Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Sistemi shtetëror
Kosova

Janë Instutucione vetëqeverise të krijuara mbas luftës së Kosovës1999. Këto instutucione janë krijuar nga banoret e Kosovës respektivisht nga prezentuesit e saj dhe janë ndihmuar nga Misioni i Organizatës Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Emblema

Instucionet që hynë në nivelin qendrorë janë:

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Kosova, në bazë të Rezolutës 1244 ishte nën Protektoratin e Këshillit Sigurimit të Organizatës Kombeve të Bashkuara, çka nënkuptonte Administrimin e përkohshëm të Kosovës nga kjo organizatë e cila këtë e bënte me Misionin e saj në Kosovë të njohur me shkurtesën UNMIK. Misioni i Organizatës Kombeve të Bashkuara në Kosovë. UNMIK-u udhëhiqej nga Autoriteti i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së .

Mirëpo, me kalimin e kohës, sipas Rezolutës 1244, UNMIK-u kishte për detyrë të i ndihmonte vendorët në krijimin e Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës (IPVQ), së pari u formua Këshillit Përkohshëm Administrativ-(KPA), në të cilin ishin të përfaqësuara të gjitha grupet politike dhe bashkësitë etnike që jetojnë në Kosovë në atë kohë. Në vitin 2001 nxirret Kornizën Kushtetuese të Kosovës, dokument i cili ishte miratuar me konsensus në mes të strukturave ndërkombëtare dhe UNMIK-ut në njërën anë dhe atyre vendore të KPA-së. Në bazë të Kornizës Kushtetuese fillojë ndërtimi i institucioneve vendore nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Ndërkombëtarët i njihnin të drejtat për krijimin e institucioneve vetëqeverisëse, si ato qendrore ashtu edhe lokale, përmes zgjedhjeve të lira dhe votës së lirë të qytetarëve për të dy nivelet e pushtetit.

Gjatë kësaj kohe vendorët fitojnë të drejtën që të ketë Presidentin e Kosovës (me Kabinetin e Presidentit), Parlamentin e Kosovës (të përbërë nga 120 ulëse, 100 ulëse për deputetët e zgjedhur nga vota e lirë, ndërsa, pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve dhe numrit të fituar të votave, 10 ulëse janë të rezervuara për deputet e minoritetit serb si dhe 10 të tjera të rezervuara për minoritetet tjera si turq, egjiptas, boshnjak, ashkali, rom etj.). Kryetari dhe Kryesia e Parlamentit, Komisionet dhe Grupet parlamentare), dhe Qeverinë e Kosovës, (Kryeministri, ministrat dhe zëvendës ministrat). Funksionarët e këtyre institucioneve janë zgjedhur me votën e lirë të kosovarëve si dhe, njëkohësisht, pranoheshin nga UNMIK-u.

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]