Indi (organ)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Inde)

Indi është tërësia e qelizave që kanë strukturë të ngjashme dhe që kryejnë funksione të njejta. Qelizat që krijojnë organizmin tonë janë katër llojesh : epiteliale, lidhore, muskulore dhe nervore.

Trupi i gjallesave shumëqelizore përbëhet nga një numër i madh i qelizave. Gjatë procesit evolutiv qelizat janë specializuar për kryerjen e funksioneve të ndryshme, e kjo gjë ka ndikuar në ndërtimin e tyre. Në këtë mënyrë janë krijuar indet. Me ind nënkuptojmë grupin e qelizave, që kanë ndërtim të njëjtë, të cilat janë specializuar për kryerjen e një funksioni të caktuar. Shkenca që studion indet quhet histologji. Gjallesat shtazore përbëhen nga këto lloje indesh: indi epitelial, lidhor, muskulor dhe nervor.

Indi epitelial (sipërfaqësor)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qelizat e këtij indi janë të mbështetura njëra me tjetrën. Ato formojnë një ose disa shtresa qelizore kompakte që shërbejnë si kufi me indet që vendosen më thellë.Ky ind mund te jete i sheshte ose gjendrror.Indi i sheshte mund te jete njeshtresor edhe shumshtresor ndersa indi gjendrror mund te jete njeqelizor(endrokrine) edhe shumeqelizor (ekzokrine). Format e qelizave janë pllakore, kubike, cilindrike. Qelizat e këtij indi, në anën e jashtme, në të shumtën e rasteve janë të pajisura me qerpikë, që kanë funksion mbrojtës, apo me rrudha të shumta që rrisin sipërfaqen thithëse. Kjo veçanërisht në sipërfaqet mukoze. Funksioni themelor i indit epitelial është mbrojtja, sepse ky mbështjell tërë sipërfaqen e trupit, sipërfaqen e organeve zgavrore të brendshme, sipërfaqen e sistemit të zorrëve, gypthat e organeve të frymëmarrjes, të urinimit, të enëve të gjakut, gypthat e gjëndrrave ekskretuese e sekretuese etj.

Indi muskulor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Indi muskulor përbëhet nga qelizat muskulore që ndryshe quhen fije muskulore e të cilat nën veprimin e ngacmimeve të ndryshme kanë aftësi të tkurren dhe të zgjaten. Me tkurrjen dhe zgjatjen e fijeve muskulore e bashkë me to edhe të muskujve, mundësohet lëvizja e eshtrave si dhe kryerja e shumë proceseve të tjera në organizëm. Gjatë tkurrjes muskulore prodhohet nxehtësi. Muskuj e insekteve dhe të këmbënyjëtuarëve të tjerë janë të aftë për tkurrje të shpejta. Në saje të kësaj cilësie disa flutura i lëvizin krahët e tyre deri në 18 mijë herë në minutë. Fija muskulore është rreth 5 herë më e hollë se fija e flokut, ndërsa gjatësia e saj sillet prej 10cm deri 12cm. Te njeriu dallohen tri lloje indesh muskulore, që kanë ndërtim dhe funksion të ndryshëm: indi muskulor i vijëzuar, indi muskujor i lëmuar dhe indi muskulor i zemrës. Indi muskulor i lëmuar merr pjesë në ndërtimin e muskujve të organeve të brendshme si në zorrë, organe urogjenitale, në paretet e enëve të gjakut etj. Indi muskulor i vijëzuar mbështjell skeletin, ndërsa ai i zemrës është i ndërtuar nga dy indet e para (i lëmuar dhe i vijëzuar). Muskulatura e shumë parruazorëve përbëhet prej muskujve të lëmuar.

Indi Nervor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Indi nervor përbëhet prej qelizave nervore, të cilat kanë zgjatime të shumta. Qelizat nervore përmes këtyre zgjatimeve mbajnë lidhje njëra me tjetrën, duke formuar rrjet të vërtetë. Qelizat e indit nervor quhen neurone. Neuronet janë me specializim të lartë, të cilat i marrin ngacmimet nga periferia dhe i bartin deri te truri. Po ashtu , këto qeliza i tejçojnë urdhëresat nga truri në pjesët e tjera të trupit. Indi nervor formon trurin, palcën kurrizore etj. Truri i njeriut ndërtohet prej disa miliarda qelizash nervore.

Qelizat nervore përmbajnë një cilësi shumë karakteristike; ato te personat e rritur e humbin aftësinë e ndarjes dhe nuk mund të ripërtërihen. Prandaj nëse dëmtohen si pasojë e ndonjë sëmundje apo e lëndimit, ato nuk mund të riperterihen.