Illyricum (shkollë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Illyricum u emërua shkolla (liceu) e Etënve Françeskanë të Shkodrës, e hapur ndaj të tre elementëve religjioz të qytetit, katolikë, muslimanë e ortodoksë. E hapur me ngulmimin e Atë Pal Dodajt dhe Atë Fishtës, me ndihmën e marrë nga Vatikani. Ndërtesa e blerë u bekua ditën e Shën Françeskut më 4 tetor dhe mësimin e filloi më 10 tetor të vitit 1921. Gjimnazi u mbyll më 25 prill 1933, pas 12 vitesh si gjimnaz dhe 72 vitesh si shkollë fillore. Në 64 vitet të jetës së saj fillestare, ndër të cilat 22 vite si gjimnaz, duke i heqë periudhën 3 vjeçare 1933-1936 të pezullimit, kjo shkollë i ka dhënë Kishës 4 ipeshvinj, 110 meshtarë, 10 provincialë, 125 fretër.