Imam Malik ibn Enes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Një nga emrat e mëdhenj padyshim është Malik ibn Enes, jurist dhe imam i medhhebit Malikij. Emri i plotë i tij është Ebu Abdullah Malik ibn Enes ibn Malik ibn Ebi Amir ibn Amër ibn el-Harith ibn Gajman ibn Husajil ibn Amr ibn el-Harith el Hashabi.

Malik ibn Enes ka prejardhjen nga fisi jemenas Asbe. Gjyshi i tij i shpërngulur në Medine ka qenë një nga dijetarët tabiin. Nuk dihet saktësisht viti i lindjes së tij. Shumë thonë se ai është i lindur në vitin 93 hixhri. Ishte i stolisur me butësi dhe zgjuarsi. Në trup ishte i gjatë dhe kishte mjekër të bardhë porsi dëbora. Diturinë e fitoi pranë dijetarëve më të famshëm të Medinës si Ibn Shib dhe Nafi Mevla Abdullah ibn Omer. Nga i pari (Ibn Shib) merrë 232 hadithe dhe nga i dyti (Nafi Mevla Abdullah ibn Omer) 80 të cilët i fut në "Muvetta"-në e tij të njohur. Në baz të transmetimeve të përcjellura nga Tirmilliu, vetë Pejgamberi a.s. paralajmëron ardhjën e tij si dhe të Ebu Hanifes dhe Shafiiut.

Dijetarët e asaj kohe me rastin e vizitës së varrit të Pejgamberit a.s. në Medine, takoheshin edhe me Imam Malikun. Bëhen takime dhe biseda të shumta fetare me çrast dituria e tij përcjellet në shumë territore të hilafatit.

Maliku është themeluesi i shkollës juridike të hixhazit, karakteristikat e së cilës janë Suneti i Pejgamberit a.s. dhe traditat e popullit të Medinës, prandaj edhe emri i kësaj shkolle është "shkolla e synetit" ose "shkolla e traditës".

Imam Maliku e njihte mirë shkencën e hadithit. Në ligjiratat e tij, të cilat ishin në zë, vinin nga të gjitha anët, e kishte nga ata të cilët udhëtonin me muaj të tërë për të ndëgjuar ligjiratat e tij. Në pyetje jepte përgjigjje të qarta dhe kurrë nuk lente që përgjigjja e tij të ketë dy kuptime. Legjenda thotë se ai ka fituar dituri tek 900 dijetarë nga të cilat 300 ishin tabiinë.

Halifja Harun er-Rashid me një rast kur kryen haxhin kthehet në Medine me qëllim që të ndigjoj Imam Malikun me çrast qon fjalë që të vij Imami tek ai. Në këtë i përgjigjet: "Kush don që të mësoj diqka ai shkon tek dijetari sepse dituria askujt nuk i vjen në këmbë." Kur haroni dëgjon ngritet në këmbë dhe shkon te shtëpia e Malikut për ta ndëgjuar atë (për të kërkuar dituri nga ai). Me atë rast Imam Maliku ia thotë hadithin e Pejgamberit a.s. :

"Në qoftë se një dijetarë e transmeton diturinë e tij vetëm tek një njeri, nga ajo dituri nuk ka dobi as marrësi i saj e as transmetuesi."

Kur Halifja e dëgjon këtë hadith urdhëron që gjithë shoqëria e tij të mblidhet e të dëgjojë ligjiratën. Imam Maliku ligjiratën e tij e fillon me Hadithin: " Kush për kërkim të diturisë nënshtrohet Allahu do ta lartësojë." Kur Halifja e kuptoi domethënien e këtij hadithi la vendin e tij dhe u ul sëbashku me të gjithë dëgjuesit e tjerë.

Maliku gjatë jetës së tij ka shkruar shumë vepra. Vepra e tij Kitabul-Muvetta është vepra juridike Islame më e hershmja. Dituria e tij (Medhhebi Malikij) është i përhapur kryesisht në Tunizi, Algjeri, Marok, pjesëve të tjera të Afrikës dhe Spanjës muslimane të asaj kohe.

Imam Maliku vdiq në vitin 179 h. në moshën 85 vjeç.