Instituti i Politikave Mjedisore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Instituti i Politikave Mjedisore (IPM) (Institute for Environmental Policy in Albania) u krijua me qëllimin e nxitjes së debatit publik dhe shpërndarjes së informacionit në shoqërinë shqiptare rreth çështjeve të mjedisit. Zyra qendrore e IPM-së ndodhet në Tiranë. IPM ka zbatuar dhe vepron kryesisht me projekte në fushat e politikave mjedisore dhe integrimi në BE, ndryshimeve klimatike, energjisë së rinovueshme, mbetjet dhe riciklimi, trajtimi i ujrave, dhe jetesës në harmoni me mjedisin.[1][2][3]

Me qëllimin e nxitjes së debatit publik dhe shpërndarjes së informacionit në shoqërinë shqiptare rreth çështjeve të mjedisit, si dhe shërbimit të tij si një pikëtakimi për mjedisorët dhe ata që janë të interesuar rreth mjedisit, IPM hapi forumin e parë mjedisor në gjuhën shqipe. Forumi Mjedisor i Institutit të Politikave Mjedisore po shërben si një pikë për marrjen e informacionit në shqip, si dhe ka gjeneruar tema me debate e diskutime të shumta rreth mjedisit në Shqipëri dhe botë.[4]

Qëllimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Kërkimet shkencore në fushën e mjedisit dhe zhvillimi i studimeve në këtë fushë;
  • Përpilimi dhe implementimi i politikave mjedisore;
  • Përkushtimi në ruajtjen e mjedisit dhe natyrës në harmoni me jetën dhe veprimtaritë njerëzore.
  • Influencimi i shoqërinë shqiptare për të mbrojtur natyrën, për shfrytëzimin efikas të burimeve natyrore, maksimizimin e përdorimit të energjisë së rinovueshme, ndërgjegjësimi dhe informimi (edukimi) i komunitetit në lidhje me dukurinë e ngrohjes globale dhe gjetja e mënyrave dhe metodave për luftimin e kësaj dukurie, ndërgjegjësimin e komunitetit në lidhje me riciklimin dhe gjetjen e metodave inovative përkatëse, mundësimin e një mjedisi natyror dhe artificial që ruan në maksimum shëndetin e njeriut, për të luftuar ndotjen e mjedisit dhe për të rehabilituar zonat mjedisore të degraduara;
  • Shtimi dhe nxitja e ndërgjegjësimit dhe aksionit lidhur me sensibilizimin ndaj rreziqeve kryesore për mjedisin tek qeveria, sektori privat, shoqëria civile e komuniteti;
  • Përpilimi i programeve për shfrytëzim dhe menaxhim të qëndrueshëm të mjedisit;
  • Ngritja dhe forcimi i instrumentave ligjore, ekonomike, dhe të politikave, korniza institucionale, koordinim i politikave dhe shkëmbim informacioni, si dhe nxitja e dialogut privat rreth politikave mjedisore dhe zhvillimit të tyre;
  • Zhvillimi i vlerësimeve mjedisore;
  • Përkushtimi ndaj barazisë gjinore në të projektet, politikat e aktivitetet e OJF-së;
  • Rritja e kapaciteteve, njohurive dhe ndërgjegjësimit rreth bujqësisë së qëndrueshme dhe ndikimit të bujqësisë industriale në mjedis, siguri ushqimore dhe ndryshme klimatike.

Fushat e veprimit[redakto | redakto tekstin burimor]

IPM kryesisht merret me projekte që kanë në fokus këto fusha:


Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]