Illyricum Sacrum

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Illyricum Sacrum është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime. Në të flitet për historinë e ilireve, domethënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen perëndimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. Illyricum Sacrum përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund veç në këtë vepër të madhe. Sipas prof. Aleksander Stipcevic, vepra Illyricum Sacrum është një arritje kapitale e historisë evropiane. Ajo ka rendësi të dorës së parë si burim të dhënash për historinë mesjetare të Ballkanit Perëndimor. Vëllimi i parë ka dalë në vitin 1751, kurse i fundit në vitin 1909. Shtatë vëllimet e para janë përgatitur nga Daniele Farlati, kurse dy vëllimet e fundit nga Jakobo Coleti.

Treqind e dy vjet më parë, në vitin 1702, Papa Klementi XI i drejtohet ipeshkvit të Tivarit, imzot Vincenc Zvajevikut: "Dëshiroj të përmbushësh një vizite pastorale në trojet e Arbnise. Të shkosh atje dhe të shikosh nga afër kryeipeshkevite, ipeshkvite, dioqezat dhe famullitë. Pasi të keni bërë këtë punë dua nga ju një raport të hollësishëm për gjendjen e kishave të Arbnise dhe të besimtareve dhe me në fund dua të di, a e përdor ai popull gjuhën e vet, të folmen arbneshë ?" Duke i shkruar ipeshkevit të Tivarit, Papa Klementi XI, që quhej ndryshe edhe Papa Albani, për shkak të origjinës shqiptare, kërkonte gjallërimin e jetës katolike në Shqipëri, si dhe ruajtjen e gjuhës së këtij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptarët ishin të vendosur në ruajtjen e traditave të tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari që kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishës katolike ishte mjeti më i mirë për të ruajtur fenë dhe kombin në këtë vend që kërcënohej gjithnjë e më shumë nga dyndjet osmane.

Duke iu përgjigjur letrës së Atit të shenjte, kryeipeshkevi i Tivarit Vincec Zmajevik, kalon qytet me qytet e katund me katund duke plotësuar më përkushtim të thellë urdhrin e shenjte të Papës. Pas ekspeditës në Arbni, ai i shkruan Papës : "iu solla dheut rreth e rreth, gjithmbarë e pashë vuajtje shumë o Ate i shenjte. Qytetet e lulëzuara ishin vene nën haraç, pashe kala të rrënuara, forcën tonë të prishur, e kisha të përlyera. Pashe pleq të vuajtur, meshtarë duke qarë, barinj të travajur, murtajën që bënte kerdine. Zëmra imë, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte të më ndahej copa". Në fund, ipeshkevi i Tivarit e mbyll kështu letrën e tij : "Konstatimet e mia do të ishin të pavlera sikur të mos ndermerreshin hapa të menjehershem për t'i ardhur në ndihme popullit të Arbnisë që është, në të njëjtën kohë, edhe populli juaj o Atë i Shenjtë !"

Pas këtij letërkëmbimi Papa Klementi XI vendosi që në Merci të Lezhes me 14 e 15 janar 1703 të mbahej kuvendi i Arbnit. Me vendim të Papa Klementit XI u themelua kolegji për arbëreshet e Italisë në Shën Mitër Korone. Ai dha 4000 skude për një vend të përhershëm në Kolegjin Urban të Propagandës Fide në Romë, vend i cili do të mbahej nga një shqiptar. Me iniciativën e tij u hap katedra e gjuhës shqipe në Romë. Sipas Papa Klementit XI, rimëkëmbja e Arbnisë, domethënë ringritja e ndërgjegjes kombëtare mund të vinte duke ruajtur gjuhën, fenë dhe historinë e të pareve. Sipas Papës, këto ishin simbole të unitetit kombëtar. Ashtu si në vitin 1702, dhjete vjet më vonë, Papa Klementi XI i drejtohet për bashkëpunim një intelektuali, studiuesi dhe historiani, z. Daniele Farlati, për të ndërmarre një ekspedite të gjerë nëpër dheun e të pareve të tij, nëpër Iliri. Kështu nisi puna për korpusin "Illyricum Sacrum", të cilit Daniele Farlati do t'i kushtonte gjithë jetën e tij.

