë trofeun e Këpucës së Artë, mbrapa sulmuesit të Partizanit Refik Resmja, pavarësisht se Përnaska ka qëë lojtari që është shpallur golashënuesi më i mirë se çdo lojtar tjetër kurse Resmja ka qënë golashënuesi më i mirë nga viti 1955 e deri në vitin 1959.

Ai u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 1981 në moshën 30 vjeçare pas 14 vitesh karrierë te Dinamo ku shënoi 136 gola duke lënë shenjën e tij në historinë e klubit dhe të futbollit shqiptar. Pas tërheqjes së tij nga futbolli ai mori një letër nga diktatori stalinist Enver Hoxha sëbashku me një palë pantallona të shkurtra, të cilat lojtari i gjeti vetë dhe ky ishte një akt humori nga diktatori.[2]

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përnaska bëri debutimin e tij me kombëtaren shqiptare më 26 maj 1971 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e lojërave olimpike kundër Rumanisë.[3] Në ndeshjen e dytë me kombëtaren, Përnaska shënoi një dygolësh në fitoren 3–0 kundër Turqisë.[4] Pas kësaj, Përnaska luajti në gjashtë ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 1974, duke dështuar të shënonte ndonjë gol, me Shqipërinë e cila nuk arriti dot të kualifikohej.

Më 3 nëntor 1976, Përnaska shënoi dy gola të tjerë në fitoren 3–0 kundër Algjerisë në një ndeshje miqësore e cila u zhvillua në stadiumin Qemal Stafa.[5] Goli i tij i fundit erdhi më 19 tetor 1980 në humbjen 2–1 kundër Bullgarisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 1982.[6]

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren shqiptare.[7]

# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 14 nëntor 1971 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri Flamuri Turqia 1–0 3–0 Kualifikueset e UEFA Euro 1972
2 14 nëntor 1971 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri Flamuri Turqia 3–0 3–0 Kualifikueset e UEFA Euro 1972
3 3 nëntor 1976 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri Flamuri Algjeria 2–0 3–0 Ndeshje Miqësore
4 3 nëntor 1976 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri Flamuri Algjeria 3–0 3–0 Ndeshje Miqësore
5 19 tetor 1980 National Stadium Vasil Levski, Sofja, Bullgari Flamuri Bullgaria 2–1 2–1 Kualifikueset Kupës së Botës 1982

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dinamo Tirana
  • Kategoria Superiore (5): 1972–73, 1974–75, 1975–76, 1976–77, 1979–80
  • Kupa e Shqipërisë (3): 1970–71, 1973–74, 1977–78
  • Spartakiada Kombëtare (3): 1959, 1969, 1974
  • Kupa e Ushtrisë Popullore (3): 1973, 1978
  • Kupa e 500 vjetorit të Skënderbeut (1): 1968
Personale
  • Këpuca e Artë Shqiptare (6): 1971–72, 1972–73, 1973–74, 1974–75, 1975–76, 1976–77
  • Mjeshtër Sporti
  • Mjeshtër i Merituar i Sportit
  • Mjeshtër i Madh
  • Urdhëri i Naim Frashërit (3)

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përnaska ka lindur në Tiranë, babai i tij Jonuz Korça ishte nga qyteti jugor i Korçës dhe mamaja ishte ishte nga fisi Këllezi i Tiranës, mbiemri i tij Përnaska i është dhënë atij me kalimin e kohës. Ai lëvizi në Ascoli PicenoItalisë në vitin 1992, ku ai u sistemua sëbashku me gruan dhe dy vajzat e tij.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Gazeta Telegraf 13/05/2011 08:48:00". Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2012. Marrë më 20 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c Agron Kaja (13 maj 2011). "Të bësh futboll është sakrificë, por talenti e kthen atë në "art"". Gazeta Telegraf. Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2012. Marrë më 9 korrik 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Football MATCH: 26.05.1971 Albania v Romania". EU-Football.info. 26 maj 1971. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Football MATCH: 14.11.1971 Albania v Turkey". EU-Football.info. 11 nëntor 1971. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Football MATCH: 03.11.1976 Albania v Algeria". EU-Football.info. 3 nëntor 1976. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Football MATCH: 19.10.1980 Bulgaria v Albania". EU-Football.info. 19 tetor 1980. Marrë më 3 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Ilir Përnaska - national football team player". EU-Football.info. 1 janar 2015. Marrë më 1 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]