Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

IGJEUM është një njësi kombëtare kërkimore shkencore që vepron nën ombrellën e Universitetit Politeknik të Tiranës. Nga pikëpamja organizative është hartuar në 5 departamente kryesore, secila prej tyre përmban deri në tre njësi kërkimore.

Departamentet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Departamenti i Klimës dhe Mjedisit Departamenti i Gjeofizikës Rajonale dhe Inxhinierike. Departamenti i Gjeoresurseve dhe Gjeomjedisit Departamenti i Sizmologjisë Departamenti i Ekonomisë së Ujrave

Hierarkia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këshilli i Institutit Drejtori Përgjegjësit e departamenteve

Misioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përmirësimi i kërkimit shkencor në fushën e gjeoshkencave në Shqipëri nëpërmjet: kryerjes së kërkimeve shkencore dhe aplikative udhëheqjes në procesin arsimor të studentëve dhe studiuesve të rinj ndërmarrjen e shërbimeve me të tretë në fushat e sizmologjisë, burimeve natyrore, gjeoriskut, gjeologjisë, ujit dhe mjedisit

Detyrat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studimi i fenomeneve gjeologjike si fenomenet gjeofizike, gjeomekanike etj dhe krijimi mbi bazën e tyre i hartave gjeologjike dhe tematike Studimi dhe vlerësimi i burimeve natyrore të vendit për sa i përket burimeve nëntokësore mi nerale, energjetike dhe atyre ujore. Realizim i kërkimit shkencor në fushën e rreziqeve natyrore si dhe të atyre të krijuara nga aktiviteti i njeriut (rrëshqitje, erozion,përmbytje, ndotje e mjedisit etj). Studim i mikrozonimit në lidhje me vlerësimin e riskut sizmik në shkallë lokale dhe kombëtare. Adoptimi i standarteve europiane në studimet sizmike. Studimi dhe monitorimi i vazhdueshëm i aktivitetit sizmik të vendit dhe mundësimi i shpërndarjes së të dhenave në kohë reale për vendimmarrësit dhe opinionin e gjerë. Zhvillimi i gjeomodeleve të cilat mbështesin kërkimin shkencor në fushat e gjeofizikës, gjeologjisë, gjeomjedisit, sizmologjisë, energjisë termale etj të bazuar këto në teknologjinë bashkëkohore të gjeoinformacionit.