Me këtë vepër Farlati bëhet një nga personalitetet më të mëdha të ilirologjise. Ai është më i madhi, përfaqësuesi me dinjitoz që njohim deri me sot. Nuk ka ilirolog tjetër që mund të konkurroje me të për periudhën antike, deri në Mesjetë. Me dokumente dhe fakte ai argumenton prejardhjen tonë shumë e shumë kohë para së të vinin sllavet në Ballkan. Ai davarit mjegullat shekullore e saktëson kohën ilire, helene, romake dhe bizantine. Ai dhe vetëm ai, paraqet themelet e ndërlikuara mbi të cilat u ngrit shteti ilir dhe jeta e paraardhësve tanë. Për të kryer studime të tilla nuk është e lehte. Duhet shumë kohë, shumë dije, dokumente e dëshmi që mund t'i gjesh pas një hulumtimi të gjatë e në vende të ndryshme. Burimet e informacionit janë gati të paarritshme. Por edhe kur i gjen, nuk është e lehte t'i deshifrosh. Mendoni se ç'punë kolosale i është dashur Farlatit për të ndërtuar pa asnjë të mete mozaikun e ilireve që jetonin në faqen perëndimore të Ballkanit. Nëse historiografisë sonë i heqim Farlatin, atëherë prejardhja jonë do të ishte e dyshimte, e mangët, e cunguar. Të dhëna për këtë periudhe kanë paraqitur edhe studiues të tjerë, por roli dhe saktësia e Farlatit janë të padiskutueshme. Të gjithë ata që duan të flasin për iliret dhe historinë e shqiptareve, patjetër duhet të mbështeten e të citojnë Daniele Farlatin. Ai është institucion. Ai përfaqëson bankën më të madhe të të dhënave për Ilirinë.

Sot për sot, në Shqipëri gjenden tri vëllime të Daniele Farlatit, një vëllim që ndodhet në AQSH, një vëllim në Bibliotekën Kombëtare dhe një vëllim që gjendet në Shkodër. Vëllimet e tjera nuk i kemi. Ato gjenden në Vatikan, në Venedik, në Kroaci, në Muzeun e Vjenës, etj. Edhe në këto vende, kopjet e Illyricum Sacrum janë të rralla. Me një nisme të marrë nga shtëpia botuese ARBI në Prishtinë, ashtu siç u veprua me "Acta et Diplomata res Albanie mediae a etatis ilustrantia" të Shuflait, pritet të veprohet edhe me nënte vëllimet e Farlatit e Coletit për "Illyricum Sacrum". Për këtë korpus që i kalon të 5500 faqet do të ndihmoje Ministria e Kulturës se Kroacisë dhe Ministria e Kulturës se Kosovës. Natyrisht, Ministria e Kulturës se Unionit Serbi - Mali i Zi as që mendohet të ndihmojje. Po kështu, edhe Ministria e Kulturës se Maqedonisë pasi në këtë vepër flitet për Shkupin ilirik të banuar nga shqiptaret. Ndihme nuk mund të japë as Ministria e Kulturës se Greqisë, sepse në Illyricum Sacrum flitet për një të tretën e Greqisë të banuar nga iliro-shqiptaret.

Korpusi Illyricum Sacru
  • 1751 Venedik Vëllimi I Autor Daniele Farlati
  • 1753 Venedik Vëllimi II Autor Daniele Farlati
  • 1765 Venedik Vëllimi III Autor Daniele Farlati
  • 1769 Venedik Vëllimi IV Autor Daniele Farlati
  • 1775 Venedik Vëllimi V Autor Daniele Farlati
  • 1800 Venedik Vëllimi VI Autor Daniele Farlati
  • 1817 Venedik Vëllimi VII Autor Daniele Farlati
  • 1819 Venedik Vëllimi VIII Autor Jacobo Koleti
  • 1909 Split Vëllimi IX Autor Jacobo Koleti

Nga Volumi i parë deri tek i nënti janë dashur 150 vjet punë e palodhur për të krijuar këtë korpus, që flet jo vetëm për prejardhjen e shqiptarëve, por edhe për historinë e ilireve që jetonin në pjesën perëndimore të Ballkanit. Autor i vetëm për shtatë volumet e para të këtij korpusi është Daniele Farlati. Pas vdekjes se tij, Jakobo Koleti, përfundoi volumin e tete e të nënte të "Illyricum Sacrum". Formati i faqeve të këtij korpusi është sa ai i revistave të sotme, 38 X 25 cm. Për botimin e ri nga Arbi Ltd, Prishtinë, një ndihmese të madhe ka dhënë Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë. Sipas drejtorit Sinani, DPA ka krijuar të gjitha lehtesite e komunikimit më të gjitha institucionet që ka marrëveshje dypalëshe e që zotërojnë të nënte vëllimet origjinale të Illyricum Sacrum. Pikërisht këto kopje do të shërbejnë si matrice e pastër për botimin fototipik. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave te Shqipërisë ka ndihmuar gjithashtu në përpunimin e lendes, duke shfrytëzuar në mënyre të frytshme marrëveshjet dypalëshe. Ajo ka afruar dhe ka nxitur bashkëpunëtoret e saj më të ngushtë jashtë Shqipërisë për kërkime në bibliotekat dhe arkivat e Vatikanit, Venedikut, Firences, Zagrebit, Dubrovnikut, Cetinjes, etj. Tani Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë po nxit institucionet shqiptare për t'u bërë pale në botimin e kësaj vepër monumentale.

Të parët dhe të fundit që duhet të ndihmonin për botimin luksoz e voluminoz të Illyricum Sacrum është Ministria e Kulturës se Shqipërisë. Botimi luksoz me format origjinal dhe lidhje speciale, me harta, skica e ilustrime origjinale ka një kosto të lartë. Për të qene bashkëbotues duhet të japësh. Pas këtij financimi Shqipëria ka të drejte të marrë edhe kopjet e domosdoshme, jo një e dy, por aq sa do të derdhe buxhet. Në të kundërt, shtëpia botuese, duke ruajtur etiken dhe protokollin, do t'i dërgoje Tiranës zyrtare, ndoshta një ose dy kopje, e shumta tri, asnjë më shumë. Tri kopje janë fare pak edhe për një institucion të vetëm, siç është Biblioteka Kombëtare. Asnjë historian shqiptar, nuk i ka parë deri me sot të nënte vëllimet e "Illyricum Sacrum". Ata mund të kenë parë e mund të kenë lexuar një vëllim, atë që gjendet në Bibliotekën Kombëtare, por asnjëherë nuk i kanë parë të nënte vëllimet e Farlatit. Ky është rasti më i mirë që jo vetëm historianet, por edhe studiuesit, shkollaret, akademiket e të tjerë t'i kenë më në fund të nënte vëllimet e Farlatit.

Në mënyre solemne, në prani të përfaqësuesve të arkivit slloven, kroat, turk, maqedonas e boshnjak, u nënshkrua në Prishtinë marrëveshja midis arkivit shqiptar dhe Arkivit të Kosovës. Kjo është marrëveshja e dytë midis dy arkivave. AQSH-ja ka qenë i pranishëm në Kosove menjëherë pas hyrjes se trupave të NATO-s në këtë vend. Arkivi i Shtetit Shqiptar ka qenë nder institucionet e para që ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve. Dokumentet e arkivit shtetëror Shqiptar fillojnë që nga shekulli VI kurse dokumentet e Arkivit të Kosovës janë grabitur qysh në vitin 1989. Ato janë cuar të gjitha në Beograd. Një gjë e tille ka ndodhur edhe me arkivat e Sllovenisë, Kroacisë e Bosnjës. Ju s'keni si ta dini, por nga Arkivi i Kosovës janë grabitur edhe regjistrat e gjendjes civile, regjistrat demografike, regjistrat e pronave, etj. Mendoni se ç'telash i madh i hapet shoqërisë dhe ekonomisë se atij vendi. Arkivat e ish-federatës jugosllave janë në proces gjyqësor për ndarjen e pasurisë arkivore. Arkivi i Kosovës nuk mund të hape ende një proces gjyqësor për këtë qellim, pasi nuk janë përcaktuar raportet midis Prishtinës dhe Beogradit. Për të gjitha këto arsye, si dhe për faktin që arkivistet e Prishtinës janë ne hapat e para, ndihma ndaj këtij arkivi do të mbetet përparësia jonë.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